• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Stina e verës dhe “Big Brother”-i i grabitësve në banka, biznese dhe deri tek shtëpitë

by Java News
05/08/2018 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë kësaj kohe ka rritje të nivelit të përpunimit të vlerave monetare në sportele, si dhe shtim të fluksit të qarkullimit të tyre, nëpërmjet automjeteve të blinduara, jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë tij, nëpërmjet aeroportit, duke shtuar kështu nivelin e ekspozimit dhe mundësinë për goditje.

Nga Roland Tashi

Ekspert i cështjeve të sigurisë

Sipas statistikave europiane, duke mos përjashtuar edhe ato të vendit tonë, gjatë muajve të pushimeve të verës dhe dimrit, konstatohet shtim i rasteve abuzive të grabitjeve në sistemin bankar, si dhe rasteve të vjedhjeve dhe krimeve me natyrë përvetësimin e paligjshëm edhe jashtë këtij sistemi, në veprimtarinë e përditshme njerëzore të shoqërisë.

Sipas një studimi të Komitetit të Sigurisë në Shoqatën Shqiptare të Bankave, për një periudhë dhjetëvjeçare, grabitjet dhe veprimet kriminale në sistemin bankar rezultojnë më të larta në muajin gusht, të cilat përbëjnë 14.28% të grabitjeve, si dhe në muajin dhjetor, të cilat përbëjnë rreth 20% të tyre.

Është shumë e rëndësishme të theksohet se supergrabitja e vlerave monetare, brenda në pistën e Aeroportit të Rinasit, ka ndodhur në “prag vere”, në datën 30 qershor 2016, edhe pse dy ditë përpara kryerjes së grabitjes, policia kishte njoftuar rritjen e parametrave të sigurisë në aeroport, pas sulmeve terroriste të Stambollit. Po kështu, dy shtetas bullgarë në muajin gusht të vitit të kaluar, kanë tentuar të vjedhin një bankomat të një banke të nivelit të dytë në afërsi të Portit në Sarandë.

Këto janë vetëm dy raste të shkëputura të grabitjes në sistemin bankar, vetëm për të sjellë në vëmendje dhe për të qartësuar se krimi vepron në të gjitha nivelet, të larta dhe të ulëta, për të grabitur miliona euro në aeroport, zonë e sigurisë së lartë, si dhe duke mos u kursyer të grabisë edhe qindra euro në bankomate apo sportele të njësive të biznesit bankar.

Duhet kuptuar se shtimi i rasteve, ngjarjeve të dhunshme kriminale, tentativave dhe grabitjeve të realizuara gjatë periudhave të cituara më lart, nuk është i rastësishëm madje është i lidhur dhe favorizohet nga disa faktorë, ndër të cilët më kryesorët janë:

Gjatë periudhave të pushimeve, në verë apo dimër, kemi një rritje fiktive të popullsisë, si pasojë e mbërritjes në vend të emigrantëve dhe turistëve, të cilët popullojnë ndjeshëm vendin, sidomos në zonat bregdetare. Popullsia shtohet dhe bashkë me të, në mënyrë proporcionale, edhe niveli i krimit. Në mes të turistëve dhe bashkëkombësve që vijnë për pushime, tentojnë të fshihen për të kryer grabitje dhe vepra të tjera abuzive kontingjente me tendenca kriminale.

Strukturat e policisë dhe agjencive ligjzbatuese janë tepër të ngarkuara me përballimin e fluksit të hyrjeve dhe qarkullimit në pikat e kalimit kufitar, kontrollin në rrugët nacionale, kontrollin e territorit për kultivimin e bimëve narkotike, për të filtruar dhe për të ndaluar elementin keqbërës. Në stinën e verës, në sistemin bankar punohet me personel të reduktuar për arsye të pushimeve, duke krijuar probleme me zbatimin e procedurave të sigurisë.

Gjatë kësaj kohe ka rritje të nivelit të përpunimit të vlerave monetare në sportele, si dhe shtim të fluksit të qarkullimit të tyre, nëpërmjet automjeteve të blinduara, jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë tij, nëpërmjet aeroportit, duke shtuar kështu nivelin e ekspozimit dhe mundësinë për goditje.

Në vendin tonë, ka filluar të ndihet edhe fenomeni migrator i refugjatëve që lëvizin nga zonat e luftës dhe ato me konflikte në Lindjen e Mesme për në Europën Qendrore dhe të Veriut. Pavarësisht se lëvizjet e refugjatëve nuk përbëjnë një shqetësim të shtuar, pasi deri tani vendi ynë shërben kryesisht si territor tranziti dhe pak prej tyre kërkojnë leje qëndrimi, shfaqja, avancimi dhe thellimi i këtij fenomeni, si dhe pamundësia për verifikimin korrekt të tyre nga organet ligjzbatuese, për arsye të veprimeve klandestine, mund të ndikojë në shtimin e rasteve abuzive dhe kriminale, siç ndodh dhe në vende të tjera të prekura nga fenomeni.

Koha e gjatë e qëndrimit të tyre në “tranzit” pa mbërritur në destinacionin final si dhe presioni i trafikantëve dhe udhërrëfyesve, shton nevojën për sigurimin e të ardhurave për realizimin e ëndrrës europiane. Kjo situatë kërkon së pari sensibilizim dhe shtim të kujdesit dhe vëmendjes në drejtim të sigurisë në të gjitha fushat, në veprimtaritë institucionale dhe njerëzore. Mbetet gjithmonë aktuale thënia e psikologut amerikan Scott Peck, i cili theksonte se “E vetmja mënyrë për të pasur siguri në jetë, është të njohësh pasigurinë”.

