• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Statuti i ri i socialistëve, kryetari largohet vetëm kur humbet zgjedhjet parlamentare

by A R
22/03/2016 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Statuti i ri i PS-së e ka lënë sërish në favor të kryetarit nenin ku flitet për largimin e tij. Në dokumentin e ri, që u votua në parim dhe jo nen për nen, në Kongresin e datës 19 mars, pikërisht në pikën 3 të nenit 40, ku saktësohet zgjedhja e kryetarit të partisë, është përcaktuar: “Mandati i tij ndërpritet para kohe kur: jep dorëheqjen, apo kur partia humbet vendin e parë në zgjedhjet e përgjithshme”.

Një pikë e tillë, në statutin e vjetër ishte pikërisht kështu: “Mandati i tij ndërpritet para kohe kur: a. jep dorëheqjen; b. partia humbet në zgjedhjet e përgjithshme legjislative”. Në pikën e dytë të dy neneve ka një ndryshim, por që në rastin aktual i jep më shumë pushtet kryetarit të partisë. Në një rast hipotetik, nëse PS i humb në fakt zgjedhjet përballë një koalicioni të PD-së me LSI apo me koalicionin që ajo mund të formojë, dhe PS ka humbur, por si subjekt ai ajo vijon të mbajë vendin e parë si partia më e votuar, atëherë kryetari nuk e jep dorëheqjen. Me një logjikë të thjeshtë i bie që zgjedhje për kryetarin të mos ketë asnjëherë, as një herë në katër vjet që përcakton statuti.

‘Balkanweb’ raporton se po në këtë pikë të statutit, por pak më poshtë, tashmë përcaktohet edhe zgjidhja që favorizon kreun e PS-së, në këtë rast Edi Ramën, pasi thuhet: “Kur partia është në qeveri dhe kryetari i saj zgjidhet kryeministër, zgjedhjet për kryetarin e partisë zhvillohet vetëm nëse kërkohet nga të paktën 10% e delegatëve dhe kërkesa merr mbështetjen e shumicës së delegatëve të kongresit në votimin që zhvillohet në kongresin vjetor të partisë”.

Largimi i kryetarit të PS
Si ishte
Statuti 2011
Neni 30
2. Mandati i Kryetarit të Partisë është 4 vjet. Mandati i tij ndërpritet para kohe kur:
a. jep dorëheqjen;
b. partia humbet në zgjedhjet e përgjithshme legjislative;
c. humbet në mocionin e mosbesimit të zhvilluar për të me kërkesën e 1/3 së anëtarëve të partisë. Mocioni administrohet nga Komisioni i Zgjedhjeve të Partisë (KZP).

Si bëhet
Statuti 2016
Neni 40
3.Mandati i kryetarit të partisë është katër vjet.
Mandati i tij ndërpritet para kohe kur:
a. Jep dorëheqjen
b. Partia humbet vendin e parë në zgjedhjet e përgjithshme
c. Humbet në mocionin e mosbesimit të zhvilluar për të, me kërkesën e 1/3 së anëtarëve të partisë.

Pika 6
Kur partia është në qeveri dhe kryetari i saj zgjidhet kryeministër, zgjedhjet për kryetarin e partisë zhvillohet vetëm nëse kërkohet nga të paktën 10% e delegatëve dhe kërkesa merr mbështetjen e shumicës së delegatëve të kongresit në votimin që zhvillohet në kongresin vjetor të partisë.

Next Post

Tre gabimet që bëjmë kur zgjohemi në mëngjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Danimarka ashpërson ligjet, deportim për çdo të huaj të dënuar mbi 1 vit burg

Danimarka ashpërson ligjet, deportim për çdo të huaj të dënuar mbi 1 vit burg

February 1, 2026
Nesër afati i fundit i lënë nga PS për të pritur opozitën, Komisioni për Reformën Territorialen mblidhet pa PD

Nesër afati i fundit i lënë nga PS për të pritur opozitën, Komisioni për Reformën Territorialen mblidhet pa PD

February 1, 2026
Dyshimet për manipulime me votat në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndalohen 34 persona në Kosovë

Dyshimet për manipulime me votat në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndalohen 34 persona në Kosovë

February 1, 2026
Gurët e dheu bllokuan Qafë-Thanën, drejtori i ARRSH: Shembja është fenomen natyror, nuk kanë ndikuar punimet

Gurët e dheu bllokuan Qafë-Thanën, drejtori i ARRSH: Shembja është fenomen natyror, nuk kanë ndikuar punimet

February 1, 2026
8 orë të bllokuar nga shembja e shpatit të malit, hapet lëvizja me një korsi në aksin Librazhd-Qafë Thanë

8 orë të bllokuar nga shembja e shpatit të malit, hapet lëvizja me një korsi në aksin Librazhd-Qafë Thanë

February 1, 2026
Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

Raundi i dytë për paqen/ Zelensky: Bisedimet trepalëshe për luftën në Ukrainë janë shtyrë për të mërkurën

February 1, 2026
Liza e qymyrit

Liza e qymyrit

February 1, 2026
Ishulli energjetik që ndryshon hartën e Europës/ Danimarka gati të shmangë varësinë nga Amerika

Ishulli energjetik që ndryshon hartën e Europës/ Danimarka gati të shmangë varësinë nga Amerika

February 1, 2026
Kapitull i ri për gjimnastikën shqiptare

Kapitull i ri për gjimnastikën shqiptare

February 1, 2026
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, ambulanca mbërrin në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë/ Një i plagosur dërgohet në spital, arrestohet autori i dyshuar

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In