• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Strakosha thumba Panuccit: Shyqyr Zotit erdha në kohë, jam gati për titullar. Balaj: Në Francë luajmë për pikë

by Java News
02/09/2019 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha, ka folur para ndeshjeve eliminatore me Francën dhe Islandën. “Gardiani i portës” beson se këto dy sfida janë tepër të rëndësishme për fatet e Shqipërisë në grup.

Ndeshjet e ardhshme – “Këto 2 ndeshje do të tregojnë nëse do të jemi në garë për t’u kualifikuar apo jo. E dimë të gjithë që janë ndeshje të rëndësishme, por nuk duhet të mbingarkohemi. Duhet të jemi pozitivë, të stërvitemi mirë dhe të shohim çfarë do të ndodhë. Të dyja janë sfida të rëndësishme”.

Konkurrenca me Berishën – “E ka trajneri në dorë se kush do aktivizohet. Unë ndihem mirë. Unë gjithmonë e kam thënë, konkurrenca është pozitive. Njihem me Berishën prej 6 vitesh. Në Kombëtare nuk ka rëndësi kush do luajë, rëndësi ka që ne të fitojmë. Kush luan e ka trajneri në dorë”.

Përjashtimi nga Panucci – “Shyqyr Zotit që kësaj here erdha në kohë. Gjithçka perfekte. Ne kemi kualitetet, këtë gjë e kemi treguar. Tani thjesht duhet të bëjmë një grup të fortë dhe të jemi gjithmonë pozitivë. Vitin e kaluar humbëm grupin që kishim. Vetëm si grup mund të bëjmë diçka të mirë. Po të kemi grupin, kemi shans të kualifikohemi”.

Trajneri Reja – “Rejën e kam njohur vitin e parë kur isha te Lacio. Unë shikoj që është pozitiv me ne. Për mua kjo është gjëja e rëndësishme. Ne vijmë vetëm 10 ditë me ekipi Kombëtar dhe nuk mund të ndryshojmë shumë gjëra. Çfarë kemi duhet ta japim në fushë. Për mua e bën mirë punën”.

I pranishem ne konferencen e sotme per shtyp ishte dhe sulmuesi Bekim Balaj i cili po kalon nje forme te shkelqyer.

“Përqendrimi është maksimal, dihet kundërshtari përball e njohim forcën, por shpresoj të përballojmë dhe të luajmë për rezultat. Në Francë do luajmë për paraqitje pozitive dhe të marrim pikë. Në Francë kemi eksperiencë pozitive dhe jemi të detyruar të mendojmë në këtë mënyrë, kërkohet vlerësim dhe përqendrim maksimal por do provojmë ç’të jetë e mundur.

Më vjen mire që vij me gola, forma që po kaloj minutazhi. Vij nga një moment i mirë i kam luajtur thuajse të gjitha ndeshjet në Austri dhe shpresoj të vazhdoj në Kombëtare me këtë ecuri. Sapo kam ardhur në grumbullim, normalisht e takova trajnerin dhe më përgëzoi për golat e aktivizimin.

Fanella e titullarit?  Të them të drejtën dëshira është e të gjithëve, në fund është trajneri që bën zgjedhjen. Ai do bëjë zgjedhjen e duhur duke parë stërvitjen. Në këto momente nuk është momenti për të plotësuar tekat tona, por duhet parë edhe mënyra si vendoset ekipi”, tha Balaj.

g.kosovari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

November 24, 2026
Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

November 24, 2026
Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

November 24, 2026
“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

November 24, 2026
Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

November 24, 2026
Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

November 24, 2026
Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

November 24, 2026
Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

November 24, 2026
Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

November 24, 2026
Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

Lufta hibride? Kaos në qiellin britanik, bllokohen lokalizuesit për 140 avionë pasagjerësh në një ditë!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In