• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja për një këngë ‘tallava’ në Pukë, kapet pas 10 vitesh në Belgjikë autori Mariglen Përgjini

by A R
22/01/2023 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mariglen Përgjini, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje është ekstraduar nga Brukseli drejt vendit tonë. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Apelit Shkodër me 18 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”, kryer më shumë se një herë.

Përgjini ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për vrasjen e Martin Shtjefnit më 9 janar të vitit 2013.

Njoftimi i plotë

Vijon bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. Falë shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve, janë kapur në Bruksel dhe në Greqi, si dhe janë ekstraduar drejt Shqipërisë, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

-Specialistët e Interpol Tiranës ekstraduan nga Brukseli, drejt Shqipërisë, shtetasin Mariglen Përgjini. Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas, me 18 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”, kryer më shumë se një herë.

Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat e ka dënuar shtetasin Mariglen Përgjini me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dënim i cili është konvertuar më pas në shërbim prove. Gjithashtu po si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, u bë kapja dhe  ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i shtetasit të kërkuar Eraldo Memaj, banues në Pukë.

Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas me 11 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”.

Ky shtetas në vitin 2013, në Pukë, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin P. V. Interpol Tirana vijon shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin me homologët, me qëllim kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të tjerë të  shpallur në kërkim ndërkombëtar.

/a.r

Next Post
Stuhitë e borës kërcënojnë Europën, italianët përballen me ciklonin polar

Stuhitë e borës kërcënojnë Europën, italianët përballen me ciklonin polar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
Hapet procedura për përzgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës së Lartë, kriteret dhe afatet për kandidatët! Ja si do zgjidhet pasardhësi i Sokol Sadushit

SHKRESA/ Ngërçi me pagat e magjistratëve, Sokol Sadushi thërret gjyqtarët në mbledhje urgjente më 10 shtator

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com