• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Spiunazh? Dosja e plotë hetimore, çfarë ndodhi në uzinën e Gramshit

by A R
22/01/2023 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Euronews Albania ka siguruar dosjen e plotë hetimore të ngjarjes së gushtit të vitit të kaluar ku, dy shtetas rus dhe një ukrainas sulmuan me spray neoparalizues 2 ushtarë të uzinës ushtarake në Gramsh.

Fedir Alpatov, Mikhail Zorin dhe Svetlana Timofeeva vijojnë të mbahen në burg dhe kërkesa e tyre për një masë më të butë sigurie është refuzuar nga gjykata e Elbasanit, ajo e apelit të Durrësit dhe gjykata e lartë. Në dosje thuhet se krahas fotografive të objekteve të ndryshme ushtarake dhe objekteve të infrastrukturës kritike civile në gjendjen aktuale, këtyre shtetasve i janë gjetur dhe 2 fishekë të kalibrave, model 56, kalibër 7,62 mm dhe predhë fisheku armë zjarri kalibër 12.7 mm.

Dosja hetimore:

Më datë 20.08.2022, rreth orës 17:35, nga ana e punonjësve të shërbimit, rojeve ushtarake pranë Uzinës Mekanike Ushtarake Çekin-Gramsh, është njoftuar Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh, se në ambientet e rrethimit të brendshëm të këtij objekti, është futur një shtetas i huaj, i cili pasi është konstatuar nga roja e shërbimit, është larguar nga magazinat duke kaluar muret rrethuese të Uzinës. Ky shtetas është ndjekur nga dy rojet e Uzinës dhe në distancë rreth 200 m larg objektit, në momentin që ata janë afruar për ta ndaluar dhe shoqëruar këtë shtetas, ai ka bërë rezistencë dhe ka nxjerrë një aparat sprucimi, duke ua hedhur në fytyrë dhe në trup, më qëllim që të largohej nga ata. Pavarësisht këtyre veprimeve të dhunshme të personit nën hetim, rojet kanë bërë të mundur neutralizimin e tij dhe e kanë mbajtur të bllokuar deri në momentin që kanë ardhur shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, të cilët kanë bërë shoqërimin e tij në ambientet e këtij komisariati.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se, ky shtetas është i identifikuar si Mikhail Zorin, me shtetësi ruse, i cili ka qenë i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë, të cilët udhëtonin me një mjet sportiv ngjyrë portokalli me vija të zeza, me targë AX6200IP. Menjëherë janë vendosur pika kontrolli nga ku është bërë e mundur identifikimi dhe shoqërimi i mjetit me targa AX6200IP, në të cilin ndodheshin shtetasi ukrainas Fedir Alpatov dhe shtetasja ruse Svetlana Timofeeva.

Nga shërbimet e policisë gjyqësore është bërë pyetja e personave që kanë dijeni për veprën penale, këqyrja e automjetit me të cilin udhëtonin dy prej shtetasve të huaj, sekuestrimi i sendeve dhe kryerja e vendimeve përkatëse të ekspertimit, për sendet e sekuestruara.

– Shtetasi Ardian Xhaka, me detyrë ushtar profesionist roje i lëvizshëm në ambientet e brendshme të Uzinës Mekanike Ushtarake Çekin, Gramsh, ka deklaruar se rreth orës 17:25, në afërsi të objektit ushtarak nr .8, kishte dëgjuar një zhurmë dhe kishte parë një person të afrohej te dera e hyrjes kryesore, i cili kishte tentuar ta hapte atë dhe të futej brenda objektit. Sapo i është bërë thirrje të ndalojë, ai është larguar me vrap duke kaluar murin rrethues të Uzinës. Punonjësit e repartit pasi e kanë ndjekur në një distancë rreth 200 m nga muri rrethues, kanë mundur ta kapin. Në momentin që janë afruar, ai ka kundërshtuar dhe i ka sulmuar me një spraj kimik, të cilin e ka nxjerrë nga xhepi, duke ua hedhur në fytyrë dhe në trup. Pavarësisht sulmit, rojet e objektit ushtarak kanë bërë të mundur ndalimin e këtij shtetasi, deri në momentin që është shoqëruar nga policia në Komisariatin e Policisë Gramsh.

–  Shtetasi Aldo Bici, me detyrë përgjegjës i shërbimit të rojeve në Uzinën Mekanike Ushtarake Çekin, Gramsh, me deklarimin e tij ka konfirmuar deklarimin e Ardian Xhaka. Ndër të tjera ka deklaruar se, nga spërkatja që u është bërë në fytyrë dhe në trup nga personi të cilin po e ndiqnin, ata kanë ndjerë djegie të syve dhe trupit, marrje mendsh, djegie të gjoksit dhe supeve.

– Shtetasja Fatmira Shaipi, banesa e së cilës ndodhet në fshatin Çekin, mbi Uzinën Mekanike Ushtarake, ka deklaruar se rreth orës 17:00, pranë shtëpisë së saj, ka parë të parkuar një makinë ngjyrë portokalli, të cilën nuk e kishte parë më parë. Gjithashtu, në afërsi të mureve të Uzinës ka parë një person me kapele, pantallona të shkurtra dhe një çantë në krah, duke u ngjitur në drejtim të vreshtave të saj, të cilat janë ngjitur me murin rrethues të Uzinës.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se tre shtetasit nën hetim Fedir Alpatov, Mikhail Zorin dhe Svetlana Timofeeva, më datë 20.08.2022, rreth orës 17:30, janë konstatuar brenda ambienteve të objektit ushtarak “Uzina e Mekanike Çekin-Gramsh” (Ish Uzina e Armëve), duke kryer filmime dhe fotografime të fshehta, nëpërmjet pajisjeve speciale elektronike të fotografimit. Nga këqyrjet paraprake të pajisjeve elektronike kanë rezultuar të dhëna me rëndësi për hetimin që lidhen me fotografi të objekteve të ndryshme ushtarake dhe objekteve të infrastrukturës kritike civile në gjendjen aktuale. Shtetasve të lartpërmendur u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndër të tjera, këto sende:

– automjet Chevrolet me targa AX 6200 IP; sasi të konsiderueshme monetare; 1 pajisje vëzhgimi për shikueshmëri natën (night vision); drone; 1 laptop; karta sim; hardisk i jashtëm;

– 1 (një) copë fishek model 56, kalibër 7,62 mm; 1 (një) predhë fisheku arme zjarri kalibër 12.7 mm;

– dokumente identifikimi dhe udhëtimi;  pajisje kampingu të ndryshme;1 bombul e përdorur në formë spray neuroparalizuese; 6 telefona celularë etj.

Next Post
Vrasja për një këngë ‘tallava’ në Pukë, kapet pas 10 vitesh në Belgjikë autori Mariglen Përgjini

Vrasja për një këngë 'tallava' në Pukë, kapet pas 10 vitesh në Belgjikë autori Mariglen Përgjini

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In