• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Statistikat e BSH: Rritet me 14 % kredia konsumatore

by A R
17/11/2016 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka Qëndrore bën të ditur se, në fund të shtatorit totali i kredisë konsumatore, përfshi overdraftet, arriti në mbi 43 miliardë lekë, me një rritje me 14% që nga fillimi i vitit.

Ekspertet shprehen se rritja e kredisë konsumatore po jep një ndikim pozitiv në përmirësimin e kërkesës së brendshme në ekonomi. Kreditimi eshte një faktor që po fiton peshë në mbështetjen e rritjes ekonomike. Bankat e kanë përqendruara vëmendjen e tyre në veçanti te individët dhe kjo dëshmohet jo vetëm nga rritja e portofolit të kredisë në këtë segment, por edhe nga vrojtimet për standardet e kredisë.

Ndërsa standardet e kredisë për biznesin ngelen të shtrënguara, ato të kreditimit të individëve janë në lehtësim të vazhdueshëm. E njëjta gjë vërehet te normat e interesit. Sipas Bankës së Shqipërisë, interesat e kredive të reja për individët gjatë muajt shtator janë më të ulëta krahasuar me interesat për bizneset, në të gjitha monedhat kryesore.

Kështu, interesi mesatar i kredive të reja në lekë për individët në shtator ishte pak më shumë se 7%, ndërsa për bizneset ishte 10.25%. Në euro, individët u kredituan mesatarisht me një interes 3.74%, ndërsa bizneset me 5.8%. Ndryshimet në normat e interesit reflektojnë një perceptim më të lartë rreziku që ekziston rreth bizneseve dhe që shpjegon standardet më të shtrënguara të kreditimit shkruan ATA.

Megjithatë, ekspertët e Bankës së Shqipërisë janë optimistë se standardet e kreditimit të bizneseve do të lehtësohen, pasi ekonomia reale të ketë hyrë në një rrugë përmirësimi të qëndrueshëm. Sipas ekspertëve, bankat kanë nevojë të shohin një historik të caktuar pozitiv në bilancet e shoqërive private.

Një tjetër faktor, i nënvizuar edhe në deklaratën e politikës monetare, është paketa e masave për uljen e kredive të këqija, ku bizneset mbajnë peshën kryesore. Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe rregullator i mbledhjes së kredive të këqija vlerësohet se do të ketë një ndikim të konsiderueshëm në gjallërimin e kreditimit të biznesit./a.m.

Next Post
72 vjetori i çlirimit të Tiranës, Meta: Të shohim drejt BE-së, Veliaj: Një ditë që kujton orientimin perëndimor

72 vjetori i çlirimit të Tiranës, Meta: Të shohim drejt BE-së, Veliaj: Një ditë që kujton orientimin perëndimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministria e Jashtme e Kinës thekson marrëveshjen kryesore mes Xi-t dhe Modit: Kina dhe India duhet të jenë partnere

Ministria e Jashtme e Kinës thekson marrëveshjen kryesore mes Xi-t dhe Modit: Kina dhe India duhet të jenë partnere

September 15, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

24 orë para verdiktit

September 15, 2026
Zjarr i përmasave të mëdha në Gjirokastër, rrezikohen banesat dhe fabrika e ujit

Zjarr i përmasave të mëdha në Gjirokastër, rrezikohen banesat dhe fabrika e ujit

September 15, 2026
Gykata e Brazilit miraton unanimisht ekstradimin e Ervin Matës

Gykata e Brazilit miraton unanimisht ekstradimin e Ervin Matës

September 15, 2026
Shtatorja e Mbretëreshës Teuta vendoset te “Ballkoni Panoramik”

Shtatorja e Mbretëreshës Teuta vendoset te “Ballkoni Panoramik”

September 15, 2026
Burg të riut që u kap me 4 kg heroinë në kamion në portin e Durrësit

“Rruga e kokainës” drejt Durrësit, 38 ditë në det, nga Brazili, përmes Marokut e Greqisë

September 15, 2026
“Më vjen turp…”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji duhet të kthehet, kemi gati materialin

“Më vjen turp…”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji duhet të kthehet, kemi gati materialin

September 15, 2026
Fillon lufta e “yjeve”, ushtria amerikane zbulon se ka armë në hapësirë

Fillon lufta e “yjeve”, ushtria amerikane zbulon se ka armë në hapësirë

September 15, 2026
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret axhendën në Shkodër, niset urgjent drejt Tiranës

“Tirana me kokë të prerë” / Rama reagon pas vendimit për Veliajn: Kalvar unik në Europë! Kryetari i pagëzuar nga GJK nuk mund të lëvizë nga qelia

September 15, 2026
Terrori që vetëm Pupin mund ta shohë

Terrori që vetëm Pupin mund ta shohë

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com