Kuvendi ka nisur diskutimet për ligjin e sponsorizimeve, ku kërkohet mbështetja e sportit. Ndër të tjera Erion Brace theksoi se në të njëjtën formë duhet vepruar dhe për librin duke e cilësuar si një e mirë dhe për ata që gjuajnë me gurë në protestë.
Taulant Balla u paraqit ndryshe në komisionet parlamentare, ku me një top në dorë mbrojti ndryshimet në ligjin për sponsorizimet.
Në Kuvend janë paraqitur dy nisma, një e qeverisë dhe tjetri i dy deputetëve Balla e Braçe. Nismat parashikojnë zbritjen nga tatimi mbi fitimin deri në 30% të shumës së sponsorizua.
Erion Braçe solli në vëmendje rast konkret për shpenzimet e larta që bëhen nga ata që kanë pasion sportin.
Megjithatë ai kërkoi ndërhyrjen dhe në mbështetjen e librit, ku shigjetoi si pjesë të mazhorancës, por dhe të protestës.
Për ministrin Blendi Gonxhja lehtësirat janë krijuar pas një rritje ekonomike në 3 mandatet e qeverisë së majtë.










