• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Stina e nxehtë, si të shmangim goditjen dhe lodhjen nga dielli

by Java News
26/07/2015 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dita e djeshme shënoi ditën më të nxehtë të muajit Korrik. Termometri ka prekur 40 gradë celcius nën hije dhe deri 45 gradë në diell. Për t’iu larguar të nxehtit afrikan, qytetarët u janë drejtuar zonave bregdetare dhe pishinave. Ndërsa ata që nuk kanë mundësi, kanë zgjedhur të freskohen në ujërat e shatërvaneve, apo edhe të Liqenit Artificial i Tiranës. Një shishe ujë rekomandohet në çdo kohë për t’u mbajtur me vete. Sipas metereologëve, këto temperatura të larta pritet të jenë deri javën tjetër. Për të evituar problemet, mjekët rekomandojnë të shmanget dalja në pikun e të nxehtit nga ora 12:00 deri 17:00, si dhe të konsumohen sa më shumë lëngje. Kujdes duhet të kenë fëmijët dhe mosha e tretë, si dhe ata me probleme kardiake.
Kujdesi
Sëmundjet e nxehtësisë si goditja nga nxehtësia dhe lodhja nga nxehtësia ndodhin kur trupi nuk ftohet vetë. Nëse temperaturat e ajrit rriten ose nëse bëni ushtrime, trupi ftohet duke prodhuar djersë që avullon. Në ditë të nxehta dhe me lagështirë, ndiheni jo mirë sepse avullimi i djersës është i ulët nga rritja e lagështirës në ajër.
Kur ekspozoheni në temperatura të larta dhe lagështirë për një kohë të gjatë sistemi natyror i ftohjes mbilodhet. Ju nuk jeni të aftë që të prodhoni më shumë djersë për të ftohur trupin dhe lagështira e lartë ndalon avullimin e djersës. Kjo çon në sëmundjet e nxehtësisë. Sëmundjet e nxehtësisë që quhen edhe goditje nga dielli mund të ndodhin edhe nëse nuk ekspozoheni në diell.
Kush preket nga goditjet nga nxehtësia?
Kushdo mund të preket nga sëmundjet e nxehtësisë. Bebet, fëmijët, të moshuarit janë më të prekur. Mund të prekeni sidomos nëse keni gjendje të tilla si astmë, diabet, shtatzëni, kondicione zemre, epilepsi, mbipeshë ose obezitet. Disa ilaçe, droga ilegale dhe alkool-i mund të shtojnë rrezikun. Sëmundjet e nxehtësisë mund të zhvillohen edhe tek të rinjtë e shëndetshëm nëse ata kryejnë ushtrime fizike të rënda gjatë motit të nxehtë.
Cilat janë simptomat e lodhjes nga nxehtësia dhe goditjes nga nxehtësia?
Simptomat më të zakonshme të lodhjes nga nxehtësia janë: dhimbje koke, marrje mendsh, dobësi muskujsh ose ngërç muskulor, të përziera dhe të vjella. Mund të keni puls të dobët, të shpejtë dhe frymëmarrja mund të jetë e shpejtë.
Lodhja nga nxehtësia mund të përshkallëzohet deri në goditje nga nxehtësia që mund të jetë kërcënuese për jetën. Në goditjen nga nxehtësia sistemet e trupit që rregullojnë temperaturën dështojnë. Lëkura bëhet e ngrohtë dhe e thatë (por mund të jetë me djersë nëse personi është duke bërë ushtrime fizike) dhe personi mund të bëhet konfuz dhe të humbasë ndjenjat.
Në goditjen nga nxehtësia temperatura e trupit rritet shpejt dhe mund të arrijë deri në 42° C në 10–15 minuta. Nëse nuk trajtohet urgjentisht, mund të shkaktojë vdekjen ose paaftësinë e përkohshme.
Çfarë është temperatura “e përafërt”?
Shumë parashikime moti përfshijnë edhe temperaturën “e përafërt” ose “të mundshme” si dhe temperaturën e ajrit. Këto lloj temperaturash janë matës se si do të jetë përafërsisht temperatura dhe se si do jetë ajo në raport me lagështirën ajrore dhe temperaturën e ajrit. Është një indikator i stresit të nxehtësisë. Në mot me lagështirë temperatura “e përafërt” është më e lartë se temperatura e ajrit. Kjo lloj temperature jepet për personat që rrinë në hije. Në diell ajo mund të jetë më e lartë – ndoshta edhe 8° C më shumë, sidomos kur dielli është në pikën më të lartë.
Sipas Mjekësisë Sportive, ka një rrezik të madh nga sëmundjet e nxehtësisë kur temperatura e ajrit arrin në 31° C me 50% lagështirë ajrore (temperatura e përafërt është 35° C). Rreziku është ekstrem në temperaturë ajrore 36° C me 30% lagështirë ajrore (temperatura e përafërt është 38° C). Sëmundjet e nxehtësisë mund të shfaqen edhe në temperaturë më të ulët nëse ekzistojnë kondicione që rritin ndjeshmërinë.

