• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Fundi i tmerrshëm i 164 partive bojkotuese nga 171 raste që njeh historia

by Keti Bazhdari
05/04/2017 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Keti Bazhdari

Duke ndjekur ngjarjet e fundit në Shqipërinë tonë të vogël, as sa një qytet europian, por që sforcohet të prodhojë politikë, sa t’ia kalojë edhe kontinenteve të rëndësishme sa Amerika, të lind natyrshëm interesi të hulumtosh rreth qasjeve të përfërta në historitë e shteteve me demokraci të konsoliduar. Fatkeqësisht gjen vetëm studime të perëndimit që i referohen shembujve të ngjashëm në lindje, Afrikë dhe Amerikë jugore.

Studime që flasin me fakte për pasojat shkatërruese që ka patur bojkotimi i zgjedhjeve në jetën demokratike, sociale, dhe  ekonomike të vendeve.

Bëhet fjalë për 171 raste të bojkotimit të zgjedhjeve në total, të mbajtura në rajone të prapambetura, nga ku vetëm 4% e tyre kanë arritur qëllimin, ndërsa tjerët kanë cuar partitë që kanë ndërmarrë bojkotin si dhe vendin e ekonominë e tij drejt degradimit. Ky 4% osé 7 raste nga 171, që kanë rezultuar të suksesshme, kanë përfshirë kauza me ndjeshmëri të lartë qoftë për qytetarët, të cilët kanë qenë vetë, në shumicë, që e kanë kërkuar dhe mbështetur idenë e boikotit(dhe bëhët fjalë kryesisht për kërcënim për boikot), qoftë për ndërkombëtarët, pasi temat e adresuara me kërcënim për bojkot, kanë prekur cështje më rëndësi gjeostrategjike, duke tërhequr vëmendjen e rajonit e më gjerë. Ndërsa 164 rastet e tjera te boikotimit të zgjedhjeve, kanë qenë një faliment i vërtetë si për partitë që janë përfshirë, si për interesat politike të vendit.( Studimi më i detajuar në fushë është “Ëhy Election Boycotts Are a Bad Idea” i udhëhequr nga Mattheë Frankel.)

Në të gjithë këto shtete si Zambia, Zimbabue, Pakistan, Liban, Kamerun, Kenia Venezuela, etj bojkoti ka sjellur  rikonfigurim të forcave politike të vendit. Partitë bojkotuese të zgjedhjeve, përvecse kanë dalur të shkatërruara dhe pa elektorat pas zgjedhjeve, nuk e kanë rimarrë veten më as gjatë cikleve të tjera zgjedhore. Disa nga shembujt më tipik që përafrohen asaj cfarë po insinuon opozita në Shqipëri, është Zambia, ku partia opozitare më e madhe e quajtur UNIP dhe e udhëhequr nga Kenneth Kuanda, e cila deri në vitin 1991 kishte qenë në pushtet, por që më pas u mund nga Frédéric Chiluba në vitin 1991, vendosi të bojkotojë zgjedhjet e vitit 1996 me pretekstin e riformatimit të reformës zgjedhore, por nga ky bojkot jo vetëm që nuk fitoi asgjë, por përforcoi pozicionin e Chilubës, i cili mori 125 nga 157 vendet në parlament.

E njëjta gjë në Gambia, ku partia “United Democratic Party” UDP shkoi në shkatërrim total pasi bojkotoi zgjedhjet e 2002 me justifikimin se kishte patur parregullsi në zgjedhjen e presidentit në 2001, fakt është që partia në pushtet fitoi 52 nga 55 vendet në parlament.

Në Liban gjithashtu kemi një rast tjetër të ngjashëm kur në vitin 1992 Maronite Cristians bojkotoi zgjedhjet me skuzën e mospërfshirjes së grupeve sirjane në vend, në atë kohë kristjanët dhe muslimanët kishin përfaqësim të barabartë në 128 vendet në parlament, por mungesa e tyre në zgjedhje bëri që partia e tyre të kalonte në minorancë dhe që një grup radikal Shia, i njohur edhe si Hizballah të forcohej aq shumë, sa sot të jetë forcë e rëndësishme në Liban.

Dhe si këto që lexuat më sipër kanë përfunduar 96% të partive pjesëmarrëse nëpër bojkote.