Masat që duhet të merren

Duke vlerësuar panoramën e krijuar më lart lidhur me faktorët që ndikojnë në shtimin e rrezikut gjatë kësaj periudhe, jo vetëm në sistemin bankar dhe sipërmarrjet e tjera të biznesit por edhe në jetën dhe veprimtarinë e përditshme, është e nevojshme, ashtu siç thotë edhe Scott Peck, të njohim pikat e dobëta, të verifikojmë masat e sigurisë fizike dhe elektronike dhe t’i shtojmë ato.
Cilat duhet të jenë disa nga masat që duhet të marrim;

Për veprimtarinë e sistemit bankar, ku niveli i rrezikut është më i madh, duhet treguar shumë kujdes me zbatimin e procedurave të sigurisë, zbatimin me korrektësi të udhëzimit të ministrit të Brendshëm “Për funksionimin e Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike”, duke u ndalur dhe duke u përqendruar sidomos te procedurat për transportin e vlerave monetare brenda dhe jashtë vendit, të cilat gjatë kësaj periudhe shënojnë rritje të ndjeshme, deri në nivelin 10-15% më shumë se muajt e tjerë.

Ekspozimi i vlerave monetare mbi sportelet bankare dhe Zyrat e Këmbimit Valutor, përbën një rrezik të shtuar, pasi nxit grabitësit të veprojnë. Duhen zbatuar me korrektësi limitet e lejuara të vlerave monetare dhe largimin e vlerave të tepërta në zonat, kasafortat e përcaktuara për këtë qëllim.

Interneti si Big Brother i grabitësve

Është koha të ndalemi dhe përqendrohemi edhe tek interneti dhe rrjetet sociale, të cilat konsiderohen sot një “det i hapur”, ku mund të lundrojë informacioni deri në nivel planetar.

Rrjetet sociale, Facebook, Twitter, YouTube, Instagram, MySpace, Linkedin, Whatsapp dhe shumë të tjera, luajnë rol të rëndësishëm në marrëdhëniet njerëzore dhe institucionale pasi mundësojnë njohjen e personave, vendeve, situatave, ngjarjeve në kohë shumë të shpejtë dhe në distanca të largëta.

Përveç avantazheve që ofron ky shërbim dhe këto rrjete, ato duhet të konsiderohen si “Big brother global”, thënë ndryshe një sistem i sofistikuar kontrolli i të dhënave personale që përbën një kërcënim, të panjohur më parë, për privatësinë e individëve në të gjithë botën.

Duke vlerësuar këtë “dizavantazh” që këto rrjete mbartin në mënyrë të “pavullnetshme” në drejtim të sigurisë, është e domosdoshme të tregohet kujdes maksimal me të dhënat personale. Ekspozimi i lëvizjeve jashtë vendit të banimit, vendqëndrimit dhe kohëqëndrimit gjatë kohës së pushimeve, brenda dhe jashtë shtetit, të dhëna që ndahen me shumë kënaqësi dhe në mënyrë të shkujdesur ndërmjet individëve, përbën një informacion shumë të nevojshëm dhe të vlefshëm për ata që planifikojnë të kryejnë vepra abuzive dhe kriminale, vjedhje të banesave, pengmarrje dhe rrëmbime, cenim të integritetit tuaj dhe të familjes atje ku ndodheni.

Reklamat dhe garat ndërmjet individëve, grupeve, frekuentues dhe përdorues të rrjeteve sociale, mbi vendin e “mrekullueshëm” dhe të “paparë” ku po kryhen pushimet, si dhe datat e largimit nga banesa, përbëjnë një informacion pa pagesë për të gjithë të interesuarit. Kartolina juaj, me privatësinë dhe të dhënat personale, lundron në pafundësinë e “detit të hapur”, e cila mund të kapet dhe shfrytëzohet pa shumë vështirësi.

Në këtë realitet, nuk është nevoja të pengohet qëndrimi, pasi ai jepet, vihet në dispozicion me dëshirë nga individët e pavëmendshëm dhe të pa informuar. Po e mbyll me një thënie të Papa Franceskut, i cili citon se “Interneti është një dhuratë e Zotit, por edhe një përgjegjësi e madhe”. Në këtë këndvështrim, ai duhet shfrytëzuar me shumë kujdes që të mos kthehet në bumerang.

Kujdes!

Reklamat dhe garat ndërmjet individëve, grupeve, frekuentues dhe përdorues të rrjeteve sociale, mbi vendin e “mrekullueshëm” dhe të “paparë” ku po kryhen pushimet, si dhe datat e largimit nga banesa, përbëjnë një informacion pa pagesë për të gjithë të interesuarit. Kartolina juaj, me privatësinë dhe të dhënat personale, lundron në pafundësinë e “detit të hapur”, e cila mund të kapet dhe shfrytëzohet pa shumë vështirësi.(monitor)

ma.me

Next Post
Mbërrin i nxehti afrikan, ja çfarë parashikojnë sinoptikanët për fundjavën

Temperaturat e larta, si të shuani etjen në këto ditë të nxehta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com