• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Statistikat/ Shqiptarët po martohen përherë e në moshë më të madhe

by A R
05/04/2017 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një në çdo shtatë vajza në Shqipëri martohen pa mbushur 19 vjeç ndërsa gjashtë për qind e lindjeve bëhen nga nëna nën 19 vjeç. Megjithatë, mosha e martesës është rritur dhe numri i martesave në moshë të re është pakësuar gjatë vitit të kaluar.

Mosha mesatare e martesës për shqiptarët u rrit në 30.4 vjeç për meshkut dhe 25.1 vjeç për femrat gjatë vitit 2016 ndërkohë që numri i vajzave të martuara në moshë të re ra ndjeshëm në krahasim me vitin 2015, bëhet e ditur nga statistikat e reja të publikuara nga Instituti i Statistikave.

Mosha mesatare e martesës së djemve u rrit nga 29.6 vjeç që qe më 2015 në 30.4 ndërsa mosha mesatare e martesës së vajzave u rrit nga 24.1 në 25.1. Mosha mesatare e martesës është rritur vazhdimisht që nga viti 1990, kur djemtë martoheshin mesatarisht në 27.3 vjeç ndërsa vajzat në 23 vjeç.

Grafik mosha e martesës

Hendeku mes moshës mesatare të djemve dhe vajzave u zvogëlua lehtë në vitin 2016 në 5.3 vjet ndërsa pati shënuar kulmin në vitin 2009, kur dhëndurët ishin mesatarisht 6 vjet më të mëdhenj se sa nuset.

Në vitin 2016 u regjistruan 22,562 martesa, nga të cilat, rreth 3300 martesa i kishin nuset më pak se 19 vjeç ndërsa 179 martesa i kishin nuset më shumë se 50 vjeç. Numri i martessave në moshë të re ka rënë ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Në vitin 2007 p.sh, 29 e vajzave të martuara qe më pak se 19 vjeç ndërsa në vitin 2016 nën 18 vjeç qenë vetëm 15 për qind e vajzave. Shqipëria nuk e lejon martesën nën 18 vjeç me përjashtim të rasteve të rralla, kur leja për martesë jepet nga gjykatat për shkaqe të tilla si shtatëzania në moshë të re.

Nga djemtë, pati vetëm 88 raste kur dhëndri qe nën 19 vjeç.

Pjesa më e madhe e martesave për vajzat kryhen nga mosha 20 deri në 30 vjeç ndërsa për djemtë nga mosha 25 deri në 34 vjeç.

Lindjet në moshë të re pësuan gjithashtu rënie. Gjatë vitit 2016 pati më pak se 2 mijë lindje të kryera nga nëna që kishin më pak se 19 vjeç, ose 6 për qind e totalit të lindjeve. Kulmi në këtë tregues është shënuar në vitin 2008, kur 8.2 për qind e nënave kishte më pak se 19 vjeç. Situata në këtë drejtim është gjithsesi më keq nga sa ka qenë në fillim të viteve 1990. Në atë periudhë, më pak se 3 për qind e lindjeve i përkisnin nënave nën 19 vjeç.

INSTAT publikon gjithashtu edhe martesat sipas muajit të regjistrimit si dhe lindjet sipas muajit të lindjes. Në mënyrë josurprizuese, gushti rezulton muaji më i pëlqyer i martesave pasuar nga shtatori e tetori ndërsa qershori rezulton muaji më i papëlqyer për celebrime.

Sa i përket lindjeve, shtatori rezultoi muaji me numrin më të madh të bebeve të sjella në jetë pasuar nga korriku e gushti. Shkurti e marsi qenë muajt me numrin më të vogël të lindjeve./BIRN/a.m.

Next Post
Rrëfimi i Keti Bazhdarit: Im’atë, në burg nga diktatura që 17 vjeç

Fundi i tmerrshëm i 164 partive bojkotuese nga 171 raste që njeh historia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greva në doganën greke/ Më 27 tetor “paralizohet” qarkullimi i mjeteve në Kakavijë, ja sa do të zgjasë

Do trafikonte 350 kg drogë drejt Greqisë, shpallet në kërkim pronari i kamionit

March 2, 2026
Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

March 2, 2026
Kryeministri i Libanit “godet” Hezobollah-un: Shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të tyre

Kryeministri i Libanit “godet” Hezobollah-un: Shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të tyre

March 2, 2026
“E papranueshme”, edhe ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagon pas sulmit me molotovë në ‘Vilën 31’

Vila 31 nuk duhet djegur

March 2, 2026
Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

March 2, 2026
Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

March 2, 2026
Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

March 2, 2026
Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

March 2, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Mars 2026

March 2, 2026
Problemet me Berishën dhe Kuvendi sot, Basha mbledh deputetët një orë para seancës

PD depoziton në Kuvend raportin për imunitetin e Ballukut: Jemi pro arrestimit!

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In