• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Statistikat/ Bankat lehtësuan kreditë për individin dhe i shtrënguan për bizneset

by A R
16/01/2017 21:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka e Shqipërisë publikoi të hënën, rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues në vend për treguan për tremujorin e katërt të vitit 2016, ku evidenton se bankat shtrëngun standardet e kreditimit për bizneset e mëdha dhe i lehtësuan ato për individët.

Sipas BSH-së, shtrëngimi i standardeve të kreditimit për bizneset është shënuar në segmentin e ndërmarrjeve të mëdha, ndërsa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme standardet kanë mbetur të pandryshuara.

Për individët, bankat kanë vijuar të lehtësojnë standardet për kredinë konsumatore, ndërsa standardet për kredinë për blerje banese kanë mbetur thuajse të pandryshuara nga një tremujor më parë.

Faktorët kryesorë që ndikuan në shtrëngimin e standardeve të bankave për kredinë dhënë bizneseve vijojnë të mbeten faktorët që lidhen me problemet specifike të sektorit, kreditë me probleme dhe perceptimi i bankave mbi situatën makroekonomike. Ndërkohë, konkurrenca në tregun bankar, niveli i likuiditetit të bankave dhe mjaftueshmëria e kapitalit, janë faktorë që kanë ndikuar në kahun lehtësues të standardeve të kredisë dhënë individëve.

Raporti vëren se, politika shtrënguese e bankave ndaj kredive për biznese u zbatua kryesisht nëpërmjet rritjes së kërkesave për kolateral, ndërsa lehtësimi i kushteve të kredisë për individë u zbatua nëpërmjet ngushtimit të marzhit mesatar për kreditë, zvogëlimit të komisioneve dhe rritjes së raportit të kërkuar të këstit ndaj të ardhurave.

Ndërsa kërkesa për kredi në tremujorin e katërt të vitit 2016 u raportua me rritje nga ekspertët e bankave, më e dukshme kjo për individët. Rritja e kërkesës së individëve është regjistruar kryesisht për kredi konsumatore dhe në një masë më të ulët për blerje banese. Për sa i takon kërkesës së bizneseve, ajo raportohet thuajse e pandryshuar, me një prirje të lehtë në rritje, kryesisht nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

“Bankat presin shtrëngim të standardeve të kreditimit për bizneset e mëdha në tremujorin e parë të vitit 2017. Ndërkohë, standardet për bizneset e vogla dhe të mesme dhe për individë pritet të lehtësohen gjatë të njëjtës periudhë. Kërkesa për kredi parashikohet në rritje, si për bizneset ashtu edhe për individët”, citon raporti i BSH-së./a.m.

Next Post
Bugajski: Reagimi i BE ndaj provokimeve serbe mjaft i dobët, rrezikohet destabilizimi

Bugajski: Reagimi i BE ndaj provokimeve serbe mjaft i dobët, rrezikohet destabilizimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Parlamenti i krimit”, Berisha: Ky sistem duhet të marrë fund! Opozita, zëri i kërkesave të studentëve

“Parlamenti i krimit”, Berisha: Ky sistem duhet të marrë fund! Opozita, zëri i kërkesave të studentëve

October 22, 2026
Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

October 22, 2026
Rama nga Samiti i Procesit të Berlinit: Një ritual i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor

Rama nga Samiti i Procesit të Berlinit: Një ritual i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor

October 22, 2026
Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

GJKKO vendos që gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa avokatë, gjoba për katër mbrojtësit

October 22, 2026
Vërejtje në biografi

“Në 2013 i quanim pazare të pushtetit në ikje”/ Tare kundër Qeverisë për dhënien me qira të kalave historike

October 22, 2026
Rudina Hajdari për 12 nëntorin: Populli i dha mesazh Ramës, nuk ka më popullaritet!

“Edhe Azemi u ul me Ramiz Alinë”/ Hajdari u bën thirrje studentëve të pranojnë dialogun me Ramën: Mos e humbni mundësinë!

October 22, 2026
Gjykata e Tiranës liroi 18 protestuesit e arrestuar, zbardhet vendimi

Gjykata e Tiranës liroi 18 protestuesit e arrestuar, zbardhet vendimi

October 22, 2026
Kalimi direkt në votim, Flamur Noka i grabit kartonët deputetëve të mazhorancës

Kalimi direkt në votim, Flamur Noka i grabit kartonët deputetëve të mazhorancës

October 22, 2026
Deputeti i PD shtyn ish-ministrin, i gjuan me bllokun e votimit në kokë! Tenton të godasë edhe Çuçin

Deputeti i PD shtyn ish-ministrin, i gjuan me bllokun e votimit në kokë! Tenton të godasë edhe Çuçin

October 22, 2026
“Askush nuk ka të drejtë të sulmojë Policinë e Shtetit”, Gogu dënon dhunën në protestë

82 të rinj nisin praktikën në institucionet e Drejtësisë, Gogu: T’u japim arsye për të besuar se e ardhmja ndërtohet në Shqipëri

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In