• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Stoltenberg: Nuk ka ftesë për anëtarësim në NATO për Ukrainën

by Java News
16/06/2023 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha më 16 qershor në Bruksel, se aleanca do të forcojë lidhjet politike me Ukrainën në samitin e muajit të ardhshëm, por se tani për tani “nuk bëhet fjalë” për një ftesë për anëtarësimin e Kievit na aleance, raportoi AFP.

“Ne nuk do të diskutojmë për ftesë (në NATO) në samitin në Vilnius (më 1 dhe 2 korrik), por për atë se si mund ta afrojmë Ukrainën me NATO-n”, tha Stoltenberg.

Ai shtoi se është “i bindur se vendet anëtare do të gjejnë një zgjidhje të mirë dhe konsensus”.

Më 15 dhe 16 qershor, në Bruksel u mbajt takimi ministror i NATO-s, në të cilin marrin pjesë ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare.

Si gjest simbolik, udhëheqësit e Aleancës synojnë të mbajnë takimin e parë të Këshillit NATO-Ukrainë me presidentin Volodymyr Zelensky, në kryeqytetin e Lituanisë, tha Stoltenberg.

Samiti i NATO-s do të mbahet në Vilnius më 1 dhe 2 korrik.

Kjo lëvizje përfaqëson një përmirësim në lidhjet politike dhe do t’i japë Kievit një vend më të barabartë në tryezë “për t’u konsultuar dhe vendosur për çështjet e sigurisë”, tha Stoltenberg.

Vendet anëtare të e NATO-s nuk kanë ende qëndrim të unifikuar lidhur me kërkesën e Ukrainës për t’u bashkuar me Aleancën kur të përfundojë lufta, e cila ka nisur me pushtimin rus të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022.

Vendet e NATO-s në Evropën Lindore, janë angazhuar për një udhërrëfyes më të mirë të anëtarësimit për Ukrainën.

Megjithatë, aleatët kryesorë, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Gjermania, nuk duan të shkojnë shumë më tej sesa një premtim i paqartë i vitit 2014, se Ukraina një ditë do t’i bashkohej aleancës, raportoi AFP-ja.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, sugjeroi më 16 qershor, se është e mundur që disa kërkesa të anëtarësimit mund të lehtësohen, nëse Ukraina, në fund, është e gatshme të bashkohet.

Vendet e NATO-s i kanë dorëzuar Ukrainës armë me vlerë dhjetëra miliarda dollarë që kur Moska nisi një pushtim të gjithanshëm shkurtin e vitit të kaluar.

Stoltenberg kërkon, gjithashtu, që vendet anëtare të NATO-s të angazhohen për një pako ndihme shumëvjeçare, për ta sjellë Ukrainën më afër standardeve të Aleancës.

Pa marrëveshje për plan në rast të sulmit rus

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s nuk arritën një marrëveshje mbi planet e reja se si t’i përgjigjen sulmit rus, ndërkaq një diplomat fajësoi Turqinë për pengimin e tyre, raportoi Reuters.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ministrat diskutuan planet, të parat që nga fundi i Luftës së Ftohtë dhe se po i afrohen një marrëveshjeje.

Megjithatë, siç raportohet nga Reuters, një diplomat tha se Turqia e bllokoi vendimin, për shkak të formulimit të vendndodhjeve gjeografike, duke përfshirë Qipron. Ai shtoi se ende është e mundur të gjendet një zgjidhje përpara samitit të NATO-s në Vilnius./REL/

Next Post
Ukraina e bën Putinin shënjestër: Pa vrarë atë, s’mbaron lufta!

Putin do të vizitojë për herë të parë një vend të NATO-s që nga nisja e luftës në Ukrainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In