• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“I lodhuri paska folur përsëri mbi zgjedhjen e Avokatit të Popullit”/ Balla i përgjigjet Berishës: PD e ktheu në “hajgare”, procesi sipas ligjit…

by Os De
15/12/2025 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar sërish ndaj deklaratave të Sali Berishës lidhur me zgjedhjen e Avokatit të Popullit, duke theksuar se i gjithë procesi është zhvilluar në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjin. 

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se Endri Shabani, u mbështet nga më shumë se 28 firma të deputetëve të Partisë Demokratike dhe arriti të sigurojë 3/5 e votave të Kuvendit, siç e parashikon ligji. 

Balla shton se Partia Demokratike e ka trajtuar procesin në mënyrë të papërgjegjshme, duke firmosur për disa kandidatë njëkohësisht dhe më pas duke kundërshtuar vetë emrat që kishte propozuar. 

Reagimi i plotë: 

I lodhuri  paska dalë e folur përsëri mbi zgjedhjen e Avokatit të Popullit, proçes i cili u zhvillua tërësisht sipas parashikimeve të Kushtetutës dhe ligjit të vet organik, duke nxjerrë fitues një kandidat të mbështetur me më shumë se 28 firma nga Partia Demokratike. 

Partia Socialiste mbajti deri në fund qëndrimin e vet për të mos mbështetur me firma asnjë kandidat, pra për të mos propozuar asnjë kandidat të vetin dhe për të mbështetur në seancën plenare një nga kandidatët e buqetës opozitare. 

Nga gjashtë kandidatët e propozuar nga opozita, kandidati që siguroi 3/5 e anëtarëve të Kuvendit ishte kandidati Endrit Shabani. 

Kjo është e gjitha për sa na takon. Ndërkohë që nga ana e Partisë Demokratike u luajt hajgare, siç i thonë në Kosovë, me procesin dhe me vetë kandidaturat. Nga një anë firmosnin për një, nga ana tjetër firmosnin për një tjetër dhe nga një anë e tretë ia jepnin firmat edhe njërës apo edhe tre të tjerëve. Pastaj vinin e thonin: aman mos votoni për atë se ajo është e çmendur, jo atë se është i pabesë, jo këtë se nuk e duam. Ik njëri e hajde tjetri si kalamajtë e kopshtit, deri kur kaluan në kërcënime si fëmijët e nëntëvjeçares. 

Kjo ishte e gjitha për sa u takon. 

Dhe për sa na takon pastaj bashkërisht, ua kemi bërë të qartë sa herë na është dhënë mundësia se me lojëra macja me miun apo kërcënime e presione ndaj nesh ta harrojnë se mund t’i marrim seriozisht. 

Po të duan me rregulla loje e qytetari, hajde ulemi dhe të diskutojmë për çdo gjë. Përndryshe, ne nuk do t’i presim për asnjë moment. Sepse nuk kemi orë për të humbur, ditë, javë apo muaj jo e jo. 

Gëzuar edhe deputetëve të opozitës Festat e fundvitit, me urimin që pas bakllavasë dhe gjelit të detit të kenë nxjerrë edhe mësimin e duhur nga votimi me firmat e tyre e me votat tona, e të ecim përpara bashkërisht. Po të duan, natyrisht. 

 

 

Next Post
Avokati i Popullit, Berisha: Firmat u tërhoqën para se të dërgoheshin në Kuvend, u kërkua ndjesë

“Më 22 dhjetor, të ngrihemi në protestë”/ Berisha: Rama qëndron në pushtet se s’jemi në rrugë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia në Roskovec, polici tregon minutat e negociatave: Autori më kërkoi të afrohesha i vetëm…

Tragjedia në Roskovec, polici tregon minutat e negociatave: Autori më kërkoi të afrohesha i vetëm…

July 27, 2026
Mes inflacionit dhe luftës me Iranin, demokratët besojnë se kanë shansin për të mposhtur Trumpin

Mes inflacionit dhe luftës me Iranin, demokratët besojnë se kanë shansin për të mposhtur Trumpin

July 27, 2026
Çfarë pritet në takimin Trump-Natanyahu, ja “pikat e nxehta” që kërkojnë zgjidhje

Çfarë pritet në takimin Trump-Natanyahu, ja “pikat e nxehta” që kërkojnë zgjidhje

July 27, 2026
Kuvendi mblidhet pa opozitën, Ruçi: Ndalni luftën për pushtetin e radhës

Votimi i marrëveshjes 302 milionë dollarëshe, PD bojkoton seancën e orës 15:00

July 27, 2026
Shehaj mori kopjen e dokumentit të klasifikuar dhe iku me vrap. Balla: Duhet arrestuar në flagrancë!

Rrëmbeu dokumentin sekret dhe iku me vrap, PS: Shehaj të përjashtohet me 60 ditë, kallëzim edhe në SPAK

July 27, 2026
Nuk krijojnë raporte intime! Psikologia: Ja rastet kur puna nga shtëpia është e përshtatshme

Nuk krijojnë raporte intime! Psikologia: Ja rastet kur puna nga shtëpia është e përshtatshme

July 27, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Qeveria sterile dhe prifti mëkatar

July 27, 2026
“Kemi më shumë armë se çdo shtet në botë!” SHBA hedh poshtë raportimet për shterim të municioneve

“Kemi më shumë armë se çdo shtet në botë!” SHBA hedh poshtë raportimet për shterim të municioneve

July 27, 2026
Lamallari publikon shifrat e kriminalitetit: Shqipëria në nivelin më të ulët historik të vrasjeve

Plani kombëtar kundër zjarreve, Lamallari: Investime të reja në kapacitete tokësore dhe ajrore

July 27, 2026
Sigurim i detyrueshëm ndaj përmbytjeve edhe në bujqësi, modeli turk referencë për hartimin e skemës së re

Raporti i AKM: Përmbytjet dhe thatësirat, faturë qindra milionëshe për bujqësinë shqiptare

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In