• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Stalin Kurti ftohu motin

by Edison Ypi
13/11/2024 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Sapo ra nata thirra shërbëtorët të më përgatisnin kalin dhe armatimin, jataganin, përkrenaren, parzmoren, heshtën. I hipa kalit. U nisa. Duke ju afruar kështjellës therra me jatagan tre roja që ma zunë rrugën. Ndala në errësirë rrëzë mureve shekullorë me gurë dhe myshk. Të tëra dritaret të ndriçuara. Vetëm një dritare e errët, dritarja e dhomës së Princeshës Kosovë, e cila prej kohësh më priste mua dhe nga dëshpërimi i iknin lotët përrua. Pas pak Princesha lëshoi nga dritarja litarin me çarçafët e bardhë lidhur nyje një nga një. Plani po funksiononte. Agjentat e mi, Kadriu dhe Miloti, i pari Kryekomandant i Oborrit mbretëror kosovar, i dyti kryekujdestar, me anë të cilëve prej kohësh e kisha marrë nga brenda kalanë, e kishin kry mirë punën.

U kacavjerra për litari. Pas dritares princesha me pamje të brengosur, e djegur nga malli i vet për mua dhe nga malli im për atë, me flokë të lëshume, veshje nate prejnga i dukeshin hiret dhe harqet, mu hodh të më përqafonte dhe puthte. Sapo do na takoheshin buzët, më doli gjumi. Dielli ende s’ka lindur. Ngrihem nga shtrati. Vishem mbathem. Dal. Marr kalin, makinën.

Armatosem, i hedh karburant. Nisem te Princesha Kosovë. Rruga kalon mirë. Nis me bo pak ftohtë dhe me ra pak shi. Në dalje të tunelit të Rrugës së Kombit një halabak që e kishin vu për me mbajt taksën, pasi më tha se kushton 5 Euro dhe ma llogariti Euron me kurs kriminal në dëmin tim, më mbajti edhe 400 lek të vjetra.

Në të dalë të Kuksit shiu bie rretheqark meje, por jo mbi mua. Pas pak kuptova se besnikët e mi, Kadriu dhe Miloti, më kishin zgjat nga Prishtina një çadër kilometrike për me më mbrojt nga shiu mos me u lag, mos me u ftof. Fal agjentave të mi oborrtarë Milot dhe Kadri, rretheqark shi, un thatë. Duke hy në Kosovë, te trau, një Zotni kosovar ma uroi mirseardhjen me nji “Pi Tirane je a ?”. Nga halabaku shqiptar i Kuksit te Zotniu kosovar i Morinit, jo keq. Por e ftohta shtrëngoi.

Kur isha vjet në kështjjellë, ndejta një natë te një hotel në qëndër të Prishtinës. I mirë hoteli, por i tmerrshëm trafiku. S’mujta me lëviz. Këtë herë, meqënse nuk jam fort i stërvit me hotelet, i kërkova një prishtinalies me më orientu te ndonjë hotel periferie. Mikesha me të dëgju “hotel”, u tremb, ndoshta më mori për ndonji kurvar si presidenti i ri i Amerikës, dhe u largu nga tema. Pastaj i lypa ndihmë Gjeneral Kadriut.

Gjeneral Kadriu më përcolli te Major Miloti. Majori më gjeti një hotel diku te 100 euro nata. I thash Milotit: O Milot, nuk jam i salltaneteve, jam i Pasulit, dhallit, trahanasë, batanies. Ma gjeti Major Miloti nji hotel të lirë. Ndoshta pa banjë brenda. Me shku me dhi në fund të korridorit me zezakë nga të KFOR-it. E telefonova kët hotel.

Nuk u përgjigj. Ndërrova strategji. Pa hotel të prenotum, pa asigjo, tafti-bafti, kuturu. Me të kalu Morinin, i ftohti ja shtrëngoi. Prej dy net që e kisha menu me nejt në Kështjellë, e zbrita në 1 natë. Në Prizren tmerr, 3 gradë. Nëpër rrugë asnjë shpirt i gjallë. Vetëm era e dimrit brisk e ftohtë. Vendi i duhur, ditë e gabuar.

Qefi im kur shkoj me taku Princeshë Kosovën nuk osht me fol me kosovarë nëpër Qajtore apo restoranta, por me kosovarë përgjatë rrugës. Sot në ktë acar prej tyre s’ka, s’munem me taku asnji. Para se me u kthy, ndal te një karburant. Pompisti, një prizrenali i muhabetshëm më dha naftë me çmim më të lirë dhe cilësi më të mirë se në Tiranë, si dhe më bëri të ditur se “Sot n’Prishtin temperarurën e kie zero gradë”. Te një market një prizrenalie elegante më dha ca dha Birra Peja, gjithashtu me cilësi dhe çmim më të mirë se në Tiranë. Duhet me u kthye. Në Morini më përshëndet Zotniu kosovar. Në hyrje të tunelit halabakun e mikrohajdutllikut e ka zëvendësu nji zojushë kuksiane e këndshme dhe e sjellshme. Nuk ban me u kthy nga erdhe. Nuk vazhdoj për Milot.