Zgjedhjet janë e vetmja formë që njerëzimi njeh deri më sot për të bërë demokraci, me të mirat e të këqiat e veta. Zgjedhjet nuk janë pronë e askujt, por e drejtë e gjithëkujt dhe për të drejtën vendos vetëm shumica, si për zbatimin, si për abrogimin e saj. Nuk mundet një entitet i zgjedhur, qoftë ky kryetar qeverie, partie, apo kuvendi të delegjitimojë një proces nga i cili rrjedh pushteti i tij. Të gjithë këta burrat që flasin sot pro dhe kundra zgjedhjeve janë produkt i tyre dhe asnjëri nga ata s’ka tagër të dalë mbi procesin. Kushdo që e pretendon, kërkon të imponohet me mjete jodemokratike dhe përbën pastërtisht qasje diktatoriale. Të vendosësh në emër të elektoratit të mos marrësh pjesë në zgjedhje, nuk quhet më tjetërsim i vullnetit sic ndodh rëndom në sistemet e korruptuara, por mohim i vullnetit sic ndodh vetëm në diktaturë dhe jam e bindur që Lulëzim Basha nuk ka formim aq të përciptë sa të bjerë bashkë me Partinë Demokratike në këtë derexhe.

Zgjedhjet në 18 qershor do të mbahen dhe do të jenë vërtetë përcaktuese për fatin e vendit. Cfarë është më e rëndësishme, duket pastërtisht edhe mbështetja e hapur e ndërkombëtarëve, të cilët në kulturën e tyre, as nuk e vënë në diskutim që të votuarit është vetëm e drejtë eskluzive e miliona njerëzve, socialistë, demokratë, socialistë të integruar, sfidistë, libristë, republikanë, demokristianë, ambjentalistë, monarkistë, ballistë, komunistë, progresistë, liberal e konservator, që të shprehen me votë për llogari të asaj force politike, e cila paraqet premisat e duhura për të përfaqësuar më mirë interesat e tyre, të lidhura ngushtë me reformën në drejtësi, Vetting-un dhe cdo reformë tjetër që synon ta tipizojë Shqipërinë si një shtet europian, larg marrëzisë dhe ëndrrave faraonike.

Next Post
Gjykata cakton dy kardiologë për të analizuar shëndetin e Shukri Xhelilit

U dënua me 2.8 vite burg, Shukri Xhelili nën akuzë të re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk paraqitej në punë, Hita shkarkon nga detyra të besuarin e Prodës, Ulian Shpataraku

Nuk paraqitej në punë, Hita shkarkon nga detyra të besuarin e Prodës, Ulian Shpataraku

May 20, 2026
VIDEO/ Aktivistët e Flotiljas lidhen të gjunjëzuar nga forcat izraelite, ministri izraelit tallet me protestuesit, indinjatë në Perëndim

VIDEO/ Aktivistët e Flotiljas lidhen të gjunjëzuar nga forcat izraelite, ministri izraelit tallet me protestuesit, indinjatë në Perëndim

May 20, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

Alibeaj: Fundi i Berishës do të jetë fundi i PD! Me Salianji nuk bashkohem, pasi tradhtoi qëndrimin tonë

May 20, 2026
“Aktivisti shqiptar ndodhet në Izrael”, reagon MEPJ: Po punohet për kthimin e Baki Goxhajt në atdhe

“Aktivisti shqiptar ndodhet në Izrael”, reagon MEPJ: Po punohet për kthimin e Baki Goxhajt në atdhe

May 20, 2026
Nominimi i Eric Wendt , ish-ambasadori Çejku: Kur SPAK përmendet në Senat do të thotë se SHBA kanë vëmendje të madhe

Nominimi i Eric Wendt , ish-ambasadori Çejku: Kur SPAK përmendet në Senat do të thotë se SHBA kanë vëmendje të madhe

May 20, 2026
Përplasjet mes kompanive, Behgjet Pacolli tërhiqet nga Aeroporti i Vlorës: Le ta marrin, nuk dua të luftoj me shtetin

Përplasjet mes kompanive, Behgjet Pacolli tërhiqet nga Aeroporti i Vlorës: Le ta marrin, nuk dua të luftoj me shtetin

May 20, 2026
Zogaj për ambasadorin e ri të SHBA: Gjenerali Wendt do lërë gjurmë më shumë se kushdo, mbështetje e fortë për SPAK

Zogaj për ambasadorin e ri të SHBA: Gjenerali Wendt do lërë gjurmë më shumë se kushdo, mbështetje e fortë për SPAK

May 20, 2026
Ambasadori i ri i SHBA, Vangjeli: Wendt, si një kostum i prerë dhe i qepur me porosi për nevojat që ka Shqipëria

Ambasadori i ri i SHBA, Vangjeli: Wendt, si një kostum i prerë dhe i qepur me porosi për nevojat që ka Shqipëria

May 20, 2026
Ilir Meta flet për letrën që trazoi politikën: Ja çfarë i kërkova kreut të SPAK-ut Klodian Braho

Ilir Meta flet për letrën që trazoi politikën: Ja çfarë i kërkova kreut të SPAK-ut Klodian Braho

May 20, 2026
KLGJ njofton vakanca për gjyqtarët e vettingut, Alma Faskaj emërohet komisionere e Avokatit të Popullit

KLGJ njofton vakanca për gjyqtarët e vettingut, Alma Faskaj emërohet komisionere e Avokatit të Popullit

May 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In