• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Statuti i ri PD/ Ndryshimet nuk merren parasysh, Basha i përjetshëm si kryetar, edhe në humbje!

by Java News
20/04/2018 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërkesa e grupit kritik të Lulzim Bashës, që nga Arben Imami e deri te kritikë të tjerë të njohur në PD për t’i kufizuar mandatin Lulzim Bashës nuk është marrë parasysh.

Në fakt, në propozimet që grupi i punës ka bërë për ndryshimin e statutit të Partisë Demokratike, disa risi të rëndësishme duket se janë ato që lidhen me mandatin e kryetarit, me kompetencat e Kuvendit Kombëtar të Partisë si dhe bordin financiar që do të kontrollojë veprimtarinë e tij ekonomike. Kryetari aktual Lulzim Basha, në bazë të këtyre propozimeve dhe më konkretisht të nenit 51, në rast se statuti miratohet, nuk do të ketë kufizime automatike në mandatin e tij.

Kjo do të thotë, se pavarësisht se sa zgjedhje mund të humbasë, kjo nuk do ta zhvishte direkt atë nga kompetencat e kryetarit të partisë. Mirëpo një tjetër nen i rëndësishëm është ai që i jep Kuvendit Kombëtar disa të drejta mbi kryetarin.

Sipas pikës 4 të nenit 48, Kuvendi Kombëtar vendos për shkarkimin e Kryetarit të Partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Kjo do të thotë se për arsye të ndryshme, nëse Kuvendi e sheh të arsyeshme, ai mund ta shkarkonte Bashën, por nëse këtë e miraton me 50+1 përqind të votave Këshilli Kombëtar.

Vetëm se në partitë politike shqiptare, Kuvendet dhe Këshillat kombëtarë të partive, përbëhen në masë dërrmuese nga njerëz të emëruar apo caktuar në forma të ndryshme nga kryetarët.

Ndaj e drejta e organeve të mësipërme për të shkarkuar kryetarin duket më tepër si një formalitet utopik se sa një rregull i mirëfilltë demokratik.

Risi të rëndësishme janë edhe ato lidhur me financat e partisë, e cila është përfshirë nga skandali i lobimit rus, përmes parash të dyshimta në të zezë.

Bordi financiar i Partisë, i konceptuar në statutin e ri, ka kompetenca kontrolli mbi përdorimin rigoroz të financave të partisë. Në këtë funksion, ai mblidhet për të dhënë mendim:

  1. a) para dorëzimit të bilancit të partisë në organet kompetente shtetërore dhe të partisë;
  2. b) para paraqitjes së buxhetit në Kryesinë e Partisë.

Ai mund të mblidhet edhe me kërkesën e më se gjysmës së anëtarëve për të nxjerrë rekomandime për administrimin financiar të partisë. Këto rekomandime kanë fuqi zbatuese për Kryesinë e Partisë.

Ne keto kushte, me kete statut ku nuk ka marre jete asnje nga propozimet e kritikeve, dera e PD tashme per ta eshte mbyllur.

Sikurse kane paralajmeruar dhe me pare, shqiptaret duan nje alternative te re te djathte, nderkohe qe pritet qe kritiket ti pergjigjen me krijimin e nje partie te re. (Tema)

Next Post
Pas 60 vitesh ETA kërkon falje

Pas 60 vitesh ETA kërkon falje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Europa brenda dhe jashtë

Europa brenda dhe jashtë

February 12, 2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, në 2024 u shitën 23 prona për 900 milionë euro

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, në 2024 u shitën 23 prona për 900 milionë euro

February 12, 2026
“Çfarë hëngri kur pengoi çlirimin e tokës së xanun”, Rama ‘piketon’ një tjetër gjyqtar: Është i vetmi që…

Rama: ‘Llumi’ i pastruar me vetting u dëmshpërblye me rreth 12 milionë euro!

February 12, 2026
“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Pretenca e Hagës për ish-krerët e UÇK, Balla: Batërdi e tmerrshme, alarm i madh për shqiptarët!

February 12, 2026
Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Debati për pagat e gjyqtarëve, ‘Kushtetuesja’ kërkon kohë për vendimin

February 12, 2026
Po punonte për ndërtimin e çatisë së një banese, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari në Berat

Po punonte për ndërtimin e çatisë së një banese, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari në Berat

February 12, 2026
“Dy muaj pa marrë pagat”, një grua në Kuçovë hipën majë kullës tek ish-Uzina

“Dy muaj pa marrë pagat”, një grua në Kuçovë hipën majë kullës tek ish-Uzina

February 12, 2026
Godinat e reja të drejtësisë, Çela: Proces vizionar, por na duhet zgjidhje e përkohshme për nevojat aktuale

Godinat e reja të drejtësisë, Çela: Proces vizionar, por na duhet zgjidhje e përkohshme për nevojat aktuale

February 12, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Prokurorët që duan të dënojnë historinë

February 12, 2026
“Meraku” për oligarkët, apo për …..?

Sharlatanët

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In