Si mund të parandalohen sëmundjet e nxehtësisë?
-Qëndroni brenda në zona me ajër të kondicionuar;
-Pini shumë ujë përpara se të filloni ndonjë aktivitet në natyrë. Pini shumë ujë gjatë gjithë ditës;
-Pini më pak çaj, kafe dhe pije alkoolike sepse këto kontribuojnë në dehidratimin e trupit;
-Vishni rroba të lehta me ngjyra të çelura dhe të prodhuara me copa që lejojnë avullimin e djersës;
-Mbroni veten nga dielli duke mbajtur kapele dhe çadër;
Shtojeni kohën që shpenzoni në aktivitete ngadalë dhe gradualisht;
-Programojini aktivitetet që bëni jashtë në ditët me temperaturë të ulët;
-Përpiquni që të evitoni qëndrimin jashtë në kohën e nxehtë të ditës: 10.00 – 14.00;
-Gjatë aktiviteteve jashtë bëni pushime të shpeshta dhe pini ujë ose lëngje të tjera çdo 15-20 minuta, edhe pse mund të mos ndjeni etje. -Nëse keni urinë të pastër, në ngjyrë të çelët, do të thotë se jeni duke pirë mjaftueshëm lëngje. Lëngjet ndihmojnë që trupi të kontrollojë temperaturën, por kujdes se sëmundjet e nxehtësisë përsëri mund të ndodhin edhe pse keni pirë mjaftueshëm lëngje;
-Nëse keni probleme mjekësore kronike takoni mjekun dhe bisedoni me të në lidhje me marrjen e lëngjeve .

Çfarë duhet të bëj nëse kam shenja të sëmundjes së nxehtësisë?
Shkoni menjëherë në një zonë me hije dhe të freskët. Shtrihuni dhe këmbët mbajini më lart sesa koka. Çlirohuni nga veshjet që ju shtrëngojnë, lageni trupin me një sfungjer me ujë të vakët dhe qetësoni lëkurën me të. Merrni ujë ose lëngje të tjera ngadalë e me gllënjka.
Kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore nëse keni shenjat e mëposhtme:
-Lëkurë të ngrohtë, të thatë, por jo me djersë;
-Konfuzion ose humbje të koshiencës;
-Të vjella të shpeshta;
-Frymëmarrje të shpeshtë;
-Puls të shpejtë dhe të fortë;
-Temperaturë trupi mbi 38.9° C.

Next Post

Ulqin, nis panairi i 15-të i Librit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

March 10, 2026
Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit, mes tyre deputeti Xhafaj

Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit, mes tyre deputeti Xhafaj

March 10, 2026
Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

March 10, 2026
Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

March 10, 2026
“Epsteini” ynë

Komplekset e PD dhe PS ndaj burgosjes të zyrtarëve dhe politikanëve, pa u gjykuar

March 10, 2026
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

Kuvendi voton të enjten për imunitetin e Ballukut, zbardhet rendi i ditës i seancës plenare

March 10, 2026
Jo më burg gjatë procesit, avokati: Veprim i vonuar, por i shumëpritur! Kemi më shumë të paraburgosur se të dënuar

Jo më burg gjatë procesit, avokati: Veprim i vonuar, por i shumëpritur! Kemi më shumë të paraburgosur se të dënuar

March 10, 2026
Siguria ushqimore, AKU Gjobë dhe kallëzim penale për një subjekt në Shkodër

Siguria ushqimore, AKU Gjobë dhe kallëzim penale për një subjekt në Shkodër

March 10, 2026
“SPAK po helmohet nga brenda!”, avokati: Prokurori Ols Dado nuk e ka vendin në sistemin e drejtësisë

“Çdo vit u vidhen shqiptarëve 10 milionë euro”, avokati tregon shifrat: Si u privatizuan 4 hidrocentralet me ‘bekimin’ e Sali Berishës

March 10, 2026
Rusia i ka dhënë informacion Iranit për asetet ushtarake amerikane? Reagon Steve Witkoff

Rusia i ka dhënë informacion Iranit për asetet ushtarake amerikane? Reagon Steve Witkoff

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In