• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Standard i dyfishtë për Berishën”/ Luarasi: Vazhdon njësoj si në ’98-ën, s’respekton prokurorinë dhe s’merret asnjë masë

by Java News
11/12/2023 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pedagogia dhe aktivistja e njohur, Iris Luarasi, në një intervistë për emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla komentoi mënyrën e mbulimit të çështjeve të rëndësishme të drejtësisë, ku më e fundit është ajo e inceneratorit të Tiranës. Ajo theksoi se gjykata duhet të ‘flasë’ para mediave.

“Mendoj se pjesa e fundit ka qenë shumë zhurmë për asgjë sepse me aq sa kuptova shikon se jepen urdhër arreste dhe arrest shtëpie për 15 anëtarë të një komisioni që është marrë një vendim. Në momentin që bën këtë gjë nuk më duket se të gjithë anëtarët e komisionit kanë të njëjtën peshë nga pikëpamja e kësaj sepse ka njerëz që përfaqësojnë institucionet, që aty ndoshta nuk kanë një zë të fortë dhe mendoj që çdo gjë që ka pasur lidhje me inceneratorët tashmë ishte e zbuluar ndaj jam kundra kësaj teorisë që përpara se të bëheshin hetimet dhe mediatizimi, ti i fut njerëzit në burg. Mendoj se njerëzit prezumohen të pafajshëm deri në momentin që jep një verdikt gjykata.

Ne në fakt i prezumojmë ata menjëherë të fajshëm dhe pjesërisht kemi faj edhe ne si media, dhe pjesërisht edhe qasja për t’i arrestuar njerëzit dhe për t’i mbajtur në burg. Sepse kur futesh në burg, de facto je një njeri që ke bërë një krim. Nuk mendoj se duhet t’i mbushim burgjet me njerëz që janë vetëm të dyshuar për një krim, por të mbushen me njerëz që janë të vërtetuar nga gjykata që janë kriminel, që kanë kryer korrupsion. Nuk mendoja se Malltezi ishte rrezik për njerëzimin, do të kryente krime apo do të largohej nga Shqipëria. Ti mund ta mbash atë në arrest shtëpie deri në momentin që e vërteton se ai ka kryer një çështje korruptive”, u shpreh Luarasi.

Ajo u ndal edhe tek rasti i Sali Berishës, i cili prej disa javësh po sfidon SPAK dhe GJKKO-në në lidhje me hetimet që po kryhen në kuadër të çështjes Partizani. Teksa gazetari Sokol Balla përmendi rastin e inceneratorit të Tiranës dhe të Berishës, ajo u pyet nëse mund të ketë një ‘republikë të prokurorisë’.

“Në fakt tani për SPAK, prokurorët flasin çdo ditë në media. Janë kryefjala e çdo headline mediatik. Flasin të gjithë prime time-t, janë në çdo media online. Nuk ka nevojë për kaq shumë mediatizim sepse do të vlerësoja një Prokurori që punon pa pasur nevojë për mbështetjen e medias. Mendoj se publikimet duhet të bëhen kur jepet vendimet nga gjykata. Nuk i bën mirë profesionalisht edhe Prokurorisë dhe SPAK. Tek Berisha kemi double standard sepse kemi një njeri që ka qenë në pozicione të rëndësishme dhe që nuk pranon urdhrat e Prokurorisë. Nuk ka pranuar urdhrin në 1998 kur e ka thirrur Prokuroria dhe vazhdon të jetë i njëjti Berishë në 2023 dhe nuk merret asnjë masë. Nga ana tjetër, nuk mendoj se Prokuroria 2023 duhet të sillet si prokuroria e 1998.“, shtoi Luarasi./m.j

Next Post
Violinisti/ U largua nga Shqipëria në moshën 11-vjeçare, Tedi Papavrami: Parisi më la një hije zymtësie

Violinisti/ U largua nga Shqipëria në moshën 11-vjeçare, Tedi Papavrami: Parisi më la një hije zymtësie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Osmani në New York, takon djalin e Trumpit -

Osmani në New York, takon djalin e Trumpit –

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
AFD kryeson sërish. “Katastrofë” për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem -

AFD kryeson sërish. Katastrofë për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem –

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com