• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sterilizimi” dhe “Check Up-i” nesër afati i fundit, opozita kërkon shtyrjen e punimeve: Të dëshmojë Rama

by A R
21/10/2024 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Hetimor për “Sterilizimin” dhe “Check Up-in” përfundon afatin e punimeve ditën e nesërme (22 tetor), ndërsa shumë prej dëshmitarëve nuk kanë mundur të dëshmojnë.

Ka qenë pikërisht kjo çështje e cila është bërë objekt diskutimi e debati në mbledhjen e sotme të komisionit.

Opozita nga ana e saj ka kërkuar shtyrjen e punimeve të komisionit, deri në dëgjesat e të gjithë dëshmitarëve.

Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi ka dejlaruar se edhe Kryeministri Edi Rama duhet të dëshmojë në komisionin hetimor.

Vokshi akuzoi mazhorancën se nuk po zbaton ligjin dhe Kushtetutën dhe se po e kthen komisionin në han me dy porta.

“Se bëjmë dot han me dy porta se kështu e doni ju. Nëse mendoni se do i kaloni përciptazi e keni gabim. Nuk arrij të imagjinoj se kemi arritur deri te kjo listë, kjo mungesë serioziteti në komision. E keni uzurpuar, por të paktën një anë formale mbahet. Sot është data 21, nesër si e keni menduar? Se po nuk u bë kërkesa sot, nuk mblidhet dot komisioni.

Nëse sot nuk merret vendim për shtyrje komisioni, nuk kalojnë dot nesër raportet. Ja i morët Ogertën, Albanën, Shkëlqim Cani, etj, po çfarë do bëni nesër? Se më 22 është afati i fundit.

Në këtë komision duhet të vijë Edi Rama. Opozita ka të drejtë të kërkojë çdo person që ka qenë i përfshirë në objektin e këtij komisioni hetimor. Opozita ka kërkuar të vijë Rama dhe s’mund të mbyllet komisioni pa ardhur Rama. Ju bëj thirrje tërhiquni. Ta fusim komisionin në hullitë e ligjshmërisë.

Interesi publik është më i madh se interesi politik. Doni të shpëtoni Ramën, Beqajn Të rishikojmë planin e mbetur, listën e dëshmitarëve, të bëj, më kërkesë për shtyrje të komisionit dhe të vijojmë si duhet. Votat i keni, pse ju duhet kryesimi e drejtimi. Të zbatojmë rregulloren. ligjin për funksionimin e komisioneve hetimore, Kushtetutën”, deklaroi Vokshi.

Nga ana e tij, zv.kryetari i komisionit Plarent Ndreca u shpreh se është opozita ajo e cila ka tentuar të pengojë punën e komisionit.

“Nëse ka një palë në këtë sallë që ka tentuar të pengojë punën e komisionit, është pala juaj. Kemi detyrim të respektojmë afatet. Jeni ju që bazuar në vendime partiake, keni penguar punën e komisionit. Pavarësisht tendecave për të trysnuar komisionin, për të intimiduar, për të ndikuar në organe që janë jashtë Parlamentit, i kam të qarta.

Për shkak se jemi shumicë parlamentare dhe kemi përgjegjësinë për të respektuar Kushtetutën, kemi treguar durim maksimal”, deklaroi Ndreca.

/a.r

Next Post
“Ti nuk je mbreti im, ke bërë gjenocid”, deputetja në Australi akuza të forta Mbretit Charles III

"Ti nuk je mbreti im, ke bërë gjenocid", deputetja në Australi akuza të forta Mbretit Charles III

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In