Gjykata deklaron se Shqipëria duhej të zvogëlonte ngarkesën e çështjeve të prapambetura në nivele të ndryshme gjyqësore duke plotësuar vendet vakante përkatëse gjyqësore dhe duke siguruar burimet e nevojshme për sistemin gjyqësor.
Ky paragraf është shkëputur nga një prej vendimeve të gjykatës së Strasburgut, vënë në lëvizje nga kërkues që ankohen për tejzgjatje të proceseve gjyqësore. Në rastin e paditësit drejtësia e zvarriti pa dalë në konkluzione për tetë vjet e 11 muaj.
Përherë e më shumë qytetarët po i drejtohen Strasburgut.
Në skenarët e strategjisë së këshillit të lartë gjyqësor, parashikohet që stoku i dosjeve në gjykatën administrative të apelit të bjerë në 2030, por vetëm nëse ndryshojnë kapacitetet e kësaj gjykatë, ndërhyhet në ligj dhe në insfrastukrurë pra në kapacitete.
Por skenari më i keq për qytetarët siç parashikon KLGJ, nëse në këtë gjykatë vazhdohet me këtë ritëm, backlog edhe në 2030 do jetë 20 mijë çështje duke pritur. Kjo gjykatë aktualisht së bashku me apelin e juridiksionit të përgjithshëm janë më të prekurat dhe më në krizë se të tjerat
Ndërhyrjet më të shpeshta të gjykatës kushtetuese për tejzgjatjen e gjykimeve lidhen me çështjet administrative dhe civilet për të cilat qytetarët shqiptarë ankohen se është shkelur kushtetuta duke i zvarritur.











