Sylvester Stallone u shfaq në shoqërinë e familjes në premierën e filmit “Creed”, që është i shtati në serinë e filmave me boksierin Rocky Balboa.
69-vjeçari shoqërohej nga gruaja, Jennifer Flavin, dhe vajzat, Sophia, 19 vjeç, Sistine, 17, dhe Scarlet, 13 vjeç.
Aktori ka pasur edhe një djalë, i cili vdiq pak vite më parë.
Në “Creed”, Rocky stërvit vajzën e rivalit të tij të dikurshëm, Apollo Creed, i cili nuk jeton më.