• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Masakra në Tiranë, e mbijetuara: Si i shpëtova vdekjes

by Java News
03/10/2015 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur kanë kaluar dy ditë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në qendër të kryeqytetit, dy të mbijetuarit e masakrës, Elvis Gaçaj dhe Eda Gjura, kanë rrëfyer për gazetën “Shekulli” se si kanë shpëtuar nga breshëria e plumbave të automatikut që lanë të vdekur dy miqtë e tyre. Në një gjendje aspak të mirë psikologjike dhe të traumatizuar, 40-vjeçari Elvis Gaçaj është treguar i rezervuar me fjalë, por u shpreh se nuk e imagjinon dot kush mund t’ia ketë bërë një diçka të tillë.

Ai ndodhet i shtruar në ambientet e Spitalit të Traumës, ku, edhe pse i shpëtoi atentatit, ka marrë një plumb në shpatull dhe në këmbë. Ndërkohë, Eda Gjura ka treguar gjithçka ndodhi mbrëmjen e së enjtes, pas lulishtes “1 Maji”. Ajo ka shpjeguar se me viktimën Aurora Oskian njihej prej kohësh dhe se e konsideronte si motër. Po ashtu, mësohet se dy vajza, ishin shoqe me njëra-tjetrën dhe punonin në një “call-center”.

Duke folur për ‘Shekullin’, Eda Gjura ka treguar disa detaje rreth ngjarjes.

“Ne u takuam të katërt mbrëmjen e së enjtes dhe kemi ngrënë diçka të shpejtë te lokali që ndodhet pas lulishtes “1 Maj”. Pasi mbaruam së ngrëni në lokal, së bashku me Elvisin, Aurorën dhe Kevin vendosëm të dilnim për një kafe.  Ngrihemi dhe shkojmë tek makina. Në timon qëndron Elvis Gacaj, unë u ula pas tij, Aurora në vend të parë dhe pas saj qëndroi Kevin. Në këtë moment filluan të shtënat e armës.

Unë jam shtrirë poshtë sediljes ku isha vendosur. Për një moment (3­4 sekonda) pushuan të shtënat e armës ndërsa autori/ët dolën nga ana tjetër e makinës, ku qëndronte Aurora Oskian dhe filluan të qëllonin përsëri me breshëri. Në këtë moment unë hapa derën me shpejtësi dhe ika nga aty. Mu errësuan sytë, nuk pashë asgjë se kush dhe sa ishin. Mu mbulua trupi i gjithë me gjak.

Me djemtë (Elvis Gacaj dhe Kevin Rugova) ishim thjesht miq, ndërsa Aurorën e kam pasur shumë shoqe, madje e konsideroja edhe si motër. Nuk kemi pasur konflikte me askënd gjatë gjithë kësaj kohe”, ka thënë ajo në polici. “Nuk u mendova shumë dhe hapa derën nga ku isha ulur dhe dola menjëherë. Nuk e di se si kam shpëtuar. Nuk e imagjinoj se si gjendem gjallë pas gjithë atyre plumbave atje”, është shprehur më tej ajo” – thotë Eda.

Next Post

Jahjaga bëhet trime: Gjeni zgjidhje vetë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com