• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spiunë të ish-Sigurimit në poste publike me certifikata false, disa janë dekoruar! Si u zbuluan nga Autoriteti i Dosjeve. Raporti

by Java News
11/04/2023 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkëpunëtorë të ish Sigurimit të Shtetit janë pajisur me certifikata jo autentike të pastërtisë së figurës nga komisionet e verifikimit ‘Mezini’ dhe ‘Bezhani’, duke ushtruar funksione publike apo edhe për të treguar se nuk kanë pasur lidhje me ish Sigurimin e Shtetit. Pavërtetësia e certifikatave të pastërtisë së figurës, që tunden nëpër ekrane nga disa politikanë, është konstatuar nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Në raportin e Autoritetit të Dosjes për veprimtarinë gjatë vitit 2022, thuhet se disa funksionarë publikë, të cilët kishin certifikatën e pastërtisë së figurës, ka rezultuar bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, anëtarë të ish Sigurimi hetues apo gjyqtar. Sipas Autoritetit të Dosjeve, certifikatat e pastërtisë së figurës janë lëshuar mbi dokumente jo autentike dhe jo origjinale.

“Autoriteti ka hasur vështirësi në zbatimin e dispozitës të pikës 4, të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015, i cili, në disa raste, ka dalë me dy vendimmarrje të ndryshme, për të njëjtin subjekt, ku në një  procedurë Autoriteti është vënë në lëvizje me kërkesë të paraqitur nga institucione kushtetuese apo autoritete publike dhe vendimmarrja ka rezultuar që subjekti zotëron certifikatën e pastërtisë së figurës së tij dhe në procedurën tjetër, ku Autoriteti është vënë në lëvizje me kërkesë të paraqitur nga persona të prekur nga aktiviteti i strukturave të ish-Sigurimit të Shtetit dhe vendimi tjetër, në të cilin, i njëjti subjekt rezulton p.sh. si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, anëtar i ish Sigurimit, hetues apo gjyqtar.

Kjo pasi, dispozita e sipërcituar, pikë e nenit, ka sjellë pengesa dhe ka krijuar vështirësi. Dokumentacioni i trashëguar mbi aktivitetin dhe veprimtarinë e këtyre komisioneve jo vetëm që nuk është autentik dhe origjinal, nuk ka kaluar nëpër një proces të mirë dhe të bazuar në rregulla të qarta mbi administrimin e ruajtjes së dokumentacionit zyrtar, nuk ka një inventar të saktë dhe gjatë përpunimit dhe përdorimit të tij kanë rezultuar pasaktësi”, thuhet në raport.

Autoriteti i Dosjeve thekson se nga verifikimet ka rezultuar se disa bashkëpunëtorë të ish Sigurimit të Shtetit, dëshmitarë në procese politike, denoncues etj., janë propozuar për medalje dhe tituj nderi. Autoriteti i Dosjeve kërkon ndryshime ligjore me qëllim verifikimin e kandidatëve përpara dekorimit ose dhënies së titujve të nderit. Në raport kërkohet edhe detyrimi për verifikimin e kandidatëve për deputetë, pasi në ligj parashikohej verifikimi vetëm sipas vullnetit të tyre individual.

“Që nga hyrja në fuqi e ligjit nr. 45/2015, në zgjedhjet parlamentare dhe vendore të mbajtura, kanë marrë në konsideratë procesin e verifikimit, shumë pak subjekte politike të regjistruara në zgjedhjet përkatëse. Në lidhje me ekzistencën e informacioneve në dokumentet e ish–Sigurimit te Shtetit për kandidatet për deputetë apo kryetarë bashkie, në zbatim të nenit 30, të ligjit. Kjo mospërfshirje e subjekteve politike zgjedhorë për të sjellë kandidatët e tyre për t’u verifikuar, si një e drejtë që subjektet duhet ta ushtrojnë për qëllime të transparencës së figurës gjatë fushatave elektorale, është shoqëruar me pretendime nga persona të tretë për pastërtinë e figurës së personave të zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë”, thuhet në raport./Adriatik Doçi-shqiptarja.com

Next Post
“Pemë në vend të posterave”/ Veliaj: Qytetet bëhen më të mira me punë

“Pemë në vend të posterave”/ Veliaj: Qytetet bëhen më të mira me punë

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Po te jene te verteta per kto qe thoni,mashtruesit te shkojne para drejtesise per fallsifikimin qe kane bere.Njekosishte te deskrititohen ne mbare opinioni publik,si fallsifikator e si spiun,e kunderta mose na mbushni me lajme kalimtare te rreme.U ngopem me kto pislliqe tuajat qe ju i beni per argetim,ose ti thoni me emra e jo ne shums e pa fakte konkret mos e ulni veten deri ktu.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…

October 5, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Nga dashuria te karriera, Jorgo Pulla zbulon çfarë parashikojnë yjet për sot

October 5, 2026
Riorganizimi ushtarak, Putin emëron kreun e Forcave të Sistemeve Pa Pilot -

Moska paralajmëron liderët europianë: Vizitat në Kiev janë ‘rrezik vdekjeprurës’

October 5, 2026
SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

October 5, 2026
Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

October 5, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 5 tetor 2026: Binjakët nisin javën me sukses

October 5, 2026
Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

October 5, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

10 futbollistët me më shumë kontribute për gola në histori

October 5, 2026
SHBA raporton rastin e dyshuar të murtajës në Rusi -

SHBA raporton rastin e dyshuar të murtajës në Rusi –

October 5, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Viti i ri akademik, Begaj: Investimi në arsim, më i sigurti për zhvillimin e shoqërisë

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com