• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Samiti i Diasporës, Balla: Bashkimi i diasporës, vendimtar për fuqizimin politik të shqiptarëve në botë

by E B
14/04/2026 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Samitin e Diasporës, theksoi rëndësinë e bashkimit të shqiptarëve jashtë vendit dhe rritjes së rolit të tyre në përfaqësimin politik ndërkombëtar.

Fjalimin e tij, Balla e nisi me një homazh për ish-kongresmenin amerikan Eliot Engel, të cilin e cilësoi si një mik të madh të shqiptarëve dhe një shembull të përkushtimit ndaj çështjeve shqiptare.

Ai vuri në dukje se shqiptarët në diasporë po rrisin gjithnjë e më shumë praninë e tyre në politikën e vendeve ku jetojnë, duke përmendur kandidaturat në SHBA dhe përfaqësues të zgjedhur në dhjetëra shtete. Sipas tij, këta individë duhet të shërbejnë si ura lidhëse mes komuniteteve shqiptare dhe institucioneve, por edhe si mbështetës të çështjeve kombëtare.

Balla theksoi nevojën për krijimin e rrjeteve të organizuara të shqiptarëve të zgjedhur në institucione vendore dhe qendrore në mbarë botën, me qëllim koordinimin dhe rritjen e ndikimit të tyre.

Një pjesë e rëndësishme e fjalës ishte edhe thirrja për më shumë bashkim mes shqiptarëve, duke theksuar se përçarja shpesh ka dobësuar përfaqësimin e tyre në gara të rëndësishme politike. Ai solli shembuj konkretë nga zgjedhjet në rajon dhe në Europë, ku mungesa e unitetit ka penguar arritjen e rezultateve më të mira.

Në vijim, ai u ndal te përfshirja e diasporës në zgjedhjet në Shqipëri, duke e cilësuar si një zhvillim historik pjesëmarrjen e qindra mijëra shqiptarëve nga jashtë vendit. Sipas tij, kjo është një bazë e fortë për zgjedhjet e ardhshme, ku pritet një organizim edhe më i mirë dhe një përfaqësim më i madh i diasporës në Kuvend.

Në përmbyllje, Balla bëri thirrje për një qasje të re, të bazuar në bashkëpunim dhe përfaqësim më të gjerë të shqiptarëve kudo që jetojnë, duke e konsideruar diasporën një faktor kyç për zhvillimin dhe fuqizimin e Shqipërisë.

Fjala e plotë:

