• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Spidermani francez” i dërgon Macron-it mesazh nga një qiellgërvishtës

by A R
23/04/2023 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alain Robert, i quajtur  ndryshe edhe si “Spidermani francez”, u ngjit në një qiellgërvishtës në Paris për të demonstruar mbështetjen e tij për protestuesit e zemëruar të cilët janë kundër reformës së pensioneve në Francë.

Duke u ngjitur në rrokaqiellin 150 metra në lagjen e biznesit La Défense të Parisit,  61-vjecari i dërgoi një mesazh të fortë presidentit Emmanuel Macron.

“Jam këtu për të treguar mbështetjen time për ata që kundërshtojnë reformën e pensioneve. Në fund qeveria, si zakonisht, vendosi të përdorë kompetenca të veçanta kushtetuese dhe vendosi të mos dëgjojë zërin e qytetarëve. Të gjithë ishin kundër dhe për këtë arsye protestuam. Unë jam këtu për t’i thënë presidentit Emmanuel Macron, të kthehet me këmbë në tokë dhe prandaj do të ngjitem në majë pa rrjetë sigurie, për ta bërë atë të kuptojë se unë  gati 61 vjeç dhe kam nevojë të vazhdoj të jetoj.”

Ai filloi të ngjitej në vitin 1975, duke u stërvitur në shkëmbinjtë pranë vendlindjes së tij Valence në Francën jugore.

Që atëherë, ai është ngjitur në më shumë se 150 struktura të larta anembanë botës, duke përfshirë Burj Khalifa të Dubait, ndërtesën më të lartë në botë, Kullën Eifel dhe Urën Golden Gate të San Franciskos. Ky veprim i Robertit është një kujtim i  rasteve të ngjashme, të cilat shpesh ishin të motivuara nga shkaqe sociale dhe politike.

Në vitin 2019, ai u ngjit në Kullën Totale në La Défense për të rritur ndërgjegjësimin për ndotjen e ajrit. Në vitin 2018, ai u ngjit në Kullën Heron në Londër për të protestuar kundër korrupsionit dhe padrejtësisë.

Ndërsa këtë vit  ai dëshironte donte të përdorte këtë rast për të shprehur kundërshtimin ndaj ligjit të pensioneve që ka zemëruar jo pak francezët të cilët kanë dalë në rrugët e Parisit dhe janë përleshur më herët edhe me policinë.

“Sa më shumë e rrisim moshën e pensionit me kalimin e kohës, aq më shumë bëhet e vështirë. Dhe e kuptoj pse populli francez është i ngopur. Jemi në një situatë  jashtëzakonisht të vështirë, ku çdo gjë kushton shumë.”

Presidenti Macron argumenton se reformat janë thelbësore për të parandaluar kolapsin e sistemit të pensioneve.

Sipas kësaj reforme mosha e daljes në pension pritet të rritet nga 62 në 64 vjeç. Por krahasuar me Gjermaninë apo vendet e tjera të Evropës, sistemi francez i pensioneve është shumë më i mirë. Pensionistët francezë kanë dalë shumë më të privilegjuar në një krahasim ndërkombëtar, bazuar në tre kritere: shuma e pensionit, mosha minimale e daljes në pension dhe kohëzgjatja e marrjes së pensionit, pra jetëgjatësia e llogaritur në fillim të pensionit.

Një numër vendesh evropiane tashmë planifikojnë rritje të mëtejshme të moshën së pensionit si në Holandë, Danimarkë, Estoni dhe Itali,  ku mosha e daljes në pension do të rritet në 69 ose më shumë në vitet e ardhshme.

Në Gjermani, për shembull, duke filluar nga viti 2024 mosha e pensionit do të rritet gradualisht deri në 67. Kjo e rrit automatikisht edhe kohëzgjatjen e qëndrimit në marrëdhënie pune. Kush ka punuar deri tani 41,5 vjet, sipas projektligjit të ri do të punojë 43 vjet.

Next Post
“Mezi po mbaj lekët” / Arbana “çmendi” rrjetin me deklaratën, ja sa paguhet moderatorja e “BBVA”

“Mezi po mbaj lekët” / Arbana “çmendi” rrjetin me deklaratën, ja sa paguhet moderatorja e “BBVA”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In