• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Statuti i ri i PS/ Kodi i Etikës “djeg” deputetët, kush e shkel s’kandidon për asnjë post. Rikthehet trëndafili rozë dhe grushti i mbledhur. Sekretari i Përgjithshëm…!

by Java News
06/04/2022 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet sot në orën 17.00, tre ditë para mbajtjes së Kongresit të kësaj force politike. Ndër pikat kryesore të cilat do trajtohen janë dhe projekt-vendimi i shkarkimit të të gjithë kryetarëve të PS në rrethe, Statuti i ri, ndryshimi i simboleve, etj.

Punimet e Kongresit do të hapen nga Sekretari i partisë Damian Gjiknuri, Pas tij do të flasë Elisa Spiropali për procesin e Këshillimit Kombëtar, Ditmir Bushati për hapjen dhe fuqizimin e PS dhe Taulant Balla për përgjegjësitë e mazhorancës.

Edi Rama do të mbajë fjalën i fundit në këtë sesion të parë, dhe më pas do të nisë sesioni i punimeve formale.

Satuti pritet të votohet në Kongresin e 9 prillit. Më parë janë publikuar dhe pjesë të caktuara që lidhen me Kryetarin e PS, Sekretarin Ekzekutiv, simbolet, etj.

Për t’u ndalur te Sekretari i Përgjithshëm, në dokument thuhet se ai zgjidhet nga radhët e Asamblesë Kombëtare dhe është përgjegjësi kryesor për drejtimin dhe funksionimin administrativ dhe organizativ të partisë. Madje,

Sekretari i Përgjithshëm “kryen funksionet e Kryetarit të Partisë për periudhën kur vendi i tij mbetet vakant.

Mandati i Sekretarit të Përgjithshëm të partisë është katër vjet. Mandati i tij ndërpritet para kohe kur:

  • Jep dorëheqjen;
  • Humbet në mocionin e mosbesimit të zhvilluar për të me kërkesën e një të tretës së anëtarëve të AK-së;
  • Nuk plotëson kushtet e integritetit moral e ligjor sipas kërkesave të nenit 45 të këtij Statuti

Po sipas draft-Statutit, Funksioni i Sekretarit të Përgjithshëm është i papajtueshëm me funksionin e anëtarit të kabinetit qeveritar si dhe me çdo lloj funksioni tjetër ekzekutiv me kohë të plotë.

Partia Socialiste ndërhyn në Kodin e Etikës përmes ndryshimeve në statutin e ri. Kush shkel Kodin e Etikës humbet mbështetjen politike dhe përjashtohet nga çdo post në Partinë Socialiste. Kodi i Etikës është pjesë e Librit të Rregullave.

Konkretisht në nenin 47 të draft statutit të ri, i cili pritet të miratohet në Kongresin e së shtunës, bëhen të qarta sanksionet në rast shkelje për çdo anëtar të PS-së. Në këtë nen thuhet se Partia ka Kodin e Etikës, në të cilin përmblidhen kriteret e komunikimit dhe marrëdhënieve etike brenda strukturave të partisë dhe në komunikimin me zgjedhësit, standardet e integritetit moral dhe etik që duhet të përmbushë çdo kandidat gjatë ushtrimit të mandatit të tij si përfaqësues i Partisë Socialiste për organet qendrore e vendore të partisë dhe ato të qeverisjes.

Kodi i Etikës përcakton edhe formularët që duhet të plotësojë çdo kandidat para paraqitjes së kandidaturës së tij, masat konkrete për shkeljen e këtij Kodi si dhe procedurat përkatëse për to.

Personat që përjashtohen në bazë të Kodit të Etikës, nuk mund të jenë kandidatë për funksionet e ndryshme partiake ose të emërohen nga partia për çdo lloj detyre që ka mbështetjen politike të partisë. Kurse sipas nenit 44 të statutit të ri që lidhet me përfaqësimin, thuhet se Partia Socialiste përfaqësohet në organet e pushtetit shtetëror nga të zgjedhurit e saj në Kuvendin e Shqipërisë dhe në organet e qeverisjes qendrore e vendore.

Çdo anëtar partie që ka jo më pak se një vit anëtar partie, përfiton nga e drejta për të qenë kandidat i partisë për funksione publike në pushtet/organet legjislative dhe ekzekutive të qeverisjes, në nivel qendror dhe vendor.

Partia Socialiste mbështet me përparësi për kandidim dhe përfaqësim në organet e qeverisjes vendore e qendrore anëtarët e saj më të kualifikuar si edhe përfaqësuesit nga gjinitë dhe komunitetet më pak të përfaqësuara.

Procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve për funksione publike legjislative dhe ekzekutive të qeverisjes ë dhe ato të qeverisjes. Kodi i Etikës përcakton edhe formularët që duhet të plotësojë çdo kandidat para paraqitjes së kandidaturës së tij, masat konkrete për shkeljen e këtij Kodi si dhe procedurat përkatëse për to.

Personat që përjashtohen në bazë të Kodit të Etikës, nuk mund të jenë kandidatë për funksionet e ndryshme partiake ose të emërohen nga partia për çdo lloj detyre që ka mbështetjen politike të partisë.

Kurse sipas nenit 44 të statutit të ri që lidhet me përfaqësimin, thuhet se Partia Socialiste përfaqësohet në organet e pushtetit shtetëror nga të zgjedhurit e saj në Kuvendin e Shqipërisë dhe në organet e qeverisjes qendrore e vendore.

Çdo anëtar partie që ka jo më pak se një vit anëtar partie, përfiton nga e drejta për të qenë kandidat i partisë për funksione publike në pushtet/organet legjislative dhe ekzekutive të qeverisjes, në nivel qendror dhe vendor. Partia Socialiste mbështet me përparësi për kandidim dhe përfaqësim në organet e qeverisjes vendore e qendrore anëtarët e saj më të kualifikuar si edhe përfaqësuesit nga gjinitë dhe komunitetet më pak të përfaqësuara. Procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve për funksione publike legjislative dhe ekzekutive të qeverisjes vendore e qendrore duhet të jenë transparente, të thjeshta dhe lehtësisht të administrueshme.

Në bazë të nenit 45 që ka të bëjë me parimet e zgjedhjes së përfaqësuesve të partisë në organet e qeverisjes, kandidatët e partisë për përfaqësues në organet e qeverisjes qendrore e vendore zgjidhen sipas parimeve: Përparësia e meritës për zgjedhjen e kandidatëve më të aftë profesionalisht dhe me integritet të lartë publik; Kontributi dhe përfaqësimi i kandidatëve në shoqëri, politikë dhe territor; Barazia midis burrave dhe grave; Shmangia e mbajtjes së disa funksioneve e përgjegjësive njëkohësisht; Ndërthurja e përfaqësimit të brezave të ndryshëm dhe përfaqësimi i denjë i të rinjve dhe i të rejave; Kufizimi në kohë i mbajtjes së mandateve të përfaqësimit nga i njëjti person; Barazia e të gjithë anëtarëve dhe për të gjithë votuesit; Transparenca e procedurës së përzgjedhjes.

Kurse sipas nenit 46 që ka të bëjë me integritetin dhe standardet në përzgjedhjen e kandidatëve thuhet se: “Deklarimi i pasaktë apo i rremë në formular/deklaratë është përgjegjësi personale penale dhe politike. Pavarësisht nëse përbën apo jo vepër penale, ndaj deklaruesit të pasaktë apo të rremë merret masa disiplinore e çregjistrimit nga partia”.

PS kthehet në identitet, nga grushti me trëndafil të kuq, te stema e flamuri

Pas 32 vitesh, PS përmes ndryshimeve në statutin e partisë rikthehet në identitetin e mëparshëm. Në nenin 12 të Statutit të ri, parashikohet ndryshimi i simbolit, stema dhe flamuri i Partisë Socialiste. Simboli i ri i PSsë paraqet një grusht të mbledhur, i cili mban një trëndafil të kuq, kurse stema është në formë rrethi me ngjyrë të gjelbër. Në qendër vendoset simboli i partisë, ndërsa anash tij është shkruar me germa kapitale të bardha Partia Socialiste e Shqipërisë 1991.

