• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbështetje financiare me pagë minimale për 444 studentë ekselentë dhe programeve prioritare, Kumbaro: Viti 2025-2026 shënon kulmin e kësaj politike

by E B
18/02/2026 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

444 studentë të ekselencës dhe të programeve prioritare kombëtare do të mbështeten financiarisht nga Ministria e Arsimit dhe Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Arsimit të Lartë përmes përjashtimit nga tarifat e studimit dhe njëkohësisht me pagën minimale prej 50 mijë lekë në muaj, për vitin akademik 2025-2026.

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, në aktivitetin ku studentët përfitues u pajisën me kontratat e lidhura mes tyre, Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë dhe institucioneve të arsimit të lartë, me pjesëmarrjen e kryetarit të Konferencës së Rektorëve, Artan Hoxha, u shpreh se viti akademik 2025–2026 shënon kulmin e kësaj politike: 444 studentë përfitojnë nga skema, ndërsa mbështetja mujore arrin në 50,000 lekë për secilin.

“E institucionalizuar për herë të parë në vitin 2022, kjo skemë është shndërruar në një instrument të konsoliduar të politikave të arsimit të lartë. Rritja progresive e numrit të përfituesve dhe e fondit financiar dëshmon për një angazhim të qëndrueshëm për të mbështetur të rinjtë dhe për të rritur cilësinë akademike në universitete.

Viti akademik 2025–2026 shënon kulmin e kësaj politike: 444 studentë përfitojnë nga skema, ndërsa mbështetja mujore arrin në 50,000 lekë për secilin. Janë lidhur kontratat mes AKFAL dhe studentëve, dhe sot ju do të merrni kontratat.

Nga këta, 166 janë studentë ekselentë dhe 278 ndjekin programe prioritare, duke reflektuar një orientim të qartë drejt fushave kyçe për zhvillimin ekonomik dhe teknologjik të vendit”, tha ministrja Kumbaro.

Duke folur më tej për shpërndarjen sipas universiteteve, ministrja e Arsimit tha se: “Universiteti Bujqësor i Tiranës ka numrin më të lartë të studentëve në degë prioritare. 125 studentë nga UBT janë duke ndjekur degë prioritare dhe po mbështeten nga skema. Ndërsa universiteti i Mjekësisë ka numrin më të lartë të studentëve të shkëlqyer, 125 studentë.”

Nga ana tjetër, kryetari i Konferencës së Rektorëve, Artan Hoxha tha se: “Pakti për universitetin ka rezonuar në një mbështetje financiare për studentët në tërësi. Ne si universitete publike kemi bërë politikat tona duke i mbajtur të njëjta apo ulur tarifat e studimit, për të lehtësuar kostot e jetesës së studentëve. Gjithashtu, studentët që vijnë me nota të larta, nga nota 9 deri në 10, kanë një mbështetje financiare si dhe përjashtim nga tarifa e studimit. Bursat studentore për studentët e ekselencës dhe ata që studiojnë në programe me interes kombëtar, mbulohen 100% nga buxheti i shtetit për t’u dhënë mundësi këtyre studentëve të performojnë më mirë”.

Thirrja për mbështetjen financiare për studentët ekselentë dhe të programeve prioritatre, mbulohet nga buxheti i Ministrisë së Arsimit për arsimin e lartë, i cili në vitin 2026 është 185 milionë euro, më i larti në vlerë nominale. Përmes këtij buxheti, mbulohen gjithashtu bursat për 12 mijë studentë nga shtresat sociale në nevojë, sigurohet përjashtim ose reduktim i tarifave për 41 mijë studentë të Institucioneve publike të arsimit të lartë, si dhe mbështetet e skema kreditimit studentor, përmes së cilës qeveria mbulon deri në 5% të normës së interesit të kredisë.

Next Post
Lagarde drejt dorëheqjes nga BQE, FT: Ikën para përfundimit të mandatit të Macron

Lagarde drejt dorëheqjes nga BQE, FT: Ikën para përfundimit të mandatit të Macron

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
Administrata Trump do të mbështesë projektet amerikane të mineraleve me 500 milionë dollarë grante

Administrata Trump do të mbështesë projektet amerikane të mineraleve me 500 milionë dollarë grante

August 20, 2026
“Play-off” i Europa League/ Egnatia barazon sfidën e parë, kualifikimi vendoset në Norvegji

“Play-off” i Europa League/ Egnatia barazon sfidën e parë, kualifikimi vendoset në Norvegji

August 20, 2026
Mickoski në Festivalin Folklorik të Pustecit, shkelet protokolli me himnin kombëtar

Mickoski në Festivalin Folklorik të Pustecit, shkelet protokolli me himnin kombëtar

August 20, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

Zjarri përfshin Dukatin e Vlorës, efektivët dhe banorët nisen drejt zonës së flakëve

August 20, 2026
Nga mjetet e luftës te fushat, BE shqyrton përdorimin e dronëve për pesticidet

Nga mjetet e luftës te fushat, BE shqyrton përdorimin e dronëve për pesticidet

August 20, 2026
58 vite nga pushtimi i Çekosllovakisë nga Pakti i Varshavës dhe fundi i “Pranverës së Pragës”

58 vite nga pushtimi i Çekosllovakisë nga Pakti i Varshavës dhe fundi i “Pranverës së Pragës”

August 20, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

Qëlloi me armë fqinjin, vetëdorëzohet në polici autori i dyshuar

August 20, 2026
Pse po zgjerohet prania ushtarake e Izraelit në Siri?

Pse po zgjerohet prania ushtarake e Izraelit në Siri?

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com