• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Statistikat e investimeve të huaja/ Greqia e para me 24 %, Italia zbret e katërta

by A R
01/10/2016 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse ndodhet në një krizë të thellë prej 8 vjetësh, Greqia vazhdon të mbetet investitori më i madh i huaj në ekonominë shqiptare. Të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në fund të tremujorit të dytë vlera e aseteve që kompanitë greke zotërojnë në ekonominë shqiptare ishte 1 miliardë e 253 milionë euro, ose sa 24 përqind e totalit të investimeve të huaja në Shqipëri.

Sipas Bankës së Shqipërisë, stoku i investimeve që kompanitë e huaja kanë realizuar ndër vite në Shqipëri është 5 miliardë e 229 milionë euro dhe dominimi i kompanive greke duket i pasfidueshëm për shkak të diferencës së madhe me vendet e tjera.

Sipas Bankës, pas Greqisë investitori i dytë më i madh në Shqipëri është Holanda me 753 milionë euro, ose sa 14.5 përqind e totalit të investimeve të huaja direkte. Kanadaja renditet në vendin e tretë me 645 milionë euro, ndërsa Italia dikur investitori i huaj më i madh në Shqipëri tashmë ka zbritur në vendin e katërt.

Sipas statistikave, aktualisht vlera e aseteve të zotëruara nga kompanitë italiane në Shqipëri është 555 milionë euro, ose sa 10.6 përqind e totalit të kapitalit që ka ardhur nga jashtë.

Por cilët janë sektorët kryesorë ku ka shkuar kapitali i huaj? Vendin e parë e zë industria e telekomunikacionit, në të cilën janë investuar 1 miliardë e 249 milionë euro. Pas komunikacionit, vjen sektori financiar dhe ai i sigurimeve me 869 milionë euro dhe në vendin e tretë renditen investimet në sektorin e energjisë elektrike, pra hidrocentralet me 705 milionë euro raporton tch.

Të dhënat tregojnë pas zbehjes së naftës, ai i energjisë elektrike është shndërruar sektori që po mban lart ritmin e investimeve të huaja në Shqipëri. Në tremujorin e dytë mbi 58 përqind e investimeve totale nga jashtë ishin pikërisht në sektorin e energjisë elektrike, ku pjesën më të madhe e ka patur Kaskada e Devollit. /a.m.

Next Post
FOTOT/ Dasmë në kryeministri, çifti bashkëpunëtor me Ramën lidh kurorë

FOTOT/ Dasmë në kryeministri, çifti bashkëpunëtor me Ramën lidh kurorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet parlamentare në Letoni, votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

Zgjedhjet parlamentare në Letoni, votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

October 3, 2026
Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

October 3, 2026
“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

October 3, 2026
Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

October 3, 2026
Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

October 3, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Opozita e Taiwanit…

October 3, 2026
Rey Manaj optimist pas humbjes me Finlandën: Në fund do dalim të parët!

Rey Manaj optimist pas humbjes me Finlandën: Në fund do dalim të parët!

October 3, 2026
Kush duhet të turpërohet?

Kush duhet të turpërohet?

October 3, 2026
Kreshnik Spahiu komenton reagimin e Eli Farës pas publikimit të videove intime: Duke mbrojtur alibinë e Hilës, u bë bashkëpunëtore

Kreshnik Spahiu komenton reagimin e Eli Farës pas publikimit të videove intime: Duke mbrojtur alibinë e Hilës, u bë bashkëpunëtore

October 3, 2026
Shqipëria nis me gol, por kartoni i kuq i Berishës përmbys gjithçka! Finlanda mposht kuqezinjtë 2-1 në Helsinki

Shqipëria nis me gol, por kartoni i kuq i Berishës përmbys gjithçka! Finlanda mposht kuqezinjtë 2-1 në Helsinki

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com