• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

STATISTIKAT/ Ulet ndjeshëm numri i shqiptarëve që jetojnë në Itali

by A R
19/06/2017 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U bënë disa vjet që numri i qytetarëve shqiptarë në Itali është në ulje. Pasi u kapërcye gjysmë milioni në fillim të vitit 2014, numri i tyre filloi të binte rregullisht deri në ditët e sotme.

Nga Rando Devole

Sipas të dhënave të fundit të porsa botuara nga Instituti italian i statistikave, në Itali jetojnë si rezidentë 448.407 shqiptarë. Më këtë shifër ata kapin vendin e dytë midis të gjithë kombësive të huaja, duke u renditur menjëherë pas rumunëve, numri i të cilëve e ka kaluar prej kohësh milionin.

Megjithatë, po të rreshtohen në listën e vendeve jashtë BE-së, shqiptarët rezidentë zënë vendin e parë. Pas tyre vijnë marokenët (420.651), kinezët (281.972) dhe ukrainasit (234.354). Shqiptarët përbëjnë 8,9% të numrit të përgjithshëm të rezidentëve të huaj.

Çfarë ka ndodhur gjatë vitit të kaluar me shqiptarët?

Në fillim të 2016-s në Itali jetonin si rezidentë 467.687 shqiptarë, pra aktualisht vihet re një ulje prej 19.280 vetash. Ulja e mëparshme ishte edhe më e madhe.

Me pak fjalë, trendi i reduktimit të numrit vazhdon të jetë i dukshëm, edhe pse me një ritëm pak më të ulët.

Po ta shprehnim me përqindje uljen e numrit të shqiptarëve (-4,1%), do të shikonim se zënë vendin e dytë pas moldavëve në këtë dukuri që prek edhe bashkësi të tjera migrantësh.

Po të kemi parasysh se qytetarët shqiptarë hyjnë në kategorinë e migracionit të hershëm, në një farë mënyre të stabilizuar, tre janë faktorët kryesorë të uljes së numrit të tyre: marrja e shtetësisë italiane, emigrimi drejt vendeve të tjera, mungesa e prurjeve balancuese nga Shqipëria.

Të dhëna më të detajuara për marrjen e shtetësisë italiane priten të botohen së shpejti nga Istat, megjithatë bilanci demografik na mundëson të krijojmë një ide të përgjithshme për dukurinë. Fillimisht duhet të kujtojmë se pjesa më e madhe e imigrantëve në Itali janë me qëndrim afatgjatë. Kjo vlen veçanërisht për shqiptarët, çka do të thotë se një pjesë e madhe e tyre i kanë mbushur vitet e nevojshme për të kërkuar shtetësinë e vendit ku jetojnë.

Megjithatë, duhet të pranojmë se shifra e të huajve, që kanë marrë shtetësi italiane gjatë 2016-s, është përnjëmend mbresëlënëse: 201.591 persona.

Shqiptarët zënë vendin e parë meqë, gjithnjë sipas Institutit të statistikave, përbëjnë 18% të numrit të përgjithshëm. Me një llogaritje të thjeshtë, mund të themi se gjatë vitit të kaluar mbi 36.000 shqiptarë kanë marrë pasaportë italiane.

Ritmi i shqiptarëve që bëhen qytetarë italianë mbetet i lartë edhe këtë vit. Le të kujtojmë se gjatë vitit 2015 shqiptarët që morën pasaportë italiane kapën shifrën 35.134[iv]. Brenda disa viteve, kryesisht të fundit, numri i bashkëkombësve që kanë marrë pasaportë italiane shkon përafërsisht rreth 100 mijë vetë. Shifra marramendëse për një dukuri sociale me interes të jashtëzakonshëm në shumë plane.

Pavarësisht nga shifrat e sakta apo të përafërta, e përtej dallimeve statistikore midis rezidentëve dhe atyre me lejeqëndrim, fakti që del qartë në pah është se me këtë ritëm numri i qytetarëve shqiptarë, pra me pasaportë shqiptare, do të reduktohet në mënyrë drastike në pak vite. Kjo nuk do të thotë se do të zhduken shqiptarët, por se shumica e tyre do të pajisen me pasaporta të huaja, çka i bën qytetarë të një vendi tjetër, edhe kur e ruajnë dyshtetësinë.

Përshtypja është se politikat e vendeve të interesuara dhe opinionet publike përkatëse, të shpërqendruara e të hutuara, nuk po e rrokin sa duhet peshën e këtyre ndryshimeve epokale, të cilat kërkojnë një qasje thellësisht të ndryshme.

Shqipëria është ngërthyer prej kohësh nga debatet e brendshme politike, që vetëm sa e bëjnë më të dukshme harresën ndaj emigrantëve të vet në botë, përtej deklaratave të bujshme retorike.

Politikat kushtëzohen nga emergjencat, interesat e ngushta dhe objektivat afatshkurtra.

Askush nuk e ngre shikimin nga horizonti, që natyrisht është shumë i gjerë./ shqiptariiitalise.com

Next Post
Auditimi i KLSH/ 71 HEC-e në zonat e mbrojtura, 44 prej tyre në proces ndërtimi

HEC me koncesion, shpallen fituesit në Dibër dhe Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com