• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Stafetë akuzash, nga robotë tek tendermenë dhe një viktimë si reforma

by Lorenc Vangjeli
05/05/2016 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Nga Lorenc Vangjeli

Të paktën deri në mesditë ishte një histori e mbyllur e së shkuarës. Pavarësisht kalvarit prej Pëlhure Penelope për muaj e muaj më rradhë, java e parë e majit dukej si akti i fundit i nyjes së fundit në reformën në drejtësi. Nga e ardhmja shumë e afërt pritej vetëm vota formale e Kuvendit. Një votë e cila të enjten për Ramën, që citoi shprehjen e preferuar të Metës, “…duhej dhënë që dje”, për shkak të urgjencës dhe nevojës urgjente për t’u miratuar.

Tre grupet parlamentare kryesore në Kuvend, PS & LSI dhe PD,  kishin konfirmuar për të premten nga një takim simultan me ambasadorin amerikan dhe atë të BE-së. Me gjasë një takim “kortezie” të ligjvënësve votues me diplomatët e huaj, kumbarë të paepur të reformës. Një dhënie e marrje premtimi formal për votën e pritshme “pro” reformës.

Ky ishte një gjest më shumë se i pazakontë dhe jo normal, por që në një terren me shumë pak normalitet si politika shqiptare, tingëllon pothuaj normal. Kritikët për një gjë të tillë megjithatë nuk munguan. Blushi me zë dhe shumë të tjerë që heshtën për të qenë korrektë diplomatikisht, e konsideruan një gjë të tillë edhe si fundin aspak diplomatik e moral të një “parlamenti me moral të dëmtuar”. E quajtën edhe si momentin e humbjes përfundimtare të legjitimitetit dhe sovranitetit të Kuvendit. Por, qoftë në maxhorancë, qoftë në minorancë, zëra të tillë ishin fare në minorancë. Gjithë të tjerët ju bashkuan një “partie” tjetër, absolutisht një maxhorancë e konfirmuar në Shqipëri, prej më shumë se 90 për qind shqiptarësh të zemëruar me sistemin aktual të drejtësisë dhe që kërkojnë ndryshimin e tij. Dhe që në shumicë dërmuese, arrestimi i një gjykatësi, prokurori apo politikani, i gëzon diçka më shumë se kilometra rrugësh të shtruara apo edhe rritje milimetrike të rritjes ekonomike apo të pritshme të rrogave dhe pensioneve.

Por çfarë dukej si kapitull i mbyllur, u shfaq si një kapitull i ri në thurrjen e Pëlhurës së Penelopës, domethënë të reformës së drejtësisë. Në mesditën e të enjtes, në fillim si thashethem dhe më pas gjysëm zyrtarisht, u konfirmua se PD tërhiqej nga ky takim. Shumicës së deputetëve të pakicës nuk ju dha asnjë shpjegim për këtë tërheqje të ditës së fundit. Pakicës së deputetëve të pakicës ju la të kuptohej se takimi thjesht shtyhej për një kohë të pacaktuar, por duke lënë të hapur edhe mundësinë që urdhëri i tretë të rrëzojë urdhërin e dytë që kundërshtoi urdhërin e parë për organizimin e takimit me diplomatët amerikanë dhe të BE-së. Nuk u dha asnjë shpjegim edhe nëse një gjë e tillë kumtonte një gjë më shumë për qëndrimin e mëtejshëm të PD-së për votën në draftin e reformës së drejtësisë. Në maxhorancë gjërat ishin ku e ku më të qarta. Prej muajsh Meta duket si antar i komisionit për reformën në drejtësi sa kohë që përpara çdo kamere dhe çdo mikrofoni përsërit nevojën dëshpëruese për miratimin e reformës në drejtësi. Dhe se ajo, sipas metaforës së tij të preferuar, është një urgjencë që duhej të kishte ndodhur dje. Rama vetë tha se takimi formal me ambasadorët e huaj me dy grupet, PS e LSI ishte vetëm një formalitet sepse maxhoranca nuk ka asnjë dyshim dhe mëdyshje për ta votuar direkt reformën. Por refuzimi i papritur i PD-së, bëri që mjegulla e paqartësive të jetë po aq e madhe sa ishte përpara, kur u duk se ishte qartësuar përfundimisht në fillimin e kësaj jave.

Të enjten në Kuvend, në seancë plenare, gjithçka u derdh në rrjedhën normale të parlamentarizmit tradicional shqiptar. Domethënë në kundërshtimin total të palëve me njëra-tjetrën, që aty ku njëra sheh bardh, tjetra vë re vetëm zi. Rama dhe Berisha shkëmbyen akuza për keqqeverisje reciproke dhe vizatuan autoportrete suksesi vetjak. Njëri pretendonte se kishte larë gjithë borxhet e paraardhësit që edhe “rrugët i kishte lënë në rrugë”, tjetri ngulmonte se pasardhësi nuk kishte shtruar as një kilometër rrugë dhe se vetëm lexonte çfarë as nuk arrinte të kuptonte. Njëri quante robotë përkrahësit e tjetrit, tjetri quante me eufemizëm “Tenderman”-ë bashkëpunëtorët e kundërshtarit. Të dy me betimin se reforma në drejtësi është një nevojë urgjente për t’u realizuar për të futur në burg tjetrin. Dhe deri të enjten në mesditë dukej se zaret ishin hedhur në një lojë ballkanike që më shumë se shpalljen fitues të publikut, kërkon të gjejë publikisht përgjegjës për arsyet e dështimit të mundshëm. Në prag të kampionatit Evropian të futbollit, kjo lojë me zara dhe me prapamendime ballkanase, ngjan gjithmonë e më shumë si një lojë pingpongu, ku e rëndësishme është vetëm që topi të jetë në anën e kundërshtarit.

Next Post

Bankers, të ardhurat e shitjes së naftës bien me 54 përqind

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

“Basti” i Salianjit për zgjedhjet në PD: Nuk do të votojnë as 10 mijë anëtarë, Berisha do të lexojë 54 mijë vota

May 13, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Kurti mendoi se i duhej divorci me Osmanin”, Albatros Rexhaj: Lufta është mes LVV dhe PDK!

May 13, 2026
Senati amerikan rrëzon rezolutën për tërheqjen e trupave nga konflikti me Iranin

Senati amerikan rrëzon rezolutën për tërheqjen e trupave nga konflikti me Iranin

May 13, 2026
Kush është opozita iraniane? Nga dëshira për kthimin e monarkisë te lëvizjet e të rinjve “Gen Z”

Reza Pahlavi nën akuza të rënda: Vrasja në Kanada zbulon të pathënat e tij

May 13, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Ndrenika në gjyqin e Veliajt, Vangjeli: Akt njerëzor! Neveri e pafundme për reagimin në rrjet

May 13, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Salianji: Tre deputetë të PD më mbështesin mua

May 13, 2026
“Ka njerëz që vetëm burgun njohin”, juristët debat për drejtësinë: Të ndërhyhet për procedimet penale

“Ka njerëz që vetëm burgun njohin”, juristët debat për drejtësinë: Të ndërhyhet për procedimet penale

May 13, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Gogu: Reforma në Drejtësi nuk ka përfunduar. I duhen ndërhyrje plotësuese deri kur të jemi anëtarë të BE

May 13, 2026
Deputeti i PD entuziast: SHBA-të po i heqin “non gratën” Berishës, shumë shpejt japim lajmin!

Deputeti i PD entuziast: SHBA-të po i heqin “non gratën” Berishës, shumë shpejt japim lajmin!

May 13, 2026
”Lëre të vdesë”, Rama kujton dhunimin në 97: Mjeku më tha se ishte tentativë vrasjeje! Në Francë…

”Lëre të vdesë”, Rama kujton dhunimin në 97: Mjeku më tha se ishte tentativë vrasjeje! Në Francë…

May 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In