• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sputniku” rus akuzon Ramën: Po kërkon të vendosë vijën kufitare të kohës së Musolinit

by Java News
25/09/2017 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sputniku rus pas një “qetësie” të gjatë nis sërish sulmin ndaj Tiranës zyrtare, menjëherë pas nisjes së punës së qeverisë së re. Në një shkrim të sajin tipik, duke tentuar të ndezë situatën rajonale, portal Kremlinit “ngre alarmin” se Tirana kërkon të vendosë kufijtë e Musolinit me Malin e Zi.

Në një shkrim të gjatë ku ka marrë për bazë ekspertizën e  Vojin Grubac, një shkrimtari filo-serb dhe korespondent i Moskës për gazetën Dan të Podgoricës, Sputnik thekson se “Tirana zyrtare tashmë i ka futur Ulqninin, Tuzin, Rozhajën, Plavën Gucinë dhe Petnjicën si toka shqiptare dhe të tilla i quan në të gjitha tekstet shkollore”.

Sipas të gjitha gjasave, situate bëhet për të trazuar situatën në një kohë që Ramush Haradinaj ka thënë se do ta ndryshojë hartën e demarkacionit në negociatat me partnerët e Kosovës, por edhe me Tiranën zyrtare.

“Shqipëria politike me sa kërkon të vendosë vijën kufitare të kohës së Musolinit, ku trojet shqiptare ishin të gjitha të bashkuara.

Prej vitesh po përgatiten mësues të gjimnazeve për t’i dërguar në të gjitha fshatrat e shqiptarëve që të rrisë numrin e nxënësve që mësojnë shqip”, thekson Sputnik.

Në fakt ky elaborim i portalit rus është pak i mangët megjithëse thotë një gjysëm të vërtete.

Gjatë kohës së Jugosllavisë së Parë dhe atë të Titos, trevat shqiptare në Mal të Zi, jo vetëm në Plavë e Guci, por edhe në Ulqin e Krajë u asimiluan për mungesën e shkollave shqipe.

Në disa fshatra e qytete nuk kishte shkolla shqip, por vetëm paralele, pra disa klasa. Nxënësit që ndiqnin këto paralele ngeleshin mangut me lëndët e tjera pasi nuk kishte me qëllim mësues dhe mësimdhënia ishte e mangët.

Shkurt për të ecur përpara në jetë, ata që mbaronin paralelet shqip nuk kishin asnjë mundësi.

Pas vitit 1990 shumë shqiptarë të Malit të Zi kanë studiuar në Tiranë apo Shkodër dhe në Podgoricë u hap një paralele e Shkollës së Lartë për të përgatitur arsimtarë.

Në këtë paralele, e cila u hap me vendim të Milo Gjukanoviçit, shkuan për të dhënë mësim pedagogë të njohur nga më të mirët të Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Kjo ka sjellë një rritje të shkollimit dhe mundësisë që të ketë më shumë mësues të shqipes dhe jo vetëm por edhe të lëndëve të tjera që mund të japin mësim në shqip. Kështu rritet edhe numri i fëmijëve që mëson gjuhën amëtare. Dhe kjo s’ka asgjë prej Musolinit, por është thjeshtë zbatim i të drejtave elementare të pakicave që Mali i Zi është i detyruar ta zbatojë si vend kandidat për BE.

Por Sputnik nuk i rri “shpirti rehat” thjeshtë për këtë çështje, por e dërgon kursorin e maus-it të kompjuterit ku dëshiron.

Nëpërmjet njeriut të saj, Vojin Grubac, portali i Kremlinit përmend se shqiptarët nuk janë thjeshtë një pakicë, por “kombësia që ishte determinante për Malin e Zi që të fitonte pavarësinë nga Serbia”.

Dhe për të ilustruar argumentin e vet Sputnik  shigjeton Edi Ramën kryeministrin shqiptar, të cilin në dy vitet e fundit e ka sulmuar thuajse dy herë në javë.

“Edi Rama deklaroi në një intervistë në televizionin shqip Teuta të Ulqinit se shqiptarët janë pjesë bazike e shtetit të Malit të Zi dhe u treguan të domosdoshëm për pavarësinë e tij. Duke hyrë në qeveri vitin e kaluar shqiptarët shpëtuan për të dytën herë Malin e Zi pas referendumit të pavarësisë në vitin 2006”, citon Sputnik Ramën, duke e lidhur me faktin se pjesa e madhe e ortodoksëve serbë dhe proserbë të Malit të Zi që nuk deshën shkëputjen janë tani qytetarë të dorës së dytë dhe nuk preferohen nga Podgorica.

“Partia në pushtet po bën tregti të pandershme me popujt pakicë, duke u shitur atyre vendin.

 Kroatët morën lirinë e lundrimit në Gjirin e Kotorrit ndërsa shqiptarët pjesën e tyre të kontrollit.

Çmimi i pavarësisë së Malit të Zi ishte shumë i madh për t’u paguar, pasi vendi është në dorën e një grushti okult, i varur nga aksi Tiranë-Zagreb-Sarajevë-Prishtinë. Mali i Zi mori njohjen ndërkombëtare ndërsa pavarësnë e sovranitetin nuk do ta ketë kurrë”, thotë Grubac për Sputnik.

Sputnik, më pas citon edhe Ramush Haradinaj, kryeministrin aktual të Kosovës që ka kërkuar nga Podgorica që të shpërblejë malësorët shqiptarë që votuan pro pavarësisë, duke i dhënë Kosovës tokën që i takon.

Sputnik në fund ngre alarmin se po vihet në rrezik popullsia ortodokse e Malit të Zi, ndaj kërkon një ndikim më të madh të Moskës për tu gjendur pranë “vëllezërve të tyre”./tesheshi.al

ma.me

Next Post
Ronaldo solidarizohet me gjashtëvjeçarin, tifozin e vet, që humbi jetën nga tërmeti

Ronaldo solidarizohet me gjashtëvjeçarin, tifozin e vet, që humbi jetën nga tërmeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT/ Incidentet në ndeshjen Vllaznia-Tirana, FSHF përjashton 5 tifozë nga stadiumet

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

August 30, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 31 Gusht 2026

August 30, 2026
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

August 30, 2026
Fluks i lartë në Morinë, mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë

Fluks i lartë në Morinë, mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë

August 30, 2026
Elbasani reagon pas ndeshjes me Vllazninë: “Hedhim poshtë çdo akuzë për dhunë dhe shkelje procedurash”

Elbasani reagon pas ndeshjes me Vllazninë: “Hedhim poshtë çdo akuzë për dhunë dhe shkelje procedurash”

August 30, 2026
26 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, katër mbeten aktive, Dajti dhe Dibra zonat më problematike

26 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, katër mbeten aktive, Dajti dhe Dibra zonat më problematike

August 30, 2026
Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

Jo çdo shkelje e kuadrit ligjor është vepër penale

August 30, 2026
Islanda i thotë “jo” negociatave për anëtarësimin në BE

Islanda i thotë “jo” negociatave për anëtarësimin në BE

August 30, 2026
Zjarr i madh edhe në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen nga terreni, dyshohet se është i qëllimshëm!

Ndezi zjarr dhe rrezikoi një fshat të tërë, arrestohet 25-vjeçari në Tërbaç

August 30, 2026
Të shtëna me armë në një party në Zvicër, një i vdekur dhe 5 të plagosur

Të shtëna me armë në një party në Zvicër, një i vdekur dhe 5 të plagosur

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com