• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sportet më të mira për shëndetin tuaj

by Aalison Pearse Stevens
17/03/2016 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që njeriu të jetë absolutisht i shëndetshëm duhet të lëvizë, të merret me sport dhe të ketë ushqim të shëndetshëm dhe të balancuar. Megjithatë, nuk janë të gjithë ushtrimet dhe sportet e mira për shëndetin tonë të përgjithshëm, transmeton koha.net.

Për shembull, edhe pse ngritja peshave në palestër rrit muskulaturën tuaj, “body-building” nuk i ndihmon muskulit më të rëndësishëm të njeriut, zemrës. Nga ana tjetër, vrapimi bën çudira për sistemin kardiovaskular por injoron muskulaturën e pjesës së sipërme të trupit, kështu që janë të mundshme lëndimet në nyje.

Ju prezantojmë ushtrimet dhe sportet që e ndihmojnë tërë trupi tuaj dhe përshpejtojnë shëndetin, jo për afat të shkurtër por të gjatë.

Squash

Është lojë e ngjashme me tenisin vetëm që luhet ashtu që topi dëbohet apo kthehet nga muri, është mënyrë fenomenale për të aktivizuar tërë trupin. Lëvizja konstante nëpër terren forcon sistemin kardiovaskular, pjesën e poshtme të trupit dhe fitoni në kondicion. Manovrimet me raketë dhe kërcimet forcojnë pjesën e sipërme të trupit dhe shpinën, dhe njëkohësisht rritet edhe fleksibiliteti. Në vetëm 30 minuta lojë mund të shpenzoni 517 kalori. Si në çdo sport tjetër ekzistojnë lëndimet, ndërsa më së shpeshti janë zgjatjet e muskujve të këmbëve dhe a ijëve dhe thembrës së Akilit.

Kanotazhi

Kanotazhi bën çudi për ju, sistemin e frymëmarrjes, muskujt dhe qëndrueshmërinë. Pavarësisht a jeni në ujë ose në ergometër në palestër, lëvizjet në rrema apo lundrim angazhojnë tërë muskulaturën trupore. Që të lundroni në mënyrë të duhur duhet të keni në mendje që të mos të bëni rrëmime me anë të supeve por të përdorni muskujt e këmbëve, shpinës dhe duarve. Për gjysmë ore mund të humbni 302 kalori.

Alpinizmi

Alpinizmi është ushtrim anaerob, por nga ju kërkohet eksplozivitet për të kërcyer nga një shkëmb më tjetrin. Lëvizjet e tilla nuk ofrojnë dobi të mëdha për zemrën tuaj, por janë të shkëlqyeshme për forcën, qëndrueshmërinë dhe fleksibilitetin. Për shkak të zgjatjes konstante dhe kontraktimit të gjymtyrëve, alpinistët kanë muskuj të gjatë dhe të hollë. Ngjitja nëpër shkëmbinj për 30 minuta shpenzon 475 kalori.

Noti

Noti është një nga mënyrat më të mira për të aktivizuar tërë trupin dhe sistemin e frymëmarrjes. Por, për t’u arritur efekti maksimal duhet ta ekzekutoni teknikën në mënyrë të drejtë, por nëse jeni në fillim nuk keni kondicion për ta mbajtur ritmin. Prandaj trajnerët propozojnë të notoni nga dy herë gjatësinë e pishinës, dhe në mes serive bëni pauzë për të marrë ajër. Me not shpenzoni 345 kalori për gjysmë ore.

Basketbolli

Duke luajtur basketboll në mënyrë aktive përdorni të gjithë segmentet e trupit tuaj. Lëvizja konstante përshpejton zemrën dhe mushkëritë tuaja, ndryshimet e papritura të lëvizjeve dhe kërcimet ndikojnë pozitivisht në forcën dhe qëndrueshmërinë tuaj, ndërsa lëvizja me duar gjatë mbrojtjes dhe kërcimi për topin e humbur rrit fleksibilitetin tuaj. Si çdo sport në të cilin ka kontakte fizike janë të mundshme lëndimet si ndrydhjet. Në 30 minuta mund të shpenzoni 302 kalori.

Çiklizmi

Pedalimi është ushtrim i jashtëzakonshëm aerob, ka mjaft efekte të mira në sistemin kardiovaskular edhe në figurën trupore dhe tonus të muskujve. Nëse keni vendosur që ta zëvendësoni automobilin me biçikletë dijeni që për gjysmë ore shpenzoni 431 kalori.

Vrapimi

Vrapimi është ushtrim aerob i cili është i shkëlqyeshëm për fitimin e kondicionit dhe forcimin e këmbëve dhe murit të barkut. Nëse dëshironi të hiqni kilogramë duheni të jeni të vetëdijshëm që çdo ditë duhet të vraponi disa kilometra, si shembull i keni maratonistët të cilët janë të gjithë të dobët. Pasi që lihet anash pjesa e sipërme të trupit, ekspertët rekomandojnë që përveç se me vrapim të merreni dhe me ndonjë aktivitet tjetër si noti ose ngritja e peshave. Për gjysmë ore vrapim humbni 431 kalori.

Next Post

Mafia shqiptare bashkëpunon me policët belgë, 4 oficerë në akuzë!!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 31 Gusht 2026

August 30, 2026
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

August 30, 2026
Fluks i lartë në Morinë, mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë

Fluks i lartë në Morinë, mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë

August 30, 2026
Elbasani reagon pas ndeshjes me Vllazninë: “Hedhim poshtë çdo akuzë për dhunë dhe shkelje procedurash”

Elbasani reagon pas ndeshjes me Vllazninë: “Hedhim poshtë çdo akuzë për dhunë dhe shkelje procedurash”

August 30, 2026
26 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, katër mbeten aktive, Dajti dhe Dibra zonat më problematike

26 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, katër mbeten aktive, Dajti dhe Dibra zonat më problematike

August 30, 2026
Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

Jo çdo shkelje e kuadrit ligjor është vepër penale

August 30, 2026
Islanda i thotë “jo” negociatave për anëtarësimin në BE

Islanda i thotë “jo” negociatave për anëtarësimin në BE

August 30, 2026
Zjarr i madh edhe në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen nga terreni, dyshohet se është i qëllimshëm!

Ndezi zjarr dhe rrezikoi një fshat të tërë, arrestohet 25-vjeçari në Tërbaç

August 30, 2026
Të shtëna me armë në një party në Zvicër, një i vdekur dhe 5 të plagosur

Të shtëna me armë në një party në Zvicër, një i vdekur dhe 5 të plagosur

August 30, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Si e vrau algoritmi protestën qytetare në Tiranë

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com