• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spiropali pritet nga homologu holandez: Holanda mbështetëse e integrimit të Shqipërisë, brenda nëntorit çelet grupkapitulli i fundit 

by Os De
03/11/2025 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali u prit sot në Hagë nga Ministri i Jashtëm holandez, David van Weel, në një takim me fokus partneritetin dhe mbështetjen e Holandës në rrugën e integrimit të shpejtë europian të Shqipërisë. 

Të dy homologët nënshkruan një deklaratë të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetin europian. Deklarata e firmosur synon fuqizimin e mëtejshëm të partneritetit në fushën e integrimit europian, sigurisë dhe ekonomisë. 

Ministrja njofton se e falenderoi homologun holandez për rekomandimin pozitiv që qeveria e tij ka dërguar në parlamentin holandez për çeljen brenda Nëntorit të grupkapitullit 5. 

Ky kapitull përmbyll hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. 

Sipas Spiropalit, qasja e Holandës për zgjerimin e BE-së bazuar mbi meritën, përkon me mbështetjen konstruktive të vendit mik për agjendën europianizuese të Shqipërisë. 

Ministri holandez theksoi se vendi i tij do të vijojë mbështetjen për fuqizimin e kapaciteteve institucionale në rrugën e transformimit dhe fuqizimit demokratik të vendit. 

Postimi i Plotë: 

Kënaqësi të takohem me Ministrin e Jashtëm David van Weel, të cilin e falenderova për rekomandimin pozitiv që qeveria e tij ka dërguar në parlamentin holandez për çeljen brenda Nëntorit të grupkapitullit 5, i cili përmbyll hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. 

Qasja e Holandës për zgjerimin e BE-së bazuar mbi meritën, përkon me mbështetjen konstruktive të vendit mik për agjendën europianizuese të Shqipërisë. 

Si dy aleatë të NATO-s, Tirana dhe Haga do të jenë qendra të bashkëpunimit dhe shkëmbimit për përgatitjen e Samitit të NATO-s që do të mbahet në vendin tonë në 2027. 

 

 

 

 

Next Post
(VIDEO) Panik në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset..

(VIDEO) Panik në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Do hiqen vizat për ata që kërcënojnë politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare

Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Do hiqen vizat për ata që kërcënojnë politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare

February 20, 2026
Presionet ndaj ish-kreut të SPAK? Koçiu: Altin Dumani i kemi shtuar edhe dy truproja të tjera

Presionet ndaj ish-kreut të SPAK? Koçiu: Altin Dumani i kemi shtuar edhe dy truproja të tjera

February 20, 2026
Pasuria e Jeffrey Epstein pranon të paguajë deri në 35 milionë dollarë për të mbyllur padinë e të mbijetuarave

Pasuria e Jeffrey Epstein pranon të paguajë deri në 35 milionë dollarë për të mbyllur padinë e të mbijetuarave

February 20, 2026
Mot i qëndrueshëm gjatë ditës së sotme, ulen temperaturat

Moti në fundjavë pa reshje shiu, por me ulje temperaturash

February 20, 2026
FOTO+VIDEO/ Violinisti Elvin Hoxha kap rekordin me dy koncertet e Felix Mendelssohn-it

FOTO+VIDEO/ Violinisti Elvin Hoxha kap rekordin me dy koncertet e Felix Mendelssohn-it

February 20, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

“Më shumë gjasa ka që të bjerë tërmet sesa të bjerë qeveria”

February 20, 2026
Hetoi Trump dhe Thaçin, kush është Prokurori të cilin Edi Rama quajti “sicario”?

Hetoi Trump dhe Thaçin, kush është Prokurori të cilin Edi Rama quajti “sicario”?

February 20, 2026
FOTO / Rama vijon takimet në SHBA: Në tryezën e Atlantic Council, ku pati interes të lartë për pikëpamjet tona dhe…

FOTO / Rama vijon takimet në SHBA: Në tryezën e Atlantic Council, ku pati interes të lartë për pikëpamjet tona dhe…

February 20, 2026
27-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

Qeveria “Kurti” miraton dy pr.ligje kyçe, “Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar” dhe…

February 20, 2026
50 ditë pa monopatina, kaos në terren, policia vijon sekuestrot, ligji nuk po vjen

Bllokimi i monopatinave, Koçiu: Po punojmë për ligjin, për ne ka rëndësi siguria dhe jeta e qytetarëve

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In