Spiropali për zëvendësuesin e Metës: Mund të jetë edhe emër nga opozita!

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi se mazhoranca do të bashkëpunojë me opozitën për të zgjedhur presidentin e ri.

Në intervistën për “Quo Vadis” në “Vizion Plus” me moderatore Pranvera Borakajn, ministrja u shpreh se akoma nuk ka asnjë emër konkret që mund t’i zërë vendin Ilir Metës. Por ajo shtoi se nuk ka asnjë kufizim që të jetë një figurë nga radhët e opozitës.

“Nuk është një mundësi për të bërë pazar politik, por hapet një diskutimn për zgjedhjen e presidentit të ri. Duam të krijohet një hapësirë ku mund të diskutohet edhe me opozitën, për një proces normal të një presidenti konsensual. Nuk kemi asnjë kufizim në këtë diskutim dhe pranojmë çdo debat, çdo propozim. Nuk qarkullon asnjë emër sepse është ende shumë herët.”

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com