• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Bugajski: Reagimi i BE ndaj provokimeve serbe mjaft i dobët, rrezikohet destabilizimi

by A R
16/01/2017 21:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti i njohur politik, Janusz Bugajski, nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, që është njohës shumë i mirë i politikave Euroaziatike, në një deklarim për RTK ka folur për provokimet e fundit serbo-ruse në Kosovë dhe rajon.

Bugajski konsideron se provokimi i Serbisë mund të jetë me pasoja ndërkombëtare.

“Pa miratimin e Prishtinës asgjë nuk mund të dërgoni njëanshmërisht në një shtet të pavarur. Do të ketë pasoja. E pasojat nuk do të jenë vetëm bilaterale por duhet të jenë pasoja ndërkombëtare. Me pak fjalë Serbia do t’i bartë pasojat në marrëdhëniet e saja me Shtetet e Bashkuara ashtu edhe me BE-në”, ka thënë Bugajski.

I pyetur nëse BE-ja duhet të reagojë kundër Serbisë, Bugajski thotë se  patjetër që BE-ja duhet ta qortojë shtetin serb…

“Mendoj se për momentin përgjigja e BE-së ka qenë e dobët, private dhe mendoj se ajo që duhet është një lloj deklaratë e madhe publike nga liderët e BE-së nga Brukseli por edhe nga Berlini ku thuhet qartazi se këto lloj veprimesh do ta çojnë prapa progresin e Serbisë drejt Bashkimti Evropian, do ta destabilizojë rajonin e Ballkanit, do ta promovojë agresionin dhe korrupsionin rus dhe kjo do të çojë drejt përkeqësimit të mëtejshëm të kushteve ekonomike për serbët por edhe për fqinjët e tyre. Përgjigja e BE-së duhet të jetë shumë e ashpër”, tha ai.

Sipas tij Serbia e Rusia po provokojnë trazira në Ballkan.

“Do të thoja se ky është fillimi i një serie të provokimeve jo vetëm nga Serbia por edhe nga Rusia. Do ta shohim këtë në Bosnje, Maqedoni, e kemi parë këtë në Mal të Zi. Andaj pres që në Ballkan, gjatë këtiji vitit të ketë një gjendje trazirash”.

Më tej analisti Bugajski mendon se treni ishte provokim rus për SHBA në prag të tranzicionit Obama-Trump.

“Mendoj se provokimi përmes këtij treni që ishte nisur nga Serbia për në Kosovë, ky provokim është pjesë e një aksioni më të gjerë nga Rusia për ta vënë në provë administraten amerikane, siç e dini këtu në  Washington e kemi një tranzicion mes ekipeve të Obamas dhe Trumpit dhe mendoj se Beogradi dhe Moska po kalkulojnë se Trumpi mund të jetë më i përshtatshëm për interesat e Rusisë dhe poashtu më i përshtatshëm edhe për interesat e Serbisë në Ballkan. Andaj mendoj se e tërë kjo aventura e trenit është një test jo vetëm për Kosovën por edhe për Uashingtonin dhe mendoj se përgjatë javëve dhe muajve të ardhshëm mund të presim më shumë provokime teksa ekipi i ri i Trumpit e merr detyrën zyrtare dhe i formulon politikat e veta. Rusia e shikon këtë si një mundësi për të futur spica në rajon me qëllim të ndjekjes së interesave të saja speciale”, tha ai

Bugajski mendon se reagimi i Prishtinës kidhur me trenin ishte shte i duhuri, por thotë se duhet të jetë reagim i fortë.

“Duhet të sqarohet se çfarëdolloj veprimi, jo vetëm treni, në territorin e Kosovës, pas miratimin dhe pajtimin e qeverisë e minon pavarësinë e Kosovës, integritetin territorial dhe kjo nuk do të tolerohet. Mendoj se qeveria duhet të jetë shumë e fuqishme në këtë sepse në muajt e ardhshëm do të sfidohet nga Serbia në mënyra të tjera. Pra më e fuqishme, e vendosur dhe e bashkuar, mendoj se duhet të kërkojë mbështetjen nga opinioni publik”.

Ndërsa reagimin e Brukselit e quan tepër të butë.

“Reagimi i deritanishëm i Brukselit ka qenë tepër i dobët, tepër i vakët dhe privat. Duhet të jetë publik. BE qartazi duhet të thotë dukshëm se çfarëdolloj provokimi nga Serbia e pengon rrugën e saj drejt BE-së, e destabilizon tërë rajonin e Ballkanit, e promovon agresionin rus dhe e promovon degjenerimin e mëtejshëm të kushteve ekonomike për Serbinë dhe fqinjët e saj”, tha Bugajski.

“Mendoj se për momentin marrëdhëniet janë në vendnumëro dhe në këtë pikë nuk shoh asnjë lloj zhvillimi, derisa nuk do të ketë ndonjë shtysë të madhe ose nga Brukseli ose nga Washingtoni. Me pak fjalë Serbia duket se po e bllokon normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën por nuk duhet lejuar që kjo ta lëndojë Kosovën, duhet ta lëndojë vetë Serbinë dhe mendoj se këtu roli i BE-së është absolutisht qenësor”, tha Bugajski për RTK.

Next Post
Tjetër sulm terrorist ndaj policisë turke, 3 efektivë të vrarë e 9 të plagosur

Tjetër sulm terrorist ndaj policisë turke, 3 efektivë të vrarë e 9 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“ishte dhunë si qëllim në vetvete!”- Prodi flet për Milanon dhe bën një reflektim për Tiranën: Kur dhuna zë vendin e kauzës

“ishte dhunë si qëllim në vetvete!”- Prodi flet për Milanon dhe bën një reflektim për Tiranën: Kur dhuna zë vendin e kauzës

October 22, 2026
VIDEO/ Televizioni i Iranit i sanksionuar nga SHBA dhe BE, raporton për dhunën nga protesta në Tiranë!

VIDEO/ Televizioni i Iranit i sanksionuar nga SHBA dhe BE, raporton për dhunën nga protesta në Tiranë!

October 22, 2026
Pierre Moscovici jep dorëheqjen nga Gjykata Evropiane e Auditorëve

Pierre Moscovici jep dorëheqjen nga Gjykata Evropiane e Auditorëve

October 22, 2026
Trazirat dhe kaosi në Francë, Macron urdhëron masa të reja: Protestat jashtë sindikatave do të ndalohen!

Trazirat dhe kaosi në Francë, Macron urdhëron masa të reja: Protestat jashtë sindikatave do të ndalohen!

October 22, 2026
Nga YouTube te TikTok, miratohet ligji që ndryshon rregullat për të drejtën e autorit! Ministri Gonxhja shpjegon ndryshimet dhe rregullat

Nga YouTube te TikTok, miratohet ligji që ndryshon rregullat për të drejtën e autorit! Ministri Gonxhja shpjegon ndryshimet dhe rregullat

October 22, 2026
Vendimi i Strasburgut për Rumaninë, i pret hovin gjyqtarëve shqiptarë që i rritën vetë pagat e tyre!

Vendimi i Strasburgut për Rumaninë, i pret hovin gjyqtarëve shqiptarë që i rritën vetë pagat e tyre!

October 22, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

October 22, 2026
Rama dhe Vuçiç i shkruajnë Brukselit: Na integroni tani në tregun e përbashkët dhe në Shengen!

“Ka bërë një gabim”- Vuçiç mesazh Ramës: Edi, je treguar i butë me protestuesit! Ai është një nga asetet më të mëdha të Shqipërisë!

October 22, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Rregullorja e një korridori nuk mund të “pastrojë” gjykatën nga avokatët

October 22, 2026
Protestuesit refuzojnë për herë të tretë dialogun, Rama ironizon: “Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri…”

Protestuesit refuzojnë për herë të tretë dialogun, Rama ironizon: “Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri…”

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In