• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

”Srebrenica”/ Rama dënonte genocidin serb që në 2020: Përmasat mizore të këtij gjenocidi janë një tragjedi që rëndon shpirtrat tanë edhe sot (e hipokrizia e Berishës dje)

by Java News
13/05/2022 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zhurma që tentoi të krijoi Sali Berisha me rezolutën që iu rrëzua dje për Srebrenicën, përfundoi në një shfaqje hipokrizie te madhe. Përpos deklaratës së datës 11 maj nga ambasadori  Shqipërisë në në Këshillin e Sigurimit të OKB i cili e dënonte ashpër genocidin serb ndaj boshnjakëve, në fakt ka një tjetër qëndrim të fortë të kryeministrit Rama jo dje, por para dy vitesh, që në 20 korrik të vitit 2020.

Kryeministri Rama, që asokohe mbante edhe postin e kreut të OSBE, duke dënuar genocidin dhe nderuar viktimat theksonte se “Përmasat mizore të këtij gjenocidi janë një tragjedi që rëndon në shpirtrat tanë edhe sot, njëzet e pesë vjet më vonë,” tha ai. “Unë shpreh respektin tim për viktimat që u vranë pa mëshirë dhe ngushëllimet e mia më të thella për familjet e atyre që humbën jetën”.’

Kryeministri theksonte ne 2020 se e tmerron dhe e shqetëson së tepërmi tendenca në rritje për të rishkruar historinë e krimeve që ndodhën në Srebrenicë dhe zonat përreth në verën e vitit 1995. “Rishikimi me dashakeqësi i historisë mund të çojë në përsëritjen e të njëjtave gabimeve dhe krime sërish. Drejtësia kombëtare dhe ndërkombëtarë kanë dokumentuar atë që ndodhi në Srebrenicë dhe rrethinat e saj në vitin 1995. Kjo thekson domosdoshmërinë e vendosjes së drejtësisë. Pandëshkueshmëria nuk është një alternativë. Ne themi përherë se nuk duhet përsëritur kurrë ajo që ndodhi në Srebrenicë, por vetëm pak vite më vonë në Kosovë pati një konflikt shkatërrimtar”.

Gjithashtu Rama pa asnjë ekuivok shprehej se “Përgjegjësia për krimet u takon autorëve. Por shoqëritë janë po ashtu me faj nëse nuk mbajnë mend dhe nuk marrin mësime nga ajo që ndodhi në Srebrenicë.” Linku origjinal: https://www.osce.org/chairmanship/457186

Kjo deklaratë e Ramës në vitin 2020, ajo e ambasadorit tonë në OKB në 11 maj 2022 janë një dëshmi e qartë e qëndrimit të Shqipërisë ndaj genocidit serb.

Qëndrimi i Shqiperise ne KS e OKB: 

Next Post
SHBA-Rusi nisin komunikimet? Sekretari amerikan i mbrojtjes telefonon për herë të parë ministrin rus, ja çfarë i kërkon

SHBA-Rusi nisin komunikimet? Sekretari amerikan i mbrojtjes telefonon për herë të parë ministrin rus, ja çfarë i kërkon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në një kompleks kimik në Rusi, shtatë të vdekur -

Zjarr i madh në Lezhë! Flakët rrezikojnë banesat në Manati dhe Barbullojë, era e fortë vështirëson ndërhyrjen

October 1, 2026
Britma, gjak dhe panik në kabinë! Çfarë ndodhi në avionin me 174 pasagjerë

Britma, gjak dhe panik në kabinë! Çfarë ndodhi në avionin me 174 pasagjerë

October 1, 2026
Alarm në Helsinki, Finlanda heton serinë e thyerjeve në shtëpitë e deputetëve, nuk përjashtohet pista e huaj

Alarm në Helsinki, Finlanda heton serinë e thyerjeve në shtëpitë e deputetëve, nuk përjashtohet pista e huaj

October 1, 2026
Von der Leyen do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor muajin e ardhshëm, s’ka konfirmim për Serbinë -

Von der Leyen nga Prishtina: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, por historia e Kosovës nuk rishkruhet

October 1, 2026
“Gjykata që dënoi Thaçin do dënonte dhe George Washingtonin”

“Millosheviçi mendje gjenocidale”, Clark: Thaçi patriot, u kthye në Kosovë në kohë krize

October 1, 2026
Aksident me një të vrarë në Fushë-Krujë: Ambulanca me të plagosurin përfshihet në përplasje të dytë

Aksident me një të vrarë në Fushë-Krujë: Ambulanca me të plagosurin përfshihet në përplasje të dytë

October 1, 2026

Pas shpërndarjes së videove intime, kultura e linçimit dhe e urrejtjes që na mësoi politika

October 1, 2026
SHBA: Krijojmë panelin e pavarur për sanksionet ndaj Iranit pas vetos së Rusisë dhe Kinës

SHBA: Krijojmë panelin e pavarur për sanksionet ndaj Iranit pas vetos së Rusisë dhe Kinës

October 1, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Pse u tërbuan Berisha dhe ‘aksionerët’ e revolucionit me BE e SHBA?!

October 1, 2026
Dënimi i katër ish-drejtuesve të UÇK-së, Wesley Clark: I zhgënjyer me rezultatin

Dënimi i katër ish-drejtuesve të UÇK-së, Wesley Clark: I zhgënjyer me rezultatin

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com