• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Statuti i ri i PD në dorë të njerëzve të Bashës e Berishës/ Nga ligjërimi i fraksioneve, te krijimi i qeverisë në hije, zbardhen propozimet

by Java News
09/07/2021 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nente anëtarët e Komisioni i Posaçëm Statutor të ngritur pranë partisë Demokratike do të bëjnë vlerësimin e propozimeve të mbërritura deri më tani në selinë blu, përsa i përket ndryshimeve të  statutit që pritet të miratohen më 17 korrik në Kuvendin Kombëtar.

Prej ditës së nesërme, Sekretari i Përgjithëm i PD Gazment Bardhi , nënkryetarët Edi Paloka e Edmond Spaho, si dhe anëtarët e Komisionit të Përhershëm Statutor do të marrin në duar dosjen e plotë me propozimet që janë bërë për të ndryshuar rregulloren mbi bazën e të cilës funksionon selia blu.

Anëtarët Albana Vokshi, Grida Duma, Belind Këllici, Jorida Tabaku, Enno Bozdo dhe Enkelejd Alibeaj do të filtrojnë idetë më të mira, që do të miratohen nga kryesia përgjatë javës së ardhshme, të cilat më pas do t’i përcillen për votim organit më të lartë të PD, Kuvendit Kombëtar që mblidhet të shtunën e ardhshme. Te cilet per hir te se vertetes jane njerez te Bashes dhe Berishes dhe nuk kane asnje lidhje me zerat ndryshe ne PD!

Përveç propozimeve publike të ish-kandidatit për kryetar partie, Fatbardh Kadilli, në selinë blu kanë mbërritur edhe propozime të tjera nga anëtarë të thjeshtë të PD-së jo shumë të njohur për publikun.

Propozimet e tyre nuk bëhen publike, por mësohet se kërkesat kryesore të tyre lidhen me rritjen e demokracisë brenda PD-së. Një pikë tjetër që kërkojnë ata është ligjërimi i krijimit të fraksioneve brenda Partisë Demokratike.

Nëse një gjë e tillë do të ishte e ligjëruar aktualisht, atëherë mund të kishim disa fraksione si ai i Bardh Kadillit, Bujar Nishanit apo ai i Agron Shehajt. Këta të fundit ishin kandidatë direkt për kryetar të PDsë ose mbështetën publikisht kandidatura si në rastin e Nishanit. Ndërkohë, anëtarët e thjeshtë që kanë bërë propozimet për ndryshime në statut duket se janë të pakënaqur edhe me forumet brenda PD-së. Mësohet se ata kanë kërkuar forume më shumë përfaqësuese.

Por ndonëse kanë kaluar tri javë nga formimi i komisionit të përhershëm për ndryshimet statutore me 9 anëtarë dhe 3 sekretarë dhe në zyrat e PDsë ndodhen tashmë disa drafte me propozime, ky komision nuk është mbledhur asnjëherë për t’i marrë në shqyrtim. Kujtojmë që në 17 korrik mblidhet Kuvendi Kombëtar, ku një ndër pikat e rendit të ditës është edhe ndryshimi i mundshëm i statutit.

Ndërsa nga selia qendrore e PD-së nuk bëhen publike propozimet, një nga hartuesit i bëri vetë publike ditën që i depozitoi në PD. Propozimet e bëra nga Fatbardh Kadilli janë shkëputur nga manifesti i tij politik që ai i propozoi demokratëve gjatë fushatës për kreun e PD-së.

Në vizionin e tij që e ka pasqyruar në letër, Kadilli ka tri çështje kryesore. Anëtari i Kryesisë së PD-së në propozimet e tij e vesh kryetarin e partisë me më shumë pushtet sesa ka aktualisht de juro. Kadilli thotë se kryetari i Partisë merret vetëm me çështjet politike.

Ndryshe nga sa është tani, ku Kryesia e PD-së zgjidhet nga Këshilli Kombëtar, sipas Kadillit, Kryesia e PD-së, kryesia e Grupit Parlamentar, anëtarët e komisioneve, zgjidhen nga kryetari i partisë.

“Kryetari është drejtuesi politik i partisë; kryetari krijon Kabinetin Qeveritar / në opozitë kabinetin në hije; kryetari emëron drejtuesit / përfaqësuesit e Partisë në Komisionet Parlamentare; kryetari emëron drejtuesit e Grupit Parlamentar; kryetari emëron kabinetin e këshilltarëve të tij, si dhe ngre zyra politike që ndihmojnë atë në kryerjen e funksioneve të drejtimit të partisë; Kryesia e partisë përbëhet nga: Kabineti Qeveritar hije, nga Kryesia e Grupit Parlamentar dhe nga Drejtuesit / përfaqësuesit në komisionet e përhershme parlamentare (e gjithë kryesia është e zgjedhur automatikisht nga kryetari dhe secili kryen funksionet që i janë caktuar)”, thotë Kadilli, ndërsa shton se gjatë rrugës kreu i PD-së, sipas vizionit të tij, nëse një ministër në hije nuk performon në rregull, mund të shkarkohet.

Duke i dhënë këtë pushtet, Kadilli propozon që mandati i vetë kryetarit të varet nga rezultati në zgjedhjet parlamentare.

“Kryetari i Partisë zgjidhet për një mandat katërvjeçar, i cili mbaron ose rinovohet automatikisht me shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve; kryetari i partisë ose bëhet Kryeministër, ose largohet nga drejtimi i partisë pa pasur të drejtë të marrë pjesë në garën e radhës”, thuhet në propozimet e Kadillit.

Ndërkohë, kandidatët për deputetë apo për kryetar bashkie duhet të zgjidhen me parimin “një anëtar, një votë”, sipas Kadillit.

Duke qenë se sistemi në Shqipëri është proporcional rajonal, Kadilli thotë se anëtarët e PD-së në çdo zonë të administrimit zgjedhor duhet të zgjedhin kandidatin e tyre për deputet që duhet të jetë pjesë e listës finale.

Ndërsa kandidatin për kryetar bashkie duhet ta zgjedhin demokratët e anëtarësuar të secilës bashki. E ndërsa kryetari i partisë krijon kabinetin në hije, sipas skemës së Kadillit, duhet të ekzistojë edhe një këshill për administrimin e partisë.

Ndaj ai propozon krijimin e këshillit të të urtëve me mandat 6- vjeçar, që të kujdesen për respektimin e të drejtave statutore, përditësimin e databazave të partisë etj.

Këshilli i të urtëve, sipas tij, duhet të përbëhet nga figura të rëndësishme të PD-së që janë tërhequr nga jeta politike aktive./m.j

Next Post
Boomerang-u i “Ballos me Pranga” të Lulzim Bashës

Analiza/ PD s’është ende gati, madje edhe epërsia e saj në vota në raport me PS në 12 qarqe mbetet në vend numëro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

August 2, 2026
Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

August 2, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë

August 2, 2026
Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

August 2, 2026
‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

August 2, 2026
Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

August 2, 2026
Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

August 2, 2026
Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

August 2, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

August 2, 2026
Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com