• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Statistikat/ Plot 57 mln euro nga eksporti i energjisë, prodhimi më i lartë historik në 2018-ën

by A R
18/07/2018 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka publikuar treguesit ekonomiko-financiare dhe operacional të 6-Mujorit të parë të vitit 2018. 

Këtë periudhë janë htyer rekordet hisotrike të fitimi si pasojë e reshjeve të shumta. Arkëtimet nga eksporti i energjisë janë plot 57.1 milionë euro, ose 48.8 Milion Euro më shumë se viti 2017.

Kjo periudhë rezultoi të jetë me prurje 621 m /s shume më të larta se mesatarja shumëvjecare (407 m /s) dhe njekohësisht i krahasueshëm me gjashtëmujorin e parë të viteve 2010 (691 m /s) dhe 2013 (629 m /s). 

Prodhimi i kaskadës në 6-Mujorin e parë të këtij viti është 3,914 GWh ose rreth 53% më shumë se mesatarja e 15 viteve të fundit (2557 GWh) si dhe rreth 200 GWh më shumë se në vitin 2013, për të njejtën sasi prurjesh. Gjatë kësaj periudhe, u rregjistruan vlerat më të larta historike të prodhimit ditor (29,121 MWh), të prodhimit mujor (848.5 GWh), dhe të rezervës energjetike në fillim të muajit Korrik (1,399 GWh). Për shkak të rehabilitimit në HEC Koman dhe kufizimeve në transmetim, kapacitet gjeneruese të disponueshme për shfrytëzim gjatë periudhës ishin rreth 161 MW më të vogla se në vitet 2010 e 2013. 

Ndërkohë që për nivele pothuajse të njejta prodhimi, shkarkimet pa prodhim të energjisë elektrike në vitin 2018 ishin rreth 40% më të ulta se ato 2010. Për të njëjtën periudhë, rezerva energjetike e Kaskadës në vitin 2018 u rrit me rreth 288 GWh, ndërkohë që në 2010 (megjithëse me prurje më të larta) ajo u rrit me vetem 21 GWh. 

Të ardhurat e krijuara nga shoqëria në këtë periudhë shkojnë në 10,9 miliard lekë prej të cilave: 3 miliard lekë si rezultat i shitjes së 1.99 TWh energji tek OSHEE, 7.13 miliard lek nga shitja e 1.99 TWh energji në tregun e parregulluar, 581 milion lekë nga shitjet e shërbimeve energjetike dhe 224 milion lekë nga shitblerjet e energjisë për optimizim ekonomik.

Në fund të Qershorit 2018, llogaritë e pagueshme detyrime rezultojnë në 37,984,060,000 lek ndërsa llogaritë e arkëtueshme janë 59,242,070,000 lek. Fitimi neto operacional për periudhën Janar-Qershor 2018 rezulton të jetë 6,199,243,000 lek. 

Reshjet intensive gjatë 6-Mujorit të parë (dhe kryesisht në periudhën Janar –Prill) ishin një dëshmi që jo vetëm që nuk u kompromentua siguria e digave, por u arrit të maksimizohej sasia e energjisë së shitur në raport me shkarkimet e ujit pa prodhim energjie, duke mundësuar në të njëjtën kohë edhe kontroll më të mire dhe minimizim të vërshimeve të ujit zonën e nën Shkodrës.

Shpenzimet për blerje energjie nga tregu i parregulluar (Import) kanë ardhur duke u reduktuar dhe në 6-Mujorin e parë të vitit 2018 nuk kemi import energjie. Të ardhurat nga shitja e energjisë në tregun e parregulluar (eksport) kanë ardhur duke u rritur dhe në 6-Mujorin e parë të vitit 2018 rezultojne 57.1 milion euro. Thënë ndryshe, 48.8 Milion Euro më shumë se viti 2017 dhe 34.5 Milion Euro më shumë se mesatarja e 5 viteve të fundit. 

Optimizimi ekonomik i mundëson KESH sigurimin e të ardhurave shtesë, si rrjedhoje e diferencës midis çmimeve të shitjes dhe të blerjes së energjisë pa ndikuar në rezervën energjitike. Proçesi i optimizimit realizohet, në ato momente që lejon sistemi, duke blerë një sasi energjie gjatë orëve të natës (kur çmimi i energjisë është i ulët) dhe duke e shitur po të njëjtën sasi energjie me çmim më të lartë gjatë orëve të ditës. Nga ky aktivitet në 6-Mujorin e parë të vitit KESH ka arritur të sigurojë 482,031 Euro të ardhura.

Në qershor 2018 u lëvrua kësti i parë i kredisë së BERZH në shumën 14.460 mld. lekë me të cilat janë mbyllur 3 linja OD dhe është ulur limiti i dy linjave të tjera duke ulur shpenzimet për interesa. Në qershor 2018 u lëvrua kësti i parë i kredisë së BERZH në shumën 14.460 mld. lekë me të cilat janë mbyllur 3 linja OD dhe është ulur limiti i dy linjave të tjera duke ulur shpenzimet për interesa. 

Në gjysmën e parë të vitit, KESH ka paguar 1,638,340,000 lekë si detyrime tatimore përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Tatimin mbi Fitimin, Sigurime Shoqërore e Shëndetësore dhe Taksa e tarifa të tjera. 

Përmirësimi i situatës ekonomike të KESH sh.a. gjatë 6 mujorit të I të vitit 2018 ka sjellë uljen e detyrimeve ndaj të tretëve. 

Të ardhurat e realizuara nga shitjet e energjisë elektrike në tregun e parregulluar (Eksport) gjatë 6 Mujorit të parë të vitit 2018 janë përdorur për vijueshmërinë e aktivitetit minimal operacional të shoqërisë (shpenzime për paga; sigurime shoqërore e shëndetësore; shpenzime për interesa të linjave të overdrafteve) pa realizuar asnjë investim të ri për këtë periudhë të vitit 2018. 

Ndërkaq, janë shlyer 100% detyrimet prej 700 milion lekësh ndaj Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për tarifën koncesionare për energjinë e prodhuar nga PPE&PVE për vitet 2012-2016. Është shlyer edhe detyrimi ndaj PPE&PVE me vlerë rreth 500 milion lekë, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Lartë Nr.239, për shfuqizimin e Venidmeve të ERE nr.143/144, datë 26.12.2014. 

Gjithashtu është likujduar dëmshpërblimi i mbetur ndaj banorëve të Qarkut Shkodër të prekur nga përmbytjet e vitit 2010, në zbatim të VKM nr.295, datë 05.04.2017 në vlerën rreth 40 milion lekë për 6-Mujorin e parë 2018 duke shlyer në total 290 nga rreth 330 milion lekë që ishte vlera e mbetur e detyrimit./a.m.

Next Post
Gënjeshtra që shkaktoi 39 milionë viktima, si nisi Lufta e Parë Botërore

Gënjeshtra që shkaktoi 39 milionë viktima, si nisi Lufta e Parë Botërore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dinamo “shkërmoq” Partizanin në derbi, 6 gola në Vorë! Blutë triumfojnë 4-2 ndaj të kuqve

Dinamo “shkërmoq” Partizanin në derbi, 6 gola në Vorë! Blutë triumfojnë 4-2 ndaj të kuqve

September 12, 2026
Rama takim në Vlorë për reformën territoriale, Çuçi zbulon çfarë u diskutua: Sot nuk morëm vendime

Rama takim në Vlorë për reformën territoriale, Çuçi zbulon çfarë u diskutua: Sot nuk morëm vendime

September 12, 2026
Ndërpritet ndeshja në Kategorinë e Parë, Lorenc Trashi bie në fushë pa ndjenja, transportohet në spital

Ndërpritet ndeshja në Kategorinë e Parë, Lorenc Trashi bie në fushë pa ndjenja, transportohet në spital

September 12, 2026
Xi Jinping: Vendet e BRICS duhet të mbajnë një vizion të sigurisë së përbashkët, gjithëpërfshirëse, bashkëpunuese dhe të qëndrueshme

Xi Jinping: Vendet e BRICS duhet të mbajnë një vizion të sigurisë së përbashkët, gjithëpërfshirëse, bashkëpunuese dhe të qëndrueshme

September 12, 2026
Dalin pamjet e frikshme nga kamerat e sigurisë/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë

Dalin pamjet e frikshme nga kamerat e sigurisë/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë

September 12, 2026
Specialistët e Kadastrës zbarkojnë në Himarë për pronat: Pas Palasës, nis procesi i verifikimit derë më derë edhe në Piqeras

Specialistët e Kadastrës zbarkojnë në Himarë për pronat: Pas Palasës, nis procesi i verifikimit derë më derë edhe në Piqeras

September 12, 2026
Zelenskyy pas takimit me Trump: Në fokus mbrojtja ajrore, e rëndësishme që procesi diplomatik të rigjallërohet - Euronews Albania

Zelensky i kërkon Trumpit goditje të fortë ndaj Rusisë: Çfarë po presim?

September 12, 2026
A do të rikthehet në garën për kryeministre? Vjosa Osmani zbulon planet pas Presidencës

A do të rikthehet në garën për kryeministre? Vjosa Osmani zbulon planet pas Presidencës

September 12, 2026
Arratisja e Gentian Çipit! Media greke publikon fotot e sendeve të sekuestruara gjatë operacionit të vitit 2025

Arratisja e Gentian Çipit! Media greke publikon fotot e sendeve të sekuestruara gjatë operacionit të vitit 2025

September 12, 2026
Grenell mbështet Thaçin para vendimit të Hagës: Ka mbështetje dypartiake amerikane për ish-presidentin e Kosovës

Grenell mbështet Thaçin para vendimit të Hagës: Ka mbështetje dypartiake amerikane për ish-presidentin e Kosovës

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com