• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

STATISTIKAT/ Burgjet ‘mbipopullohen’ të dënuartit për drogë

by Java News
02/11/2018 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Popullsia në sistemin e burgjeve në Shqipëri ra me 9% në vitin 2017 krahasuar me 2016-n, e shkaktuar nga rënia e të burgosurve për kategorinë e krimeve “të tjera”, ku përfshihen dënimet për vepra të lehta penale, ndërkohë që numri i të dënuarve për krime në fushën e drogës u rrit me 23%, duke e bërë drogën shkakun kryesor të rënies së shqiptarëve në burg.

Të burgosurit në total ishin 5,418 vetë më 2017. Nga këta, 1602 janë të burgosur për krime në fushën e drogës, çka përbën 29 për qind të popullsisë së burgjeve dhe shënon një rritje prej 40 për qind në krahasim me vitin 2014. Vitin e kaluar, 21 % e të gjithë të burgosurve ishin pas hekurave për drogë, ndërsa katër vjet më parë, një në pesë të burgosur kishte kryer këtë vepër penale.

Numri i të burgosurve në Shqipëri shënoi kulmin në vitin 2015, falë disa fushatave të debatueshme të ndërmarra nga qeveria në emër të rivendosjes së ligjshmërisë, të cilat dërguan në burg një numër shqiptarësh për vjedhje të energjisë elektrike, ndërtime pa leje apo shkelje të kodit rrugor. Dallga e këtyre dënimeve ra pas vitit 2016 duke sjellë edhe rënien e numrit të shqiptarëve të privuar nga liria.

Ndërkohë, numri i shqiptarëve pas hekurave të dënuar apo të dyshuar për vjedhje ka pësuar rënie të ndjeshme gjatë katër viteve të fundit, ndërsa dënimet për drogë janë rritur. Ndonëse Shqipëria njihet për praninë e mbi 40 organizatave kriminale, sipas Ministrisë së Brendshme, numri i të dënuarve të burgosur për këtë vepër penale ishte më 2017 vetëm 26 vetë. Shumica dërrmuese e të burgosurve për drogë nuk janë dënuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Të dhënat mbi popullsinë në burgje pasqyrojnë numrin mesatar të të burgosurve përgjatë periudhës 12 mujore dhe jo numrin e shqiptarëve të dënuar apo ata që e kanë vuajtur burgun./Reporter.al

ma.me

Next Post
Meta uron Trump për 242-vjetorin e Pavarësisë: Shqipëria solidare me SHBA

Dekretimi i Ministrit të ri të Brendshëm, Meta: Do gjej kohë të marr vendimin e duhur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta para Parlamentit, 21 protestues nën hetim dhe 2 në pranga pas përplasjeve me policinë

Protesta para Parlamentit, 21 protestues nën hetim dhe 2 në pranga pas përplasjeve me policinë

July 24, 2026
Aksioni i policisë në kampin e MEK, Çupi: Dje ishe pika kulmore, hetimet kishin nisur kohë më parë

Çupi sulmon Berishën: Është një nga armiqtë e Shqipërisë dhe eksponent i shkatërrimit të vendit

July 24, 2026
VIDEO / Në kërkim të Nertil Buzit, RENEA ‘blindon’ pikat kyçe të Roskovecit, dalin pamjet

VIDEO / Në kërkim të Nertil Buzit, RENEA ‘blindon’ pikat kyçe të Roskovecit, dalin pamjet

July 24, 2026
“Ti pa mua nuk bën”, studentja që la Tiranën pas ndarjes dhe hakmarrja tragjike e 35-vjeçarit`

“Ti pa mua nuk bën”, studentja që la Tiranën pas ndarjes dhe hakmarrja tragjike e 35-vjeçarit`

July 24, 2026
“Sa është paguar Dado për të rrëmbyer Veliajn?”. Ish-prokurori kërkon të jetë dëshmitar në gjyq: Më hoqi Ina Rama

“Sa është paguar Dado për të rrëmbyer Veliajn?”. Ish-prokurori kërkon të jetë dëshmitar në gjyq: Më hoqi Ina Rama

July 24, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Veliaj shpërthen në gjykatë: Më rrëmbyen nga detyra, Ols Dado nuk është prokuror!

July 24, 2026
Vrasësi i Roskovecit liron ish-gruan, Policia rrethon zonën ku fshihet?

Vrasësi i Roskovecit liron ish-gruan, Policia rrethon zonën ku fshihet?

July 24, 2026
Nga shpresa për paqe te “parfumi i Anchorage”: Rusia humb besimin te Trump

Nga shpresa për paqe te “parfumi i Anchorage”: Rusia humb besimin te Trump

July 24, 2026
Vetëm të iki ky…

TABELA E ÇMIMEVE / Krahasuar me 2013…

July 24, 2026
Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng me forcë ish-gruan, kush është autori i ngjarjes në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng me forcë ish-gruan, kush është autori i ngjarjes në Roskovec

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In