• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Standardi për Tahirin, cigare edhe për Berishën dhe Bashën

by Lorenc Vangjeli
11/02/2022 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Vendimi për Tahirin la të pakënaqur puritanët e jurisprudencës. Konflikti i hershëm i ish-ministrit me një nga antarët e trupës, ashpërsimi i dënimit të dhënë nga gjykata e një shkalle më të ulët tek gjykata e një shkalle më të lartë, mund të jenë shkaqe të mjaftueshme për të provuar daljën nga burgu me ndihmën e rekursit në Gjykatën e Lartë. Por pafajësia është tjetër gjë nga liria dhe kjo nuk mjafton. Tahiri është shpallur fajtor më shumë se mbi bazën e provave, për perceptimin që e konsideron atë gjerësisht si të fajshëm. Dhe ky është realiteti paralel për të cilin ankohen kritikët dhe shkumëzojnë cinikët në raport me procesin. Duke marrë dy skaje shumë të largëta arsyetimi dhe personazhesh, një shembull i përsëritur deri në mërzi, është ai i Al Kapones të dënuar për evazion fiskal. Ish-ministri shqiptar dhe banditi amerikan janë shumë larg njëri-tjetrit, por teknologjia e dënimeve të tyre është e njëjtë. Për më shumë se kaq, më shumë se për atë që bëri kur ishte ministër, Tahiri u ndëshkua se nuk “fshehu” dot atë që po bënte kur u largua nga detyra.

Fajësinë e tij ai e firmosi me ikje më shumë se me prani. Përtej të dy palëve, atyre që besojnë dhe atyre që kundërshtojnë dënimin e tij, Tahiri është i qartë se çfarë ka bërë. Dënimi i të premtes ishte vetëm epilogu i tretë i një dënimi të dyfishtë që ai kishte marrë më herët, dënim moral dhe politik. Përtej fatit të individit, drejtësia e sotme vendosi një standart. Dhe me standartin që çoi në burg Tahirin, të paktën dy personazhe shumë të rëndësishëm në Tiranë, duhet të fillojnë të bëjnë gati cigaret e tyre. Në mes të morisë së halleve të tij, Doktor Berisha, që nuk e ka pirë kurrë cigaren, duhet të mësohet me vesin e tymit. Vetëm për atë që ka pranuar se ka bërë me Lazaratin, mund të dënohet minimumi me 3 vjet e 4 muaj burg. Nuk ka nevojë për proces të gjatë. E ka pranuar fajësinë e tij dhe me krenari madje: e dija që mbillnin, por e lejoja për arsye politike.

Lulzim Basha gjithashtu duhet të bëjë llogari me markën e shampos së flokëve sepse ka qenë ministër i brendshëm kur Lazarati bëhej markë e të ligës nga Shqipëria në Evropë. Minimalisht, cilido gjykatës me standartin që dënoi Tahirin, do të firmoste edhe për të për 3 vjet e 4 muaj heqje lirie. Mënyra sesi Tahirit i kyçën derën e qelisë, tregon se shumica dërmuese e vendimmarrësve politikë në Tiranë, do të duhej t’i shkonin shpejt nga pas për t’i bërë shoqëri. Dhe ky nuk do të ishte medomosdo një lajm i keq. Përkundrazi! Saimir Tahiri po paguan për të gjithë. Eshtë kali që po shin një lëmë mbarë kombëtar, është kurbani që ju bë mëkatit që kishte më shumë se një autor, është burri që i dha atësi juridike një fëmije, që sot të gjithë e quajnë k…pil; në Tiranë vetëm suksesit i dalin për zot të gjithë, dështimi është gjithmonë dhuratë për tjetrin, kushdo qoftë!

Next Post
Karantinë 24 orë, jo vetëm 16 orë

Pas 8 janarit, 6 marsi…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In