• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spiunët/ Hapja e dosjeve, numri dy i Partisë së Lirisë: Asnjë nismë ligjore nuk e ndalon Metën të arrijë qëllimet e tij

by Java News
22/10/2022 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Miratimi i ndryshimeve ligjore për hapjen e dosjeve të ish sigurimit të shtetit ka ashpersuar luftën politike. Partia e Lirisë e drejtuar nga Ilir Meta e konsideron këtë lëvizje të mazhorancës në vazhdën e përpjekjeve për të shmangur vëmendjen nga aferat korruptive të qeverisë.

Tedi Blushi, sekretar i përgjithshëm i Partisë së Lirisë në një intervistë për edicionin e lajmeve në Vizion Plus me moderatoren Pranvera Borakaj, tha se kjo nismë nuk e prek asapk Metën.

“Zero. Kjo është përgjigja e vetme. Është një çështje që nuk i përket Metës.

Ata mund të nxjerrin edhe një ligj që Meta nmund të mos jetë as kryetar partia. Asnjë nismë ligjore nuk e pengon Metën të arrijë qëllimet e tij”, tha ai.

Blushi foli edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale, për të cilat Partia e Lirisë garon vetëm për këshillat bashkiakë.

Sipas tij, opozita nuk e ka luksin të dalë me kandidatë të ndryshëm, ndaj kanë zgjedhur që logo e tyre të jetë vetëm për këshillat bashkiakë.

“Kemi qenë të qartë me këtë vendim që është bërë publik edhe nga Meta. Qëllimi është maksimizimi i votës. Opozita nuk e ka luksin për të pasur disa kandidatë. Ne do mbështesim kandidatët e PD, dhe ne do marrim pjesë me logon tonë për këshillat bashkiakë. Ne jemi të hapur për të pritur kandidaturat e PD. Nëse mund të kemi kandidat fitues në zona të caktuara pse jo mos kandidojmë.

Nëse PD nuk ka një figurë të fortë në një bashki të caktuar ne do të dalim me një emër tjetër”, tha Blushi.

Sekretari i Partisë së Lirisë foli edhe për denoncimet që kjo forcë politike ka bërë në SPAK për aferën e inceneratorëve.

Sipas tij, SPAK po ecën me ritme të ngadalta, për shkak të mosnxjerrjes së Ramës në krye të kësaj afere.

“Ne kemi bërë një kamion me dosje në SPAK për ta ndihmuar të kryej detyrën e vet. Ja kemi bërë të lehtë punën. Ende nuk kemi përgjigje. Inceneratorët janë një afer që duhet të zbardhen menjëherë, sepse nuk ka ccafrë të hetohet aty.

Kemi dorëzuar edhe 50 prova të reja, por nuk kemi përgjigje. Është një aferë që hetimet po ecin avash sepse nuk duan të kuptohet që Edi Rama është në krye të saj”, tha ai./m.j

Next Post
Aksident tragjik në Gjirokastër: Polici kufitar përplas me makinë fëmijën, 12 vjeçari ndërron jetë

Aksident tragjik në Gjirokastër: Polici kufitar përplas me makinë fëmijën, 12 vjeçari ndërron jetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

March 30, 2026
Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

March 30, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

March 30, 2026
Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

March 30, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

March 30, 2026
Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

March 30, 2026
Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

March 30, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Kurti zbardh takimin me Macron: Integrimi, siguria dhe mbrojtja në fokus të bisedimeve

March 30, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

March 30, 2026
Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In