• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Statistikat/ 5 vite luftë në Siri, 361 mijë të vdekur, mes tyre 20 mijë fëmijë

by A R
15/03/2016 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lufta në Siri po hyn në vitin e gjashtë, dhe sipas raporteve të agjencisë zyrtare turke të lajmeve, Anadolu Agency (AA), në pesë vitet e fundit në këtë luftë janë vranë të paktën 361 mijë persona, prej të cilëve 235 140 civilë.

Në fillim të vitit 2011, në Siri filluan protestat masive prodemokratike dhe antiqeveritare.

Në mes të marsit të po atij viti, regjimi i presidentit sirian Bashar al-Assad me forcë u përpoq të shuajë protestat duke e çuar vendin në luftë.

Humbjet më të mëdha civile janë në Alepo, 71 mijë, pastaj në Damask, 67 mijë, në Idlib 36 mijë dhe në Derai 28 mijë persona.

Forcat besnike të regjimit të Assadit në pesë vitet e fundit kanë arrestuar mbi 180 mijë njerëz.

Sipas raporteve të Observatorit për të Drejtat e Njeriut në Siri (OSDH), në zonat e kontrolluara nga forcat e opozitës siriane në luftimet e deritanishme janë vranë 194 208 civilë. Në mesin e tyre 183 827 civilë u vranë nga sulmet e regjimit dhe 2 984 civilë u vrarë gjatë sulmeve ajrore ruse.

Observatori me seli në Londër, deklaroi se nga sulmet e terroristëve të ISIS-it, në Siri janë vrarë 2 196 civilë, ndërsa nga terroristët e Frontit Al Nusra u vranë 356 civilë, kurse nga sulmet e PYD-së, degës siriane të organizatës terroriste PKK, u vranë të paktën 416 civilë.

Në sulmet ajrore të forcave të koalicioni kundër ISIS-it janë vrarë të paktën 311 civilë, ndërsa në sulmet e opozitës së moderuar siriane në pesë vitet e fundit të luftës siriane janë vrarë 2 959 njerëz.

Në luftën në Siri kanë humbur jetën të paktën 20 mijë fëmijë, prej të cilëve 19 594 nga sulmet e regjimit sirian dhe 307 nga sulmet e ISIS-it.

Në raportet e mëparshme të OSDH-së bëhet e ditur se më shumë se 12 mijë të burgosur u vranë me tortura nga forcat siriane të sigurisë të kryesuar nga presidenti Assad.

Sipas këtyre raporteve, në pesë vitet e luftës në Siri janë vrarë të paktën edhe 536 gazetarë, ku 479 prej tyre u vranë në sulmet e forcave të regjimit.

Më shumë se 900 njerëz kanë vdekur nga uria në qytetet që ishin nën rrethim nga forcat besnike të qeverisë së Assadit në Damask.

Raportet nga Siria gjithashtu tregojnë për bilancin e tmerrshëm, ku u vranë më shumë se 600 mjekë, u shkatërruan mbi 4 000 shkolla dhe më shumë se 2 100 xhami.

Next Post

Rama: PD është si ai i dehuri që ka çdokush në lagje, që shan këdo që i del para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In