• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spiropali vizitë zyrtare në Athinë/ Do të pritet nga presidenti grek, ministri i Jashtëm dhe ai i Mbrojtjes! (Agjenda)

by Os De
15/12/2025 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, George Gerapetritis, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Athinë, në dy ditët e ardhshme, 16 dhe 17 Dhjetor.

Vizita e Ministres Spiropali do të nisë nesër në Presidencën greke, ku do të pritet nga Presidenti i Republikës, Konstantinos Tasoulas, në orën 12:00. Në orën 12:45, Spiropali do të ketë një takim dypalësh me homologun e saj Gerapetritis, të fokusuar në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë.

Spiropali do të ndalet te rëndësia e mbështetjes së vazhdueshme të Greqisë për procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe për të avancuar idenë e një hapësire të përbashkët europiane në rajonin tonë, ku vendet e Ballkanit Perëndimor të trajtohen si një tërësi strategjike.

Ministrat do të diskutojnë çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve me frymën e mirëkuptimit mes palëve.

Pas takimit, Ministrat do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për shtyp rreth orës 14:30.

Në qendër të bisedimeve do të jetë edhe komunitetiti shqiptar në Greqi, si dhe nevoja për përshpejtimin e negociatave drejt nënshkrimit të marrëveshjes së shumëpritur për mbrojtjen sociale, që përfshin njohjen e pensioneve për qytetarët e të dy vendeve.

Në 16:00, Ministrja do të zhvillojë një bashkëbisedim me akademikë dhe ekspertë të Fondacionit Helenik për Politikën e Jashtme dhe Europiane (ELIAMEP) me fokus rrugëtimin europian të Shqipërisë.

Në 19:00, Spiropali do të takohet me komunitetin shqiptar në Greqi, në një pritje të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Athinë.

Mëngjesin e së mërkurës, në orën 09:00, Spiropali do të takohet me Ministrin e Mbrojtjes, Niko Dendias.

Në orën 09:45, Spiropali do të takohet me përfaqësues të bizneseve dhe sipërmarrjeve që operojnë mes Shqipërisë dhe Greqisë, për potencialin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Vizita e Ministres do të përmbyllet me në një takim Ambasadorët e vendeve të BE, si dhe Ambasadorët e akredituar në Shqipëri, me rezidencë në Athinë, rreth orës 12.30, të fokusuar në perspektivën europiane të vendit tonë.

Next Post
‘Sikur djalli të interpretonte Biblën’, Balla-Berishës: Kur raportonte Ina Rama këtu ti lije sallën

“I lodhuri paska folur përsëri mbi zgjedhjen e Avokatit të Popullit”/ Balla i përgjigjet Berishës: PD e ktheu në “hajgare”, procesi sipas ligjit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ U zbulua gabimisht, kapete kokainë “shqiptare” në Spanjë, gjendet sasia rekord 10 tonë drogë! Pas saj qëndron një rrjet i fuqishëm mafioz

VIDEO/ U zbulua gabimisht, kapete kokainë “shqiptare” në Spanjë, gjendet sasia rekord 10 tonë drogë! Pas saj qëndron një rrjet i fuqishëm mafioz

November 2, 2026
Britania e Madhe po shqyrton uljen e tarifave universitare për studentët evropianë

Britania e Madhe po shqyrton uljen e tarifave universitare për studentët evropianë

November 2, 2026
BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

Nuk përmbushi gjashtë hapat reformues, BE penalizon Kosovën, humbet 43,8 milionë euro nga Plani i Rritjes!

November 2, 2026
Presidenti gjerman zbulon qëndrimin e Pekinit: Kina refuzon samitin trepalësh me SHBA-në dhe Rusinë për Ukrainën

Presidenti gjerman zbulon qëndrimin e Pekinit: Kina refuzon samitin trepalësh me SHBA-në dhe Rusinë për Ukrainën

November 2, 2026
Identitete për 2 dollarë, brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Identitete për 2 dollarë, brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

November 2, 2026
Tirana mirëpret të martën botën e biznesit, nis edicioni i 32-të i Panairit Ndërkombëtar

Tirana mirëpret të martën botën e biznesit, nis edicioni i 32-të i Panairit Ndërkombëtar

November 2, 2026
Reagimi i ministrit/ Gogu: Pse shkova në qelinë e Erionit!

Reagimi i ministrit/ Gogu: Pse shkova në qelinë e Erionit!

November 2, 2026
“Ernest Muçi po bën gjëra të jashtëzakonshme”, gazetari turk kritikon Besiktasin: A mos bënë gabim që e lanë të ikte…?

“Ernest Muçi po bën gjëra të jashtëzakonshme”, gazetari turk kritikon Besiktasin: A mos bënë gabim që e lanë të ikte…?

November 2, 2026
Ukraina akuzon Rusinë për shfrytëzimin e armëpushimit humanitar në Oleshky për t’u riarmatosur

Ukraina akuzon Rusinë për shfrytëzimin e armëpushimit humanitar në Oleshky për t’u riarmatosur

November 2, 2026
Peleshi në Pragë, takohet me homologun çek! Konfirmohet mbështetja për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Peleshi në Pragë, takohet me homologun çek! Konfirmohet mbështetja për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In