Kthehem në Rrëshenin e Musine’ Kokalarit, birucave, spiunave, rojave shtazarakë të Spaçit dhe Qafës Barit. Nga Rrësheni në Burrel është një rrugë fort e mirë që jo të gjithë e dinë se ekziston. Shumica e shqiptarëve kujtojnë se Mirdita është vetëm ajo e egra me male dhe shkrepa e Luginës së Fanit ku kalon Rruga e Kombit, ajo me do kulla të rralla që edhe ato po ja shembin. Jo-jo. Mirdita e vërtetë, Mirdita e plotë, është kjo nëpër këtë rrugë, kjo me kodra të buta, të ëmbla, ara të mbjella, banorë bujarë, të qetë, të njerzishëm. Makinën s’e lava dot te një lavazh që e njoh.

Kishte ikur në Angli. Ndoshta për me hap një Car Wash në Birmingham. Kthehem nga e magjikja Rruga e Arbërit. Kët herë s’mujta me shku me e puth Princeshën Kosovë dhe me taku Kadriun, Milotin, Gazin, Nexhmedinin. S’mujta me vajt atje ku ata anejna e teprojn me dashuri për kta knejna që e teprojn me urrejtje për ata anejna. Princesha Kosovë, Gjeneral Kadriu dhe Major Miloti, më pritën mirë. Fajin që u ktheva e pati tjetërkush. Stalin Kurti që e ftohu motin.

Next Post
Nga Shkodra në Korçë për vjedhje makinash, kapen “mat” 2 “skifterët” kur po hapnin dyert e Audit

Nga Shkodra në Korçë për vjedhje makinash, kapen “mat” 2 “skifterët” kur po hapnin dyert e Audit

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Përveç Stalin Kurt…….duhet ta bësh të plotë, Stalin SalBerish Kurti…
    Kështu e plotëson. Si ideologji. Pa i përmendur edhe koorupcionin madhor që e ka kaplluar të dashurën Kosovë me krye të kooruptuarin Albin Kurti.
    Prandaj duhet thënë me plot gojë ALBIN STALIN SALBERISH KURTI.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet retushim brenda PD, të merremi me sëmundjen tonë”, Alimehmeti: E dimë se kush punoi në fushatë e kush jo

“PD doli nga përgjumja”/ Ilir Alimehmeti: Qeveria nuk bie me një protestë, ndryshimi kërkon kohë!

December 24, 2025
Tragjedi në Mesdhe/ Mbytet anija me emigrantë, 116 persona humbin jetën, vetëm një arrin të shpëtojë

Tragjedi në Mesdhe/ Mbytet anija me emigrantë, 116 persona humbin jetën, vetëm një arrin të shpëtojë

December 24, 2025
“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

December 24, 2025
Sherr për motive të dobëta në Tiranë, dy vëllezër plagosen me thikë

Plagoset me thikë një person në Kamëz, dërgohet me urgjencë te Trauma/ Identifikohet autori (EMRI)

December 24, 2025
Ndalohen nga SHBA vizat për disa vende evropiane/ BE, Franca dhe Gjermania dënojnë vendimin

Ndalohen nga SHBA vizat për disa vende evropiane/ BE, Franca dhe Gjermania dënojnë vendimin

December 24, 2025
“Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë”/ Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Do përdorim AI në Shëndetësi

“Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë”/ Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Do përdorim AI në Shëndetësi

December 24, 2025
Takim me “bluzat e bardha”, Rama: Të vlerësohet puna e mjekëve, rasti  i Onkologjikut na e uli kokën të gjithëve

Takim me “bluzat e bardha”, Rama: Të vlerësohet puna e mjekëve, rasti i Onkologjikut na e uli kokën të gjithëve

December 24, 2025
“Mendoni se 35 deputetë s’e panë emrin tim?!”/ Endrit Shabani: S’e trazova unë politikën, mora firmat e PD e votat e PS!

“Mendoni se 35 deputetë s’e panë emrin tim?!”/ Endrit Shabani: S’e trazova unë politikën, mora firmat e PD e votat e PS!

December 24, 2025
Vigjilje e Krishtlindjes/ Rama viziton Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

Vigjilje e Krishtlindjes/ Rama viziton Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

December 24, 2025
Shqiptari shkon në Itali të trafikojë kokainë, dëshmia në Gjykatë para lirimit: E bëja për nënën e sëmurë në Shqipëri! Motra e ndarë dhe me..

Shqiptari shkon në Itali të trafikojë kokainë, dëshmia në Gjykatë para lirimit: E bëja për nënën e sëmurë në Shqipëri! Motra e ndarë dhe me..

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com