Procesi i vaksinimit te studentëve ne mjediset universitare do te vijoje dhe përgjatë kësaj jave. Fakulteti i stomatologjisë është një prej tyre ku interesi i studenteve për tu vaksinuar duket i larte. Ky fakultet ka 800 studentë dhe 600 prej tyre janë te vaksinuar. Shumica kanë kryer kohe me parë vaksinën, ndërsa nje pjese e vogël e ka injektuar atë në jacven intensive te dedikuar studentëve ne auditorë.
“Minimalisht janë bere 10 vaksinime ne dite. Ka patur interes nga studentet dhe është arritur shifra 70% që janë vaksinuar”.
Ne te gjitha fakultete e vendit pikat e vaksinimit janë te hapura dhe paralelisht me to studentët mund ta injektojnë vaksinën edhe pranë klinikave apo qendrave masive te vaksinimit.