Faleminderit mirë se keni ardhur të gjithë. Do doja që ta filloja fjalën time me një kujtesë të një miku të veçantë të shqiptarëve që u nda nga jeta pak ditë më parë, Eliot Engel, veprën e të cilit besoj që dua ta përshëndesim të gjithë me një duartrokitje të madhe. Jo pa shkak e kujtova kongresmenin e shqiptarëve si quhej, Eliot Engel, në kongresin amerikan për shumë vite me radhë, sepse mendoj që Engel ishte një shembull, edhe pse nuk ishte shqiptar, por bëri atë që një shqiptar do ta kishte bërë nëse do ta kishim një kongresmen. Kryetari i Kuvendit përmendi faktin se në këto zgjedhje të radhës amerikane, vetëm në shtetin e Michiganit, konkurrojnë për kongresin amerikan tre shqiptarë në primaret e partive të tyre dhe shpresoj deri në fund edhe në fund të garës. Dhe kjo është një arritje e madhe e jona, duke shpresuar që do të kemi një kongresmen shqiptar në kongresin amerikan dhe pse jo ndoshta më vonë edhe një senator. Ndërkohë që në këtë sallë të zbukuruar sot kemi një numër të konsiderueshëm shqiptarësh të cilët janë të zgjedhur në pushtetin vendor apo dhe në parlamente të vendeve ku shqiptarët jetojnë në 35 prej tyre që sot janë të përfaqësuara në këtë samit. Shoh Ervin Ramaliun i zgjedhur vendor, i cili mban edhe shiritin e nderit me flamurin italian dhe poshtë ka edhe kravatën me flamurin shqiptar. Çohu ta shohim kravatën mos e mbaj fshehur flamurin tregoje. E përmenda sepse kam qenë dhe e kam vizituar atje, është një shembull i mirë se si një shqiptar i zgjedhur në një organ të pushtetit vendor, në një prej komunave të Italisë Veriut, është edhe si një pikë reference për të gjithë shqiptarët që kanë një hall apo një problem në atë zonë. Ky duhet të jetë dhe modeli ynë se si ne arrijmë të krijojmë një rrjet të të gjithë shqiptarëve të zgjedhur kudo në botë. Të cilët, përveç punëve të përditshme që lidhen me detyrën që kanë, duhet të mendojnë se çfarë bën gjatë asaj dite për Shqipërinë, për Kosovën, për shqiptarët e Maqedonisë Veriut, të Malit të Zi apo të Luginës së Preshevës. Sepse ky është modeli që në fakt nuk po e shpikim ne. Vende të tjera që nuk dua t’i përmend e kanë diasporën e tyre avokatin më të mirë dhe më të madh të çështjeve të tyre kombëtare dhe mendoj që nga ky samit i katërt i diasporës një prej gjërave që duhet ta mendojmë për samitin e pestë dhe kohë kemi boll deri atëherë të krijojmë edhe rrjetet tona të të zgjedhurve, të deputetëve pra anëtarëve të parlamenteve por dhe të anëtarëve të grupeve të këshilltarëve në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore. Janë dy organizime të cilat do të na bënin më mirë për të qenë më të sinkronizuar me njëri-tjetrin. Shoh këtu një prej miqve tanë, Shuaipin, i zgjedhur në parlamentin e Serbisë. Unë e di shumë mirë se sa e vështirë ka qenë gara herën e fundit, apo jo, Shuaip? Dhe një prej arsyeve është që ne shqiptarët nganjëherë nuk dimë të kuptojmë që kur vjen puna për çështje kombëtare duhet të bëhemi bashkë. Do të kishte qenë më e thjeshtë për Shuaipin nëse do të ishte vetëm një kandidat shqiptar, po pastaj kur filluam të ndahemi gara na u bë më e vështirë se sa duhet. Edhe pse e dinin të gjithë se i vetmi që mund të zgjidhej ishte vetëm Shuaipi, apo e kam gabim? Dhe prandaj mendoj që ka ardhur koha që të mendojmë edhe në këto vendet e tjera ku garojmë. Muarrem Saliu kandidoi për parlamentin europian. Nëse shqiptarët e katër rajoneve të Italisë do të ishin bërë bashkë më mirë se sa u bënë, ne do të kishim një anëtar të parlamentit europian por nuk ia arritëm dot sepse nuk u bashkuam dot aq sa duhet. Edhe prandaj duhet të kujtojmë gjithmonë atë mësimin e Skënderbeut se bashkimi bën fuqi. E prandaj mesazhi i këtyre samiteve të njëpasnjëshme të diasporës sonë është për t’u bërë bashkë. Në fund padyshim që duhet të them dhe diçka sa i përket pjesës së përfaqësimit të diasporës në Shqipëri. Zgjedhjet e fundit ishin një fitore e madhe e demokracisë sonë e cila ishte e cunguar për 35 vite me radhë sa kohë që ata që janë motorri i ekonomisë sonë prej shumë vitesh, diaspora, nuk merrnin dot pjesë në zgjedhje. Koha ishte e shkurtër ndoshta nga fundi i korrikut të 2024-s deri kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri gati gjithë infrastrukturën por e vërteta është që më shumë se 300.000 shqiptarë në diasporë shfaqën interes për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve, 248.000 prej tyre u regjistruan e plot 202.000 prej tyre e dërguan zarfin me fletën e tyre të votimit. Rezultati i zgjedhjeve ishte i rëndësishëm po më e rëndësishme ishte fakti se shqiptarët në diasporë votuan. Në 2029 kur shqiptarët e diasporës do të duhet të votojnë përsëri për parlamentin shqiptar kemi kohë mjaftueshmërisht për t’u përgatitur edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të lejuar më shumë kohë, dhe natyrshëm që partitë politike duhet t’i japin më shumë hapësirë përfaqësimit të diasporës. Unë jam shumë krenar si pjesë e shumicës parlamentare që brenda në grupin tim parlamentar të kem prej atyre që erdhën nga diaspora, konkurruan dhe fituan dhe janë anëtarë të parlamentit të Shqipërisë. Por më shumë duhen përfaqësues nga diaspora në Kuvendin e Shqipërisë sikurse më shumë shqiptarë duhet t’i mbështesim kudo që ata jetojnë të jenë përfaqësues të vendeve ku jetojnë por dhe përfaqësues të Shqipërisë dhe të çështjeve tona kombëtare. Besoj që këto dy orientime dhe këto dy drejtime kryesore duhet t’i kemi pjesë të një qasje të re për më shumë përfaqësim të shqiptarëve kudo që ata jetojnë. Rroftë Shqipëria, rrofshin shqiptarët kudo që jetojnë. Faleminderit.

Next Post
Rriten tensionet, Hezbollah sulmon me raketa veriun e Izraelit

Rriten tensionet, Hezbollah sulmon me raketa veriun e Izraelit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

IA në shëndetësi, Sala në Milano: Po krijojmë një model në rang kombëtar

IA në shëndetësi, Sala në Milano: Po krijojmë një model në rang kombëtar

May 8, 2026
Veliaj sfidon prokurorin Dado në gjykatë, shqyrtohet sot padia

Veliaj sfidon prokurorin Dado në gjykatë, shqyrtohet sot padia

May 8, 2026
Antikorrupsioni/ Nga zgjidhja e problemit të pronave te digjitalizimi i procesit ligjbërës, Gogu shpjegon analizën e ekspertëve

Integrimi në BE, Gogu: Shqipëria si model! Kjo s’do spektakël, por bashkëpunim institucional

May 8, 2026
“Nuk ka bllokim negociatash”, ambasadorja franceze: Protestat e PD? Imazhe që i bëjnë keq Shqipërisë

“Nuk ka bllokim negociatash”, ambasadorja franceze: Protestat e PD? Imazhe që i bëjnë keq Shqipërisë

May 8, 2026
Putini rikthehet te “arma” e vjetër, pse po puth sërish fëmijë para kamerave?

Putini rikthehet te “arma” e vjetër, pse po puth sërish fëmijë para kamerave?

May 8, 2026
Vetëvendosje, koalicion me tre parti të tjera në zgjedhjet e qershorit

Vetëvendosje, koalicion me tre parti të tjera në zgjedhjet e qershorit

May 8, 2026
“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

Këshilli i Integrimit, Balla: Shqipëria në fazën finale, jemi në përputhje 100% me politikën e jashtme të BE

May 8, 2026
Gjykata amerikane rrëzon tarifat doganore 10% të vendosura nga Donald Trump

Gjykata amerikane rrëzon tarifat doganore 10% të vendosura nga Donald Trump

May 8, 2026
Mot i përkeqësuar në Vlorë, ndalohet dalja në det për mjetet e vogla dhe peshkarexhat deri në orën 22:00

Mot i përkeqësuar në Vlorë, ndalohet dalja në det për mjetet e vogla dhe peshkarexhat deri në orën 22:00

May 8, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

“Vendime të rëndësishme dhe emocione të forta për disa shenja”, horoskopi nga Jorgo Pulla

May 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In