• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Starton Fest’61/ Arbana Osmani homazh artistëve. Nga Alma Bektashi te Elton Deda, 5 emrat që do vendosin për fituesin e Festivalit të Këngës

by Java News
19/12/2022 21:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ora 21 shënoi fillimin e Fest’61 të RTSH në Pallatin e Kongreseve. Hapjen e Festivalit e bëri drejtorja artistike njëherazi moderatorja Arbana Osmani. Para nisjes së prezantimit të 26 këngëve pjesëmarrëse ku siparin e cceli këngëtarja Enxhi Nasufi me këngën “Burr”, Arbana ndali edhe tek përjetimet personale lidhur me kompeticionin më të rëndësishëm muzikor shqiptar.

“Jam rritur në një vend ku nuk ndodhnin shumë festivale dhe Festivalin e Fundvitit mezi e prisnim me gjithë familjarët e mi. Dhe mbaj mend që ky festival  ka qenë kolona zanore e fëmijërisë sime, e kemi përjetuar shumë bukur. Mirënjohje artistëve që na dhanë ato emocione e që vit pas viti kanë sjellë këngë të mrekullueshme, faleminderit”, thotë Osmani.

Më tej moderatorja shpreh mirënjohjen për përzgjedhjen e saj në drejtimin artistik të kësaj ngjarjeje.

“Faleminderit për këtë pozicion që na kanë dhënë, sepse është përgjegjësi e madhe të jesh në drejtimin e këtij festivali!  Festivali i Fundvitit ka qenë kolona zanore e fëmijërisë sime! SHpresoj që ky festival të mbetet kolona zanore e fëmijëve të mi dhe fëmijëve të fëmijëve tanë !” u shpreh Osmani duke rikujtuar se këngën që do përfaqësojë Eurosong këtë vit do ta zgjedhë publiku.

Nga Alma Bektashi te Elton Deda, 5 emrat që do vendosin për fituesin e Festivalit të Këngës

Këngëtarja e pedagogia Alma Bektashi, poetja Rita Petro, dhe muzikantët Genc Saliu, Zhani Ciko dhe Elton Dedaj janë pesë emrat e jurisë që do të vendosë tre çmimet e para të Festivalit të Këngës për këtë edicion të 61.

Emrat siç ishte bërë me dije, u bënë të njohur për publikun gjatë konkurrimit të këngëve të para. Kujtojmë se këtë vit do të jepen edhe çmim për artistët e rinj dhe një për karrierë. Fituesi për në Eurosong do t’i lihet votës së publikut, përmes sms-ve./m.j

Next Post
Ish ministri i Brendshëm/ Lleshaj: Krimi ka burime të forta politike e ekonomike, duket vetëm maja e ‘ajsbergut’

Ish ministri i Brendshëm/ Lleshaj: Krimi ka burime të forta politike e ekonomike, duket vetëm maja e 'ajsbergut'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In