Ministri Drejtësisë Ylli Manjani ka patur një takim këtë të enjte në Strasburg me kreun e Komisionit të Venecias Gianni Buquicchio, ku temë e diskutimit ka qenë reforma në drejtësi.
Në takim kreu i Komisionit të Venecias është njohur me punën dhe fazn aktuale të procesit të reformës së gjyqësorit në Shqipëri.
Manjani ka vlerësuar veçanërisht impenjimin serioz të Komisionit të Venecias në këtë reformë tepër të rëndësishme për Shqipërinë.