Flamuri i Partisë Socialiste është ngjyrë rozë me stemën e partisë në mes. Këto ndryshime janë dukshëm rikthimi i PS-së në origjinalitet. Partia Socialiste ka ndryshuar nenin që ka të bëjë me simbolin, stemën, flamurin e Partisë Socialiste. Konkretisht sipas nenit 12 të draft-statutit:

1.Simboli i Partisë Socialiste paraqet një grusht të mbledhur, i cili mban një trëndafil të kuq. Simboli vendoset në vulën, stemën dhe flamurin e partisë;

2.Stema e Partisë Socialiste është në formë rrethi me ngjyrë të gjelbër. Në qendër vendoset simboli i partisë, ndërsa anash tij është shkruar me germa kapitale të bardha “PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË 1991”;

3.Flamuri i Partisë Socialiste është ngjyrë rozë me stemën e partisë në mes;

4.Të drejtën e përdorimit të simboleve të partisë e kanë vetëm institucionet përfaqësuese të partisë në nivel qendror e vendor;

5.Në çdo tubim publik të organizuar në emër të Partisë Socialiste është i detyrueshëm përdorimi i flamurit kombëtar, i flamurit të partisë dhe i simboleve të saj;

6.Simbolet elektorale përcaktohen dhe miratohen nga Kryesia e PS-së. Më herët edhe demokratët kanë vendosur të rikthehen në simbolet e tyre të para, sipas vendimit të Komisionit të Rithemelimit.

Po ashtu përmes ndërhyrjeve në statut, PS-ja riktheu sekretarin ekzekutiv, që sipas draftit, do të jetë një lloj kancelari në nivel bashkie. Përfundimisht, kryetarëve që u ndërpritet mandati në kongresin e ardhshëm, do të zgjidhen në nivel bashkie, por do të kontrollohen nga sekretari. Dhe sekretari ekzekutiv, do të zgjidhet nga Kryesia, pra nga qendra.

Sipas asaj që shkruhet në relacionin përkatës të ndryshimeve në statut, duke iu referuar procesit të popullimit të të dhënave të anëtarësisë në regjistrin elektronik, proces që po kryhet prej 5 muajsh, “është konstatuar dhe fiktivitet apo mangësi serioze në administrimin siç duhet të të dhënave në disa rajone apo degë të partisë, përfshirë dhe çështjet që lidhen me kuotizacionin, dokumentacionin e anëtarësisë, numrin e anëtarëve të OS apo aktivitetin e vetë organizatave”, shkruhet në relacion./m.j

Next Post
Tre orë në ajër! Avioni ushtarak italian kryen misionin, skanon bregdetin shqiptar

Tre orë në ajër! Avioni ushtarak italian kryen misionin, skanon bregdetin shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rinasit i vjen treni, shpallet fituesi për ndërtimin e stacionit

Rinasit i vjen treni, shpallet fituesi për ndërtimin e stacionit

September 29, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

“Do të kemi aeroport edhe për flamingot”, Rama: Në Zvërnec, investimi më i madh turistik në Evropë

September 29, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

September 29, 2026
Samiti i Turizmit, Rama: Shqipëria po i tregon botës se kush është, përtej stereotipeve

Samiti i Turizmit, Rama: Shqipëria po i tregon botës se kush është, përtej stereotipeve

September 29, 2026
Reforma territoriale, Balla: PD të vijojë konsultimin e draftit të saj me bashkitë

Reforma territoriale, Balla: PD të vijojë konsultimin e draftit të saj me bashkitë

September 29, 2026
“Pasqyra e Çmimeve nis në 10-ditëshin e parë të tetorit”, Ibrahimaj: Fillimisht do të përfshijë 160 produkte

“Pasqyra e Çmimeve nis në 10-ditëshin e parë të tetorit”, Ibrahimaj: Fillimisht do të përfshijë 160 produkte

September 29, 2026
U prezantuan si Taulant Balla pë t’i marrë 100 mijë euro Dukës, dy të rinjtë japin dëshmi kontradiktore

U prezantuan si Taulant Balla pë t’i marrë 100 mijë euro Dukës, dy të rinjtë japin dëshmi kontradiktore

September 29, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

“Duan të mos kandidoj në zgjedhje”, akuza e Salianjit: Teatër në Kushtetuese, vendimi është marrë

September 29, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, Balla: Nuk i komentoj dosjet nën hetim, PS nuk bëhet avokate e askujt

Rasti i Vlora Hysenit, Balla: Nuk i komentoj dosjet nën hetim, PS nuk bëhet avokate e askujt

September 29, 2026
Sarandë/ Shpërthim i fuqishëm në pikën e një karburanti, plagosen 2 persona

Sarandë/ Shpërthim i fuqishëm në pikën e një karburanti, plagosen 2 persona

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com