• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Standard&Poor” rrit vlerësimin në B+, Rama: Tregues i reformave të suksesshme

by Lorenc Vangjeli
06/02/2016 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Takimin në Durrës me simpatizantë dhe anëtarët e rinj të Partisë Socialiste kryeministri Edi Rama e ka nisur me një njoftim për pikëzimin e ri që ka bërë “Standard&Poor” për ekonominë shqiptare.

Sipas kompanisë prestigjoze, ekonomia shqiptare vlerësohet ngë B në B+.

Ky vlerësim i ri sipas kreut të mazhorancës është tregues se reformat e mazhorancës po e çojnë vendin në drejtimin e duhur.

“Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit e ka rritur pikëzimin për ekonominë shqiptare nga B në B+. Vlerësimi i Standard & Poor është më seriozi. Nuk vlerësimi më i mirë, por është pozicionimi më i mirë që Shqipëria ka pasur dhe nuk thotë se ekonomia po lulëzon, por thotë se sot reformat e mëdha dhe puna e madhe që ne kemi bërë për ti çuar para këto reforma kanë vendosur një bazë. Dhe trupoi jashtëzakonisht i sëmurë i ekonomisë sonë, që ne na u besua për ta operuar dhe për ta kuruar para 2 vjetësh e gjysëm ka filluar të japi shenja ripërtëritjeje. Natyrisht duhet ende shumë punë që ky trup të fillojë të vrapojë, pasi bëhet fjalë për oeprimin e thellë përmes reformave të një kanceri që kishte kapur në cdo sektor organizmin e vendit tonë. Është e lehtë të thuhet, por është e vështirë të bëhet ajo që të gjithë themi se dëshirojmë. Sot ndryshe nga dy vite e gjysëm më parë ka shumë arsye për të besuar, se Shqipëria mund të bëhet vendi ku fëmijët tanë mund të rriten ashtu si në dëshirojmë”, tha kryeministri Rama.

Gjatë fjalës së mbajtur para simpatizantëve socialistë, kreu i mazhorancës i’u përgjigj edhe akuzave të opozitës për shëndetësinë. Ai deklaroi se sot pas 2 vitesh e gjysmë në pushtet, qeveria ka reformuar sistemin dhe shumë shpejt do të realizohet i plotë premtimi për shëndetësinë falas.

“Ne jemi votuar për shëndetësinë falas. Sot vetëm 2 vjet e gjysëm, shqiptarët mund të bëjnë analizat falas, dhe shqiptarët e kanë mjekun e fmailjes falas. Të dyja këto deri dje bëheshin me pagesë. Natyrisht do të shkojmë edhe te spitali falas, por gjërat bëhen hap pas hapi dhe vit pas viti”, tha Rama.

Ai u ndal edhe tek akuzat për nivelin e kriminalitetit, teksa tha se sot Policia e Shtetit është në krye të detyrës. Sipas Ramës, ka ende shumë për të bërë, por kjo mazhorancë po bën shtet. Ndaj sipas tij kjo është arsyeja pse anëtarë të rinj duhet ti bashkohen PS-së.

“Është e turpshme që pas çdo krimi që ndodh të çohesh dhe të baltosësh Policinë e Shtetit. Sot Policia e Shtetit është shëmbëlltyra e besimit të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, se ka ende shumë për të bërë, por po bëhet shtet, se ka ende shumë për të bërë, por padyshim sot është më ndryshe se 2 vite e gjysëm më parë. Ndaj u themi hajdeni në Partinë Socialiste, se sot kjo forcë po bën shtet. S’ka asnjë sektor, nuk ka asnjë aspekt që ne nuk kemi ndërmarrë reforma që nuk janë ndërmarrë 20 e kusur vite. Bëhuni pjesë e PS se hapja e PS nuk është ripërtëritje që thotë duam të rinj në moshë, por do të zgjerojmë pasqyrën sociale të të gjitha organizatave. Ku do të ketë vend për të gjitha grupet e interesit, për çdo komunitet dhe për çdo kënd”, vijoi Rama.

Më tej Rama tha se gjatë kësaj periudhe, qeveria e majtë ka bërë me legalizimet atë që nuk e bëri në 2 mandate qeveria e shkuar.

“Në vetëm 1 vit e gjysëm, 1 vite e gjysëm sepse 1 vit na u desh të gjenim letrat e Shabanit, kemi bërë 42 mijë legalizime. Dhe ato u bënë vetëm për një arsye, kjo nuk quhet Edi Rama, Vangjush Dako apo emrat me radhë, por quhet partia Socialiste e Shqipërisë, dhe falë faktit që vota shkoi te ky emër, sot janë 42 mijë familje që gëzojnë shtëpinë e tyre”, tha kreu i mazhorancës.

Next Post

Ja urimi i Encës për "Mamacitën"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In