• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Statistikat, Franca hyn në Kupën e Botës më e “lodhur” se rivalët

by A R
11/06/2026 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kombëtarja e Francës duhet të përballet jo vetëm me temperaturat e larta, por edhe me lodhjen fizike nëse synon të fitojë trofeun e Kupën e Botës.

Skuadra e Didier Deschamps ka zhvilluar më shumë ndeshje se çdo kombëtare tjetër mes ekipeve kryesore, me gjithsej 1,341 ndeshje që arrijnë në 98,895 minuta lojë.

Mbrojtësi qendror i Crystal Palace, Maxence Lacroix, kryeson te lojtarët francezë për numrin e ndeshjeve si titullar (58) dhe minutat e luajtura (5.009), megjithëse 26-vjeçari pritet të ketë një rol më shumë si alternativë në kombëtaren e “Gjelave”.

Sulmuesi i Bayern Munich, Michael Olise, ish-lojtar i Crystal Palace, ka regjistruar më shumë paraqitje (65), por për shkak se ka hyrë nga stoli në 12 raste, renditet i dyti për minutat e luajtura (4.942).

Olise është një nga 11 lojtarët francez, që morën pjesë në Kupën e Botës për Klube. Edhe Portugalia kishte 11 përfaqësues, ndërsa vetëm Gjermania kishte më shumë, me 12 lojtarë aktivë në turneun e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara verën e kaluar.

Në renditjen e kombëtareve, Portugalia vjen e dyta me 1.299 ndeshje dhe 96.405 minuta të luajtura.

Skuadra e Roberto Martinez do të ishte edhe më afër Francës në krye nëse Bruno Fernandes dhe Diogo Dalot do të kishin zhvilluar më shumë ndeshje me Manchester United. “Djajtë e Kuq” nuk arritën të kualifikoheshin në Evropë dhe luajtën vetëm një ndeshje si në FA Cup ashtu edhe në EFL Cup.

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Vitinha, zhvilloi më shumë ndeshje se kushdo tjetër (66), duke arritur deri në finalen e Kupës së Botës për Klube dhe duke fituar Ligën e Kampionëve, sipas BBC.

Ndërkohë, Cristiano Ronaldo ishte titullar në të gjitha 44 ndeshjet që luajti për Al-Nassr dhe Portugalinë.

Anglia renditet e treta. Skuadra e Thomas Tuchel ka luajtur më shumë ndeshje se Portugalia (1.304), por ka më pak aktivizime si titullarë (1.051 kundrejt 1.092).

Ngarkesa fizike e Harry Kane mund të jetë shqetësuese, pasi kapiteni anglez, që muajin e ardhshëm mbush 33 vjeç, ka zhvilluar 63 ndeshje për Bayern Munich.

Morgan Rogers është lojtari më i aktivizuar i Anglisë, me 64 paraqitje dhe 5.037 minuta të luajtura për Aston Villa dhe kombëtaren.

Anglia ka gjithashtu numrin më të madh të lojtarëve me 50 ose më shumë ndeshje si titullarë (shtatë), e ndjekur nga Belgjika, Gjermania dhe Portugalia me nga gjashtë.

Për Gjermaninë, mbrojtësi i Bayern Munich, Jonathan Tah, ka luajtur më shumë minuta (4.923) se çdo lojtar tjetër në skuadrën e Julian Nagelsmann.

Me vetëm tre lojtarë që kanë nisur mbi 50 ndeshje si titullarë dhe me një skuadër që mund të përshtatet më mirë me temperaturat e larta, Brazili mund të konsiderohet një pretendent serioz.

Sulmuesi i Real Madrid, Vinicius Junior, ka regjistruar më shumë paraqitje (67), ndërsa mbrojtësi i Flamengos, Leo Pereira, ka kaluar më shumë kohë në fushë, me 5.559 minuta.

Argjentina do të synojë të mbrojë titullin e fituar në Katar dhe ka vetëm katër lojtarë me 50 ose më shumë ndeshje si titullarë.

Mes tyre është sulmuesi i Palmeiras, Jose Manuel Lopez, i cili ka zhvilluar plot 76 ndeshje, 59 prej tyre si titullar.

Lopez ka luajtur 5.174 minuta, pothuajse identike me 5.173 minutat e mesfushorit të Chelsea, Enzo Fernandez, i cili ka regjistruar 65 paraqitje.

Lionel Messi, i cili mbush 39 vjeç më vonë këtë muaj, hyn në turne pasi ka luajtur 51 ndeshje gjatë sezonit, vetëm tri prej tyre si zëvendësues.

Argjentina ka më pak minuta dhe aktivizime si titullarë në total sesa çdo kombëtare tjetër që konsiderohet favorite nga kompanitë e basteve.

Te Spanja, statistikat janë ndikuar nga dëmtimet e lojtarëve si Rodri i Manchester City dhe mesfushori i Barcelonës, Gavi.

Vetëm sulmuesi belg Romelu Lukaku, me nëntë ndeshje, ka më pak paraqitje këtë sezon sesa Gavi, i cili ka luajtur 14 ndeshje, mes 260 lojtarëve të analizuar.

Mesfushori i Arsenalit, Martin Zubimendi, kryeson te Spanja për numrin e ndeshjeve (63), ndërsa mbrojtësi i Chelsea, Marc Cucurella, ka më shumë minuta të luajtura (4.981).

Pas Spanjës, numri total i minutave bie ndjeshëm për Belgjikën, Holandën dhe Marokun. Megjithatë, të këto kombëtare kanë yje që renditen mes 10 lojtarëve me ngarkesën më të madhe të sezonit.

Next Post
A i është hequr non-grata? DASH reagon për Berishën, por hesht për familjarët e tij

A i është hequr non-grata? DASH reagon për Berishën, por hesht për familjarët e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Terrori në Paris! Sulmoi me thika tre gra në rrugë, 31-vjeçari: Më urdhëroi Allahu ta bëj!

Terrori në Paris! Sulmoi me thika tre gra në rrugë, 31-vjeçari: Më urdhëroi Allahu ta bëj!

July 27, 2026
“Nuk publikohen shifrat”, alarm në Uashington për stokun e raketave amerikane në përballjen me Iranin

“Nuk publikohen shifrat”, alarm në Uashington për stokun e raketave amerikane në përballjen me Iranin

July 27, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

“Po flasim dhe gjërat po shkojnë mirë”, Trump: Irani kërkoi dialog pas presionit të SHBA-së

July 27, 2026
Gjykata e Lartë e Brazilit lë në fuqi arrestin e Ervin Matës, vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë

Gjykata e Lartë e Brazilit lë në fuqi arrestin e Ervin Matës, vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë

July 27, 2026
E marta e nxehtë në Shtëpinë e Bardhë, Trump pret Zelenskyyn dhe Netanyahun, takimet që mund të vendosin fatin e dy krizave botërore

E marta e nxehtë në Shtëpinë e Bardhë, Trump pret Zelenskyyn dhe Netanyahun, takimet që mund të vendosin fatin e dy krizave botërore

July 27, 2026
Dita e 58-të, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 58-të, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

July 27, 2026
Dokumenti i huas me SHBA-në, Çupi: Shehaj duhet të përballet me drejtësinë, është një ngjarje shumë e rëndë!

Dokumenti i huas me SHBA-në, Çupi: Shehaj duhet të përballet me drejtësinë, është një ngjarje shumë e rëndë!

July 27, 2026
Kërkesa për mocion me debat për protestat, Balla: S’e njohim PD si përfaqësuese të tyre

Rrëzimi i punonjëses së Kuvendit, Balla sulmon Shehajn: Ka dhunuar një vajzë, një nënë!

July 27, 2026
Ulen çmimet e naftës në tregjet botërore, sinjalet për qetësim mes SHBA-së dhe Iranit ndikojnë tregun

Ulen çmimet e naftës në tregjet botërore, sinjalet për qetësim mes SHBA-së dhe Iranit ndikojnë tregun

July 27, 2026
Kosovë, 10 ditë nga seanca konstituive e Kuvendit, Konjufca: Ka gatishmëri për bashkëpunim me LDK-në!

Kosovë, 10 ditë nga seanca konstituive e Kuvendit, Konjufca: Ka gatishmëri për bashkëpunim me LDK-në!

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In