• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Statuti i ri, ja si do të zgjidhet kryetari kur Partia Socialiste është në pushtet

by Java News
06/03/2016 09:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Statuti i ri i Partisë socialiste parashikon zgjedhjen e kryetarit të partisë kur ai fiton zgjedhjet vetëm nëse kjo kërkohet nga të paktën 10% e delegatëve të kongresit.

Gazeta Panorama disponon një kopje zyrtare të projektstatutit që do të miratohet në Asamblenë Kombëtare dhe Kongresin e 19 marsit. Projektstatuti, i cili është produkt i punës së grupit që u ngrit nga Asambleja e korrikut të vitit të shkuar, ka nisur t’u shpërndahet anëtarëve të Asamblesë Kombëtare për të qenë të përgatitur me atë që do të diskutohet në mbledhjen e së mërkurës.

Çështja më e debatuar javët e fundit brenda Partisë Socialiste, ajo e mungesës së zgjedhjes së kryetarit, merr zgjidhje nga neni 42 i këtij statuti, me pikën 6 të tij.

“Kur partia është në qeveri dhe kryetari i saj zgjidhet Kryeministër, zgjedhjet për kryetarin e partisë do të zhvillohen vetëm nëse kërkohen nga të paktën 10% e delegatëve dhe kërkesa merr mbështetjen e shumicës së delegatëve të Kongresit në votimin që zhvillohet në kongresin vjetor të partisë”, thuhet në projektstatut.

Sipas këtij përcaktimi, mandati i kryetarit pasi ka fituar zgjedhjet parlamentare dhe ka ardhur në pushtet ose është rikonfirmuar për një mandat tjetër qeverisës rinovohet automatikisht. Zgjedhje zhvillohen vetëm kur ka një kërkesë nga 10 përqind e delegatëve të kongresit, të cilët u zgjodhën javët e fundit përmes parimit një anëtar-një votë nga anëtarësia.

Por edhe ku ka një proces zgjedhor normal në Partinë Socialiste, kriteret janë shtrënguar për kandidatët e rinj. Në pikën dy të nenit 42 kërkohet që kandidati për kryetar të PS-së duhet të marrë firmat e 10 përqind të delegatëve të kongresit ose 5% të anëtarësisë.

“Kandidatët për kryetar të partisë duhet të kenë të paktën një mandat si anëtar të Asamblesë Kombëtare ose të jenë mbi pesë vjet anëtar të partisë. Prezantimi i kandidaturës së kryetarit të partisë duhet të ketë mbështetjen e 10% të delegatëve të kongresit ose 5% të anëtarësisë së partisë. Asnjë prej tyre nuk duhet të ketë mbështetjen e më shumë se 20% të delegatëve”, thuhet në nenin 42 të projektstatutit dhe pasi ka kaluar këtë proces, kandidatët hyjnë në zgjedhje.

Por projekti i ri për statutin ka rritur kompetencat e kryetarit të PS-së, kompetenca që i ka pasur më parë Kryesia e partisë. “Kryetari i PS: Propozon nga radhët e anëtarëve të Kryesisë kandidatët për kryetar të Grupit Parlamentar socialist, për kryetar e nënkryetar të Kuvendit, për kryetar të komisioneve, si dhe delegacioneve të përhershme të Kuvendit dhe ia paraqet për votim Grupit Parlamentar socialist; Drejton procesin për hartimin, miratimin dhe paraqitjen e listave të kandidatëve të partisë në zgjedhjet legjislative e vendore konform rregullores së miratuar nga Asambleja Kombëtare në zbatim të parashikimeve të statutit”, thuhet në draftin e ri.

Projekti i ri për statutin përmban 99 nene, ndërsa një javë më parë sekretari për koordinimin në PS, Fatmir Xhafaj, tha se mund të flasim për një ndryshim tërësor të statutit të kësaj partie.

Panorama

Next Post

Mbështetësit e Sanders kërkojnë arrestimin e Bill Clintonit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Merrnin makina me qira për të mos rënë në sy të policisë, skema si bëhej transporti i klandestinëve nga Gjirokastra në Muriqan

Merrnin makina me qira për të mos rënë në sy të policisë, skema si bëhej transporti i klandestinëve nga Gjirokastra në Muriqan

February 15, 2026
Orban me tone të ashpra ndaj BE-së: Kërcënimi i vërtetë për Hungarinë vjen nga Brukseli dhe jo Rusia

Orban me tone të ashpra ndaj BE-së: Kërcënimi i vërtetë për Hungarinë vjen nga Brukseli dhe jo Rusia

February 15, 2026
17-vjeçari shpërndarës kokaine në Kukës, vihet në pranga

17-vjeçari shpërndarës kokaine në Kukës, vihet në pranga

February 15, 2026
E reja u plagos me armë në dhomë, i dashuri në pranga! Çfarë ndodhi dje në hotelin “Gjuta”?

“Isha me familjen kur dëgjova të shtënat”/ Zbardhet dëshmia e Erisjaldo Gjutës pas plagosjes së 18-vjeçares në hotelin e tij

February 15, 2026
Wang Yi, Kina dhe Europa janë partnere, jo rivale

Wang Yi, Kina dhe Europa janë partnere, jo rivale

February 15, 2026
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë, themeluar nga Martin Camaj: Lidhje e fortë midis Shqipërisë dhe Europës përmes dijes

Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë, themeluar nga Martin Camaj: Lidhje e fortë midis Shqipërisë dhe Europës përmes dijes

February 15, 2026
Ndeshja Tirana-Partizani, policia tregon rrugët që do të bllokohen në orën 14:00

Ndeshja Tirana-Partizani, policia tregon rrugët që do të bllokohen në orën 14:00

February 15, 2026
E reja u plagos me armë në dhomë, i dashuri në pranga! Çfarë ndodhi dje në hotelin “Gjuta”?

E reja u plagos me armë në dhomë, i dashuri në pranga! Çfarë ndodhi dje në hotelin “Gjuta”?

February 15, 2026
Rama: Më ka ardhur ftesa nga Trump! Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes

Rama: Më ka ardhur ftesa nga Trump! Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes

February 15, 2026
Transportonte me makinë emigrantët e paligjshëm kundrejt 2.5 mijë eurove, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

Transportonte me makinë emigrantët e paligjshëm kundrejt 2.5 mijë eurove, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In