• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Statuti i PS, kryetarë degësh me pagesë dhe pa asnjë detyrë administrative

by A R
05/01/2016 08:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarët e Partisë Socialiste në 61 degët e saj në të gjithë vendin do të kenë si punë vetëm drejtimin lokal të forcës politike, por nuk mund të punësohen në asnjë detyrë tjetër, shkruan sot Panorama. Ky është një nga kriteret e reja që është vendosur në statutin e ri të Partisë Socialiste që ndryshon funksionimin e saj në bazë.

Drafti i ri i statutit ende nuk është përfunduar, por kjo pikë e tij duket se do të forcojë punën e partisë me bazën dhe forcimin e saj nga ana organizative. Ndryshe nga deri më sot, që kryetari i Partisë Socialiste ishte një nga drejtorët e administratës shtetërore kur partia ishte në pushtet dhe i papunë kur ishte në opozitë, tani socialistët kërkojnë që kryetari i partisë të mos ketë probleme ekonomike dhe të jetë me kohë të plotë në shërbim të partisë.

Që prej 2005-s, kur doli në opozitë, kryetarët e degëve të PS-së kanë punuar vullnetarisht pa rroga, me përjashtim të atyre rasteve kur PS-ja drejtonte bashkinë apo komunën dhe kryetari gjente një vend pune pranë pushtetit vendor.

Por kryetari i saj, Edi Rama, pas analizës së zgjedhjeve të 2013-s dhe 2015-s kërkon forcimin e partisë dhe rritjen e numrit të anëtarësisë në 150 mijë deri në zgjedhjet parlamentare të 2017-s dhe këtë kërkon ta bëjë përmes forcimit të strukturave të partisë në bazë.

Por përkushtimin e plotë ndaj anës organizative të partisë, Rama kërkon ta inkurajojë edhe përmes një tjetër kriteri. Ata persona që do të zgjidhen kryetarë të partisë në çdo bashki, nuk do të kenë të drejtë të jenë kandidatë për deputetë apo kryetarë bashkie në zgjedhjet e ardhshme.

Sapo është marrë vesh ky kriter i vendosur në draftin e ri të statutit, ka bërë që një pjesë e kandidatëve për kryetarë partie të tërhiqen nga ambicia e tyre për të drejtuar degën e PS-së. Historitë e mëparshme jo vetëm në Partinë Socialiste, por dhe në parti të tjera, që kryetari i partisë bënte çdo presion që të ishte kandidat për deputet apo kryetar bashkie në zgjedhjet e ardhshme, kishte sjellë dobësim dhe përçarje në radhët e socialistëve.

Shumë kryetarë të degëve e kishin kthyer zyrën e partisë në një zyrë elektorale të tyre për të krijuar mbështetje për karrierën e tyre politike si deputetë apo në krye të bashkisë e duke e kufizuar të gjithë mandatin e tyre vetëm në arritjen e këtij objektivi.

Por përveç këtyre kritereve të sanksionuara në statutin e ri, tashmë në PS ka nisur dhe procesi i dekriminalizimit brenda radhëve të saj për të verifikuar integritetin e të zgjedhurve. Edhe ky kriter ka bërë që persona me të kaluar të dyshimtë penale të tërhiqen vetë nga kandidimi për kreun e PS-së të bashkisë.

PANORAMA

Next Post

Historia e tmerrshme e gruas së marrë peng, u shit katër herë në Maqedoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In