Mediat arabe raportuan të premten se iranianët kishin ekzekutuar gjeneralin Esmail Qaani, i cili u akuzua si agjent i Mossadit.
Sipas The National, e cila raportoi lajmin, gjenerali Qaani i Gardës Revolucionare dhe Forcës Quds u akuzua për spiunazh dhe u ekzekutua. Emri i Qaanit doli në dritë pas raportimeve se Mossadi izraelit madje dinte se ku ishte ulur udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, kur u sulmua dhe vdiq.
Sipas raportimeve, dyshohet se Qaani ishte ai që i dërgoi Netanyahut fotografinë e Khameneit të vdekur në mënyrë që kryeministri izraelit të mund të informonte Donald Trump për vdekjen e udhëheqësit suprem fetar të Iranit.
Qaani ishte ai që pasoi Soleimanin pas vdekjes së tij dhe gëzonte besimin absolut të Khameneit.











