• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sponsorët i kërkojnë Blatterit të dorëhiqet

by Java News
03/10/2015 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Coca-Cola” dhe “McDonald’s” kanë kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të presidentit në largim të FIFA-s, Sepp Blatter, pas nisjes së procedimit penal ndaj tij prej autoriteteve zvicerane.

Kompania amerikane e pijeve “Coca-Cola” lëshoi një deklaratë, ku shkruante se “çdo ditë që kalon, imazhi dhe reputacioni i FIFA-s vazhdon të shkatërrohet”. Ndërkohë, rrjeti i ushqimeve “Fast-food”, “McDonald’s”, gjithashtu një prej sponsorëve kyç dhe më të mëdhenj të FIFA-s, ka bërë të ditur se dorëheqja e Blatterit do të ishte “Në të mirë të interesit të lojës”, duke bërë kështu edhe një lojë fjalësh me sloganin e FIFA-s, “Për të mirën e lojës” (For the good of the game).

Blatter, i cili ka deklaruar se do të dorëhiqet nga pozicioni aktual në shkurt të vitit 2016, u mor në pyetje nga hetues zviceranë gjatë javës së kaluar. 79-vjeçari deklaroi pas marrjes në pyetje se nuk do të jepte dorëheqjen e menjëhershme përpara shkurtit, pavarësisht procedimit penal të hapur ndaj tij. Ai akuzohet se ka nënshkruar një kontratë, e cila ka qenë “jofavorizuese për FIFA-n”, si dhe për një “pagesë pabesie” ndaj presidentit të UEFA-s, Michel Platini.

Next Post

Masakra në Tiranë, e mbijetuara: Si i shpëtova vdekjